By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
SHBA sekuestron tankerin e naftës me flamur rus të lidhur me Venezuelën
January 7, 2026
Bislimi: Nuk e kam takuar Gjuriqin, do të adresoj padi për dezinformim
January 7, 2026
Refuzohet kërkesa për përjashtimin e prokurorit në rastin Ibër-Lepenc
January 7, 2026
Begaj: Njohja e Kosovës, kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon
January 7, 2026
Amerika bashkon kundërshtarët e betuar në Lindjen e Mesme, dihet se për çfarë u ra dakord
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nënshkruhet Marrëveshja e Mirëkuptimit BQK-ASK-MFPT
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Nënshkruhet Marrëveshja e Mirëkuptimit BQK-ASK-MFPT
Lajme

Nënshkruhet Marrëveshja e Mirëkuptimit BQK-ASK-MFPT

Kosova Times
Last updated: 2024/08/21 at 4:31 PM
Kosova Times Published August 21, 2024
Share
SHARE

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve kanë nënshkruar Marrëveshjen e Mirëkuptimit.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje, që përcakton rolet dhe përgjegjësitë e tri institucioneve është bërë nga guvernatori Ahmet Ismaili, u.d. kryeshefi i ASK-së, Avni Kastrati dhe ministri Hekuran Murati.

Përmes kësaj marrëveshje palët pajtohen të bashkëpunojnë në fushën e statistikave Makroekonomike dhe Financiare, duke shkëmbyer të dhënat që bien në përgjegjësinë e tyre me qëllim të zbatimit të standardeve ndërkombëtare më të larta për përpilimin dhe raportimin e statistikave.

“Rrjedhimisht, kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë dhe besueshmërisë së statistikave në nivel të vendit, duke qenë në harmoni me standardet ndërkombëtare, të cilat janë thelbësore për vendimmarrjen e informuar dhe për të mbështetur politikëbërjen ekonomike”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Njëkohësisht, nënshkrimi i këtij Memorandumit të Bashkëpunimit përbën një hap të rëndësishëm në përmbushjen e zotimeve të vendit ndaj rekomandimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar për avancimin e mëtejshëm të përpilimit dhe raportimit statistikor, të diskutuara dhe dakorduara në takimet pranverore të FMN-së në Washingron D.C., gjatë takimit me kryestatisticienin, njëherësh drejtorin e Departamentit të Statistikave.

Sipas njoftimit, guvernatori Ismaili, në vijim të dakordimit ndërinstitucional, do të parashtrojë në FMN “Letrën e Interesimit” në nivel të vendit për avancimin e sistemit statistikor të Kosovës nga Sistemi i Përgjithshëm i Shpërndarjes së të Dhënave (GDDS) në Standardin e Veçantë të Shpërndarjes së të Dhënave (SDDS), si një standard më i avancuar, i cili promovon përmirësimin e kualitetit, transparencës dhe disponueshmërisë së informatave statistikore.

“Kjo marrëveshje konkretizon përpjekjet e vazhdueshme të institucioneve për të avancuar në përpilimin, shpërndarjen, transmetimin dhe shkëmbimin e statistikave të vendit tonë sipas standardeve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare. Njëkohësisht, përmes këtij bashkëpunimi synojmë t’i përmbushim udhëzimet statistikore ndërkombëtare, në mënyrë që të përpilojmë të dhëna cilësore që i shërbejnë analizave të avancuara dhe hulumtimeve ekonomike, si dhe vendimmarrjes së bazuar në evidenca”, theksoi Ismaili me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi tre-palësh. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ismaili: Rritja ekonomike në 2025 përmbyllet me 3.9 për qind

Dogana vendin e parë për zhdoganim në BP, 135 milionë euro më shumë të hyra

ASK: Eksporti në muajin nëntor 2025 mbulon importin me 15,7%

Themelohet Forumi i Sektorit Privat në Kosovë

KESCO bën thirrje për kursimin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut

TAGGED: #ASK, #BQK, #Marrëveshja e Mirëkuptimit, #MFPT
Kosova Times August 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Dy të vdekur në një aksident në Astrazup të Malishevës

Kosova Times Kosova Times September 5, 2025
BE e shqetësuar për vonesat në Kosovë, Plani i Rritjes me afat të kufizuar
Ish-kreu i Policisë së Malit të Zi dyshohet për lidhje me “klanet e duhanit”
BE-ja i kërkon Qeverisë së re në Mal të Zi t’i përmbushë reformat për anëtarësim
Marrëveshjet Ndërkombëtare janë obligative për Kosovën dhe secilin shtet si subjekt i së Drejtës Ndërkombëtare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?