By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 janar 2026
January 11, 2026
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
January 10, 2026
Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete
January 10, 2026
IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive
January 10, 2026
Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 56-vjeçarja dyshohet se vrau kunatin për problemet familjare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > 56-vjeçarja dyshohet se vrau kunatin për problemet familjare
Ballina 1Lajme

56-vjeçarja dyshohet se vrau kunatin për problemet familjare

Kosova Times
Last updated: 2024/08/21 at 8:09 PM
Kosova Times Published August 21, 2024
Share
SHARE

Një vrasje ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, e ku dyshohet se një grua ka vrarë me armë zjarri kunatin e saj. Nga hetimet e para, Prokuroria dyshon se motiv i vrasjes janë problemet familjare.

Në orët e mbrëmjes të së martës, një grua dyshohet se vrau kunatin e saj. Policia e Kosovës njoftoi se në rrugën “Ismet Krasniqi”, në lagjen “Kodra e Trimave”, ndodhi një vrasje e rëndë.

Ekipet e prokurorisë kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda, doli në vendin e ngjarjes dhe në bashkëpunim të plotë me policinë e njësitë relevante kryen veprimet e nevojshme hetimore, deri në mesnatë, për të ndriçuar rrethanat e kësaj ngjarjeje. Derisa ekipet e Forenzikës po mblidhnin provat e nevojshme për hetim të mëtejmë të rastit, ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore, dërguan për obduksion trupin e pajetë të 60- vjeçarit, Xhevdet Millaku.

E dyshuara për kryerjen e vrasjes u vetëdorëzua, tha Policia. Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, tha se nga hetimet preliminare motivi i vrasjes dyshohet se janë problemet familjare dhe shtoi se do të kërkojnë caktimin e masës së paraburgimit ndaj së dyshuarës.

“Nga hetimet preliminare, dyshohet se motivi i kryerjes se këtij akti janë problemet familjare, megjithatë rezultatet nga hetimi do t’i sqarojnë te gjitha rrethanat e këtij rasti. Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do te paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj së dyshuarës, pranë gjykatës kompetente”, tha Ulaj.

Gjatë ditës, gazetarët që kanë raportuar nga vendi i ngjarjes u penguan nga familjarët e viktimës dhe dorases së dyshuar.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tha se pengimi i punës së gazetarëve është i papranueshëm, teksa i bëri thirrje Policisë së Kosovës që në situata të tilla të krijojë kushte për gazetarët që ta kryejnë punën e tyre pa u cenuar dhe pa u penguar.

You Might Also Like

Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete

IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive

Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë

Kurti: Liria e Kosovës është edhe fryt i qëndresës morale të klerit katolik

Dyshimet për spiunazh, Shehollit i zgjatet paraburgimi edhe dy muaj

TAGGED: #Prishtinë, #Probleme familjare, #Vrasje
Kosova Times August 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Armend Gashi i bashkohet Feronikelit 74

Kosova Times Kosova Times August 7, 2024
Turqia kërkon që komuniteti ndërkombëtar të ndërhyjë në Lindjen e Mesme
Dreshaj: Evropa ta rishikojë qëndrimin ndaj Kosovës
Orban viziton Putinin, presidenti polak anulon takimin me të
Përkujtim në 74 vjetorin – datën e lindjes, të piktorit Mustafa Arapi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?