By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ushakov: Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të krijojnë grupe pune për një traktat paqeje
December 28, 2025
Kurti: Do të flas me Osmanin për çështjen e presidentit, pastaj me opozitën
December 28, 2025
Kurti: Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit
December 28, 2025
KQZ shpall rezultatet preliminare, LVV fituese e zgjedhjeve
December 28, 2025
Abdixhiku merr përgjegjësinë për rezultatin, nuk e përjashton dorëheqjen
December 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden diskuton me Netanyahu për armëpushimin në Gazë dhe lirimin e pengjeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Biden diskuton me Netanyahu për armëpushimin në Gazë dhe lirimin e pengjeve
Ballina 2Rajon / Botë

Biden diskuton me Netanyahu për armëpushimin në Gazë dhe lirimin e pengjeve

Kosova Times
Last updated: 2024/08/21 at 11:06 PM
Kosova Times Published August 21, 2024
Share
SHARE

Presidenti Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të mërkurën lidhur me përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Gazë dhe lirimin e pengjeve, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Biseda telefonike vjen pas vizitës në Lindjen e Mesme të shefit të diplomacisë amerikane, Antony Blinken, që përfundoi të martën pa një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit.

Sekretari Blinken dhe ndërmjetësit nga Egjipti dhe Katari i kanë varur shpresat e tyre tek një propozim amerikan që synon ngushtimin e hendeqeve midis dy palëve në luftën 10-mujore në Gazë.

“Presidenti Biden foli me Kryeministrin Benjamin Netanyahu për të diskutuar lidhur me armëpushimin dhe marrëveshjen për lirimin e pengjeve si dhe përpjekjet diplomatike për të ulur tensionet rajonale”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Në telefonatën me udhëheqësin izraelit mori pjesë edhe Nënpresidentja Kamala Harris, e cila do të pranojë zyrtarisht në kuvendin e demokratëve të enjten emërimin si kandidate për presidente e Shteteve të Bashkuara në zgjedhjet e 5 nëntorit. Deri tani nuk ka detaje të tjera mbi telefonatën.

Sipas komenteve të një zyrtari amerikan përpara se të zhvillohej telefonata, pritej që Presidenti Biden të ushtronte trysni ndaj Kryeministrit Netanyahu për të zbutur një kërkesë të re izraelite për mbajtjen e trupave përgjatë një korridori tokësor mes Egjiptit dhe Gazës. Presidenti Biden ndodhet në Kaliforni për pushime me familjen në një fermë prej rreth 3500 hektarësh.

Arritja e një marrëveshjeje armëpushimi në Gazë ka përparësi kryesore për Presidentin Biden. Një zyrtar i lartë amerikan tha të premten se bisedimet janë pranë arritjes së një marrëveshjeje, diçka që ka qenë jashtëzakonisht e pamundur.

Hamasi kërkon tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gaza, përfshirë nga Korridori Filadelfi, një rrip toke 14.5 kilometra i gjatë mes Egjiptit dhe Gazës.

Izraeli synon të mbajë kontrollin e korridorit që e pushtoi në fund të majit, pasi shkatërroi dhjetëra tunele poshtë tij, për të cilat thotë se kishin shërbyer për të furnizuar me armë grupet militante në Gazë.

You Might Also Like

Ushakov: Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të krijojnë grupe pune për një traktat paqeje

Kurti: Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit

Greqi-Turqi: Fundi i “ujërave të qeta”

Rusia nisi një sulm masiv ndaj Kievit. Ka viktima

Bullgaria hyn në Eurozonë, i thotë lamtumirë levit

TAGGED: #Armëpushim, #Benjamin Netanjahu, #Gaza, #Joe Biden, #Pengjet
Kosova Times August 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kush është gruaja që i shpëton kokën Putinit dhe më shumë se ushtria: E vetmja që mund t’i tregojë atij se çfarë po ndodh

Kosova Times Kosova Times June 20, 2025
Ndërhyrja e Presidentes Osmani në Kushtetuese për interes të shtetit apo ruajtjes së pushtetit
Një gazetare afgane fluturoi nga Rusia në Kabul – ku ajo përballet me ekzekutimin
E diel e ftohtë, minimalja -8 gradë Celsius
Thesari i SHBA akuzoi hakerat e lidhur me Kinën për hakerimin e sistemeve të saj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?