By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Dhuro gjak, shpëto jetë” – Aktivitet humanitar në Kullën e Zahir Pajazitit në Orllan
January 31, 2026
Lumir Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së
January 31, 2026
“Do të përfundojë si Millosheviçi.” Strelkov parashikoi se Putini do të përballet me gjyqin në Hagë
January 31, 2026
Lajçak dorëhiqet pas përfshirjes në dosjen Epstein
January 31, 2026
Rinia Demokratike proteston para Qeverisë për krizën energjetike
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përkeqësohet situata e përmbytjeve në Shqipëri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Përkeqësohet situata e përmbytjeve në Shqipëri
Ballina 2Rajon / Botë

Përkeqësohet situata e përmbytjeve në Shqipëri

Kosova Times
Last updated: 2022/11/20 at 6:49 PM
Kosova Times Published November 20, 2022
Share
SHARE

Që nga orët e vona të së shtunës, Shqipëria është përfshirë nga reshje të shumta shiu, ku për pasojë ka pëmbytje në disa qarqe, kryesisht në zonat veriore.

Situata është përkeqësuar pasditen e së dieles, ku pasojë e përmbytjeve dy persona, babë e bir janë zhdukur, pasi makina me të cilën udhëtonin u rrëmbye nga rrjedha e përroit në vendin e quajtur “Grykë Lugje” në Shkrel të Malësisë së Madhe.

Policia bëri të ditur se në makinë ka qënë edhe vajza e mitur e 50 vjeçarit, e cila ka arritur të dalë dhe të shpëtohet nga një banor i zonës. Ekipiet e kërkim-shpëtimit nisën menjëherë operacionin, por ende nuk ka asnjë gjurmë të tyre.

Në hyrje të qytetit të Shkodrës, në Harkun e Bërdicës, rruga është e përmbytur dhe për pasojë kalimi me automjete të vogla është i pamundur.

Situatën në zonën e nënshkodrës e ka rënduar edhe hapja e portave të hidrocentraleve.

“Si rezultat i prurjeve të shumta dhe në kaskadat e Vau Dejës dhe Komanit është bërë e mundur hapja e portave dhe shkarkimi i një sasie uji, që ka ndikuar për rëndimin e situatës. Situata paraqitet e rëndë, sidomos në Bahçallëk, Kuç, Bërdicë, ku kemi evakuimin e disa familjeve”, tha prefektja Majlinda Angoni.

Ministria e Arsimit ka marrë vendimin për të pezulluar mësimin, ditën e nesërme në 16 shkolla të qarkut të Shkodrës, për të shmangur çdo lloj rreziku për nxënësit e dhe mësuesit.

Tokë bujqësore e përmbytur në Gjadër të Lezhës, Shqipëri. 20 nëntor 2022.
Tokë bujqësore e përmbytur në Gjadër të Lezhës, Shqipëri. 20 nëntor 2022.

Veç Shkodrës, situata është serioze edhe në Lezhë dhe Dibër, ndërsa probleme ka edhe në qarqet Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Fier.

Në këtë qark është regjistruar edhe sasia më e madhe e reshjeve, prej 190 milimetër shi.

Pas kësaj situate është mbledhur Komiteti i Mbrojtjes Civile për të përcaktuar planin e masave parandaluese dhe lehtësuese për të menaxhuar situatën në vazhdim, pasi metereologët kanë parashikuar se reshjet do të vijojnë të jenë prezente në gjithë territorin e vendit.

Lumejtë Drin, Buna, Kiri etj janë afër kuotës maksimale, por deri tani nuk kanë dalë nga shtrati. Ministria e Mbrojtjes u ka bërë thirrje Bashkive që të marrin masa.

Tokë bujqësore e përmbytur në Gjadër të Lezhës, Shqipëri. 20 nëntor 2022.
Tokë bujqësore e përmbytur në Gjadër të Lezhës, Shqipëri. 20 nëntor 2022.

Deri tani nuk ka një bilanc se sa është numri i banesave të përmbytura apo sa është sipërfaqja e tokës nën ujë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se reshjet e shiut me intensitet të lartë në të gjithë vendin, kanë shkaktuar edhe rënie të gurëve dhe inerteve në disa akse rrugore, si; Bajram Curri-Valbonë, Hani Hotit-Tamarë, Vlorë-Orikum.

You Might Also Like

“Do të përfundojë si Millosheviçi.” Strelkov parashikoi se Putini do të përballet me gjyqin në Hagë

Lajçak dorëhiqet pas përfshirjes në dosjen Epstein

Dokumente të reja zbulojnë se Epstein i ofroi Miroslav Lajçakut

Radhë të mëdha pakistanezësh në Barcelonë pas vendimit të qeverisë spanjolle

Shpërthime në Iran

Kosova Times November 20, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Të paktën 25 të vdekur nga një sulm vetëvrasës në një xhami pakistaneze

Kosova Times Kosova Times January 30, 2023
Basketbollisti nga Prishtina qe tundi Serbine!
Holandë-Francë nuk jep fitues e as gola
Kurti: Adem Demaçi, një figurë aq e jashtëzakonshme saqë unike e kombit shqiptar
Këshilli Prokurorial dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit i reagojnë Kurtit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?