By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: NATO rithekson angazhimin për stabilitetin rajonal
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > NATO rithekson angazhimin për stabilitetin rajonal
Ballina 1Lajme

NATO rithekson angazhimin për stabilitetin rajonal

Kosova Times
Last updated: 2024/08/22 at 10:16 PM
Kosova Times Published August 22, 2024
Share
SHARE

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Çështjet Politike dhe Politikën e Sigurisë, ambasadori Boris Ruge, mbajti konsultime të nivelit të lartë në Sarajevë, Prishtinë dhe Beograd nga 16 deri më 22 gusht 2024.

Ambasadori Ruge theksoi se Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi strategjike për Aleancën dhe përsëriti angazhimin e palëkundur të aleatëve të NATO-s për sigurinë e qëndrueshme, thuhet në një deklaratë të NATO-s.

Ai vuri në dukje bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe afatgjatë midis NATO-s, Bashkimit Evropian dhe organizatave të tjera ndërkombëtare për të konsoliduar stabilitetin rajonal.

“Në Prishtinë, Ruge u takua me znj. Vjosa Osmani dhe zyrtarë të lartë të BE-së, OSBE-së, grupit QUINT (të përfaqësuar nga Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara) dhe misioni i KFOR-it të udhëhequr nga NATO. Në lidhje me rihapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm nënvizoi qëndrimin e NATO-s se ‘vendimet duhet të merren përmes dialogut dhe në mënyrë të koordinuar’. Ai gjithashtu theksoi mbështetjen e plotë të NATO-s për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si kornizë për zgjidhjen e çështjeve politike në pritje”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen faqen të NATO-s.

Tutje është njoftuar edhe për takimet që Ruge pati në Beograd, ku u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, ministrin e jashtëm Marko Gjuriç dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.

“Kemi pasur shkëmbime të mira për aspektet e ndryshme të partneritetit NATO-Serbi, të cilin shpresojmë ta thellojmë, dhe për përpjekjet e Aleancës në të gjithë rajonin. Shpresojmë që Serbia të ndihmojë në sigurimin e përgjegjësisë së plotë për aktet e dhunshme të kryera në Kosovë në maj dhe shtator 2023 dhe të luajë një rol pozitiv, bazuar në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, me të gjitha shtetet në rajon”, citohet Ruge në këtë komunikatë.

Ndërkaq, rreth takimeve me Presidencën dhe zyrtarë të tjerë të lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, përfshirë Ministrin e Punëve të Jashtme Elmedin Konakovic dhe Përfaqësuesin e Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën Christian Schmidt, Ruge pohoi se: “NATO ka qenë e angazhuar në Bosnje dhe Hercegovinë për 3 dekada; ne mbetemi fuqishëm të përkushtuar ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit dhe nuk do të lejojmë të shfaqet asnjë lloj vakumi sigurie”. /Kosovatimes/

You Might Also Like

KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Mbi 1 miliard euro, fondet peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës

Rasti i BSK-së, i përkeqësohet gjendja të dyshuarit gjatë seancës

Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri

Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero

TAGGED: #Boris Rude, #Ozgan Ulutash
Kosova Times August 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

SBU-ja e Ukrainës, prapa sulmeve ndaj rafinerive ruse të naftës

Kosova Times Kosova Times March 13, 2024
Homazhet për Mbretëreshën Elizabeth, rregullat që duhet të ndjekin njerëzit
Vriten katër persona pas të shtënave me armë në një tren të Çikagos
Një gjykatës amerikan vrau veten në sallën e gjyqit
Hovenier: Qeveria të lëvizë para me Asociacionin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?