By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shtëpi me tre dhoma gjumi për më pak se 50,000
November 2, 2025
Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës
November 2, 2025
Organizonin luftëra ilegale me qen, arrestohen 9 veta nga Maqedonia dhe Kosova
November 2, 2025
Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos
November 2, 2025
Rama: Në takimin e Nanos me Millosheviqin nuk pati asgjë prej tradhtari
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryediplomati i ri iranian bën thirrje për dialog me BE-në
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kryediplomati i ri iranian bën thirrje për dialog me BE-në
Rajon / Botë

Kryediplomati i ri iranian bën thirrje për dialog me BE-në

Kosova Times
Last updated: 2024/08/23 at 12:54 PM
Kosova Times Published August 23, 2024
Share
SHARE

Ministri i ri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, bëri thirrje që përmes dialogut të zgjidhen çështjet dypalëshe me Bashkimin Evropian, pas një bisede telefonike që zhvilloi me kryediplomatin e bllokut.

“Republika Islamike e Iranit mirëpret zhvillimin e raporteve me BE-në në një mjedis të bazuar në respekt të ndërsjellë”, tha Araghchi, sipas një njoftimi për media.

Raportet mes BE-së dhe Iranit janë përkeqësuar viteve të fundit.

Blloku evropian e akuzon Teheranin se po dështon që të frenojë aktivitetin e tij bërthamor, i ofron mbështetje Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – se mbështet luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe shkel të drejtat e njeriut.

Zhvillimi i raporteve “kërkon dialog për zgjidhjen e çështjeve mes dy palëve dhe përmirësimin e politikave të gabuara të shteteve evropiane”, shtoi Araghchi.

Ndërkaq, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, shkroi në platformën X, se kishte biseduar me homologun e tij iranian për “mundësinë e ripërtëritjes së angazhimit në fusha të interesit të përbashkët”.

Ai tha se gjatë bisedës është diskutuar për “nevojën e uljes së tensioneve” dhe “ndaljes së bashkëpunimit ushtarak” me Rusinë dhe për frenimin e aktiviteteve bërthamore.

Borrell tha se një dialog i tillë është “thelbësor dhe është i nevojshëm për uljen e tensioneve rajonale”.

Irani dhe aleati i tij libanez, Hezbollahu – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – janë zotuar se do t’i hakmerren Izraelit, pas vrasjes në Bejrut të një komandanti të Hezbollahut dhe të shefit politik të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe BE-ja – në Teheran muajin e kaluar.

Araghchi, që mori detyrën e kryediplomatit më herët gjatë javës, njihet për afërsinë e tij me Perëndimin.

Ai më herët kishte qenë shef i negociatorëve për çështje bërthamore dhe kishte luajtur rol kyç në arritjen e marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe fuqive perëndimore më 2015.

Por, më 2018 presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump, tërhoqi ShBA-në nga marrëveshja. Përpjekjet për ringjalljen e marrëveshjes deri më tani nuk kanë qenë të suksesshme.

You Might Also Like

Trupat ruse djegin kamionët e tyre për të ndaluar vendosjen e Pokrovsk

Ligjvënësit amerikanë planifikojnë të rëndojnë tërheqjen e Pentagonit nga Europa

Mediat ruse kritikojnë Vuçiçin: “Shpalli bashkëpunimin me ushtrinë evropiane”

Një polic ngacmoi një kamariere, pastaj qëlloi vëllanë e saj

Policia përjashton motivin terrorist në sulmin në trenin e Londrës

TAGGED: #Abbas Araghchi, #BE, #Dialog
Kosova Times August 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kurti thotë se nën qeverisjen e tij Kosova është Republikë më e fortë

Kosova Times Kosova Times February 14, 2024
Kurti në takim lamtumirës me diplomaten sllovene
Rusët dështuan, moldavët ende duan të anëtarësohen në BE. Ishte tepër e ngushtë
Sylvinho: Të gjithë jemi nën lupë, miqësoret vijnë përpara “Euro 2024”
Shqipëri; mungesa e certefikatave të pronësisë, pengesë për zhvillimin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?