By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
NIS ndemjet interesave gjeopolitike: Tani e paguajmë faturën për shitjen e “Argjendit Familjar”
October 7, 2025
Një mënyrë më e shpejtë për të përgatitur lazanja të shijshme me mish të grirë – në një tepsi të cekët pjekjeje
October 7, 2025
Shikoni çfarë i ndodhi një ushtari rus në një tunel nën një qytet ukrainas…
October 7, 2025
Burri vdes në ambulancë pasi u qëllua me elektroshok
October 7, 2025
REL: Veriu i Kosovës drejt rikthimit nën udhëheqjen e serbëve
October 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tiranë, qeveria reagon mbi transportin e dyshuar si “mbetje të rrezikshme” drejt Kinës dhe Tajlandës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Tiranë, qeveria reagon mbi transportin e dyshuar si “mbetje të rrezikshme” drejt Kinës dhe Tajlandës
Ballina 2Rajon / Botë

Tiranë, qeveria reagon mbi transportin e dyshuar si “mbetje të rrezikshme” drejt Kinës dhe Tajlandës

Kosova Times
Last updated: 2024/08/24 at 8:40 PM
Kosova Times Published August 24, 2024
Share
SHARE

Qeveria shqiptare hodhi poshtë komentet se ajo nuk ka vepruar në lidhje me rastet e dyshuara për transport të parregullt drejt Tajlandës dhe Kinës të një sasie mallrash me përmbajtje mbetjesh të dala nga proceset teknologjike në Shqipëri dhe Kosovë.

Në deklaratën e përbashkët nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit të shtunën theksohet se dy operatorët ekonomikë, njëri në Shqipëri dhe tjetri në Kosovë, po bëjnë përpjekje të dukshme për t’iu shmangur përgjegjësive, ndaj “pritja e rezultatit të hetimeve dhe analizave përkatëse do të ishte më mirë se sa të ngarkohen me përgjegjësi agjencitë ligjzbatuese”.

Qeveria deklaroi të shtunën se strukturat shtetërore nisën menjëherë një shkëmbim intensiv informacioni si dhe një hetim të përbashkët me OLAF (Zyrën e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimit) “qysh prej momentit të parë të sinjalizimit të këtyre dyshimeve” muajin e kaluar.

Në deklaratë thuhet se në të dyja rastet e përfolura të transportit, nga Elbasani drejt Tajlandës dhe nga Kosova drejt Kinës, mallrat e deklaruara si okside/hidrokside hekuri apo koncentrat zinku, “janë transportuar nga Porti i Durrësit drejt porteve evropiane përmes linjave kontejnerike ndërkombëtare me reputacion të padyshimtë” dhe “nuk janë bërë objekte kontrollesh në vendet e BE-së, ku kanë ndaluar dhe janë magazinuar përkohësisht, por janë lejuar të vijojnë itinerarin e tyre”.

Ashtu si edhe ngarkesa të ngjashme në të kaluarën, edhe dy në proceset e fundit, theksohet në deklaratë, “mallra me klasifikim të tillë nuk janë konsideruar asnjëherë si mbetje të rrezikshme nga organet doganore dhe mjedisore”.

“Këto mallra nuk bëjnë pjesë në kategorizimet e parashikuara në Kodin Ndërkombëtar Detar për Mallrat e Rrezikshme (IMDG Code) dhe për pasojë nuk mund të aludohet për mosveprim të administratës portuale apo asaj detare” thuhet në deklaratë, ku theksohet se falë përvojës me protokollet e kësaj fushe të autoriteteve portuale shqiptare, “Shqipëria është klasifikuar si një vend i sigurt, pasi është verifikuar dhe certifikuar në disa inspektime ndërkombëtare përgjatë viteve të fundit”.

Në 10 muajt e fundit autoritetet doganore kineze kanë pranuar 360 njësi kontejnerike dhe “ngarkesa të tilla janë pranuar rregullisht nga vendet transit dhe nga vendet e destinacionit fundor”, thuhet në deklaratë.

“Nuk mundet që Shqipëria të pranojë apriori rikthimin e ngarkesave të tilla vetëm mbi bazën e dyshimeve e të spekulimeve, pa realizimin e analizave shteruese dhe provave ligjore të besueshme dhe të verifikueshme”, thuhet në deklaratë.

Hetimet e organeve ligjzbatuese duhen pritur, sipas deklaratës, edhe në rastin kur ngarkesa duhet deklaruar si mall i rrezikshëm apo mbetje e rrezikshme, gjë që është detyrim i eksportuesit apo importuesit me dokumente, analiza dhe autorizime, sipas konventave ndërkombëtare.

Dy ministritë theksuan se prej disa ditësh “disa burime mediatike të caktuara” përmes “lajmeve toksike” po bëjnë aludime për “mallra të rrezikshme”, që kanë dalë nga Shqipëria, dhe “pa pritur rezultatet e hetimeve” po denigrojnë agjencitë ligjzbatuese përmes “fabrikimeve e të akuzave të pandalura”.

Prokuroria e Durrësit njoftoi të mërkurën se ka nisur hetimet, në bashkëpunim me Zyrën Evropiane kundër Mashtrimit Ekonomik (OLAF), mbi më shumë se 800 ton mbetje që dyshohet të jenë të rrezikshme, të ngarkuara në 100 kontejnerë të nisur nga Porti i Durrësit në fillim të muajit korrik.

Hetimi ka nisur mbi dyshimet për kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara mbi materialet nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ndërsa Drejtoria e Policisë së Durrësit ka dorëzuar një tjetër material hetimor nën dyshimet për transportim të mbetjeve dhe shpërdorim i detyrës.

You Might Also Like

NIS ndemjet interesave gjeopolitike: Tani e paguajmë faturën për shitjen e “Argjendit Familjar”

Shikoni çfarë i ndodhi një ushtari rus në një tunel nën një qytet ukrainas…

Burri vdes në ambulancë pasi u qëllua me elektroshok

Shefi i BE-së bën thirrje për unitet

VIDEO Sulmi ukrainas 2000 kilometra nga fronti. Rafineria e prekur në Siberinë e largët

TAGGED: #Kinë, #Shqipëri, #Tajlandë
Kosova Times August 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rumania po shkon në një balotazh presidencial. Nacionalisti Gjorge Simion fitoi raundin e parë të votimeve.

Kosova Times Kosova Times May 5, 2025
Nesër në Soçi zhvillohet takimi që të gjithë presin: Putin dhe Erdogan në të njëjtën tryezë dhe kjo do të jetë tema kryesore e bisedës
Axhenda nderkombetare
KOSTT: Nënstacioni Prishtina 3 bëhet funksional
Skena të tmerrshme nga Greqia pas stuhisë: Binte shi për më shumë se 16 orë, ura u shemb plotësisht
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?