By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 18 gusht
August 18, 2025
Sergey Lavrov i quan lajmet për dërgesat e armëve iraniane në Rusi “fabula”. Meduza publikon prova se Moska po blen armë nga Teherani
August 18, 2025
Zelensky: Ukraina nuk do të përsërisë gabimet e së kaluarës kur ai të takohet me Trumpin
August 18, 2025
Zelensky mbërrin në Uashington. Trump: Nëse dëshiron, mund ta përfundojë luftën menjëherë
August 18, 2025
Një amerikan që tashmë po vuan katër dënime me burgim të përjetshëm vret gruan e tij gjatë vizitës në burg
August 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri, fermerët e vegjël përballë emigracionit dhe çmimeve të ulëta
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Shqipëri, fermerët e vegjël përballë emigracionit dhe çmimeve të ulëta
Ballina 2Bujqësi

Shqipëri, fermerët e vegjël përballë emigracionit dhe çmimeve të ulëta

Kosova Times
Last updated: 2024/08/25 at 6:10 PM
Kosova Times Published August 25, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri ekzistojnë rreth 350 mijë ferma bujqësore, ku gati 160 mijë prej tyre kanë më pak se 1 hektarë tokë bujqësore, treguesi ky më i ulët në rajon. Fermerët e vegjël po përballen me vështirësi për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, por edhe çmimeve të ulëta të prodhimeve të tyre në treg.

70-vjeçari Ahmet Sulejmani është një nga fermerët në Anë të Malit, në Shkodër, i njohur për prodhimet bujqësore por edhe pasionin me të cilin ai punon në fermën e tij të vogël, e cila gjendet pranë kufirit me Malin e Zi.

Ahmeti i tha Zërit të Amerikës se këtë vit mbolli në fermë të gjitha llojet e perimeve, por në fund mbeti i pakënaqur pasi nuk arriti të shesë të gjithë prodhimin.

“Këtë vit punuam më shumë, por fituam më pak. Kjo ishte befasi. Edhe po të punosh, i gjithë malli shkon dëm. Shitet, por tregtari abuzon në mënyrë të pashembullt. E marrin bostanin krejt lirë. Nuk ke bostan sot në Shkodër nën 20 lekë kilogrami, ndërsa ne na e merr me 3-4 lekë. A ka interes të punosh tokën?”, tregon ai.

Ana e Malit përfshihet në zonën e Nën Shkodrës, një nga zonat me traditë në prodhimin e misrit, por edhe të perimeve. Ajo është goditur vitet e fundit nga përmbytjet e njëpasnjëshme, që kanë dëmtuar prodhimin bujqësor, por edhe ekonominë e mijëra banorëve të kësaj zone.

“Unë nuk jam përfaqësues i Anës së Malit. Jam banor i kësaj zone. Por, them me bindje se Ana e Malit është një nga zonat më të shkatërruara. Nuk ka ujë për të vaditur tokat, ndaj tokat janë tharë. Ka ardhur një ekskavator, i cili ka hapur një kanal aty dhe ka ikur. Po kush prej fshatarëve apo fermerëve është në gjendje për të pastruar kanalet?”, thotë ai.

Si pjesa më e madhe e banorëve të Anës së Malit edhe Ahmeti e ka tokën e trashëguar. Në Shqipëri sektori bujqësor kontribuon në një të pestën e ekonomisë së vendit, por ka copëzimin më të lartë të tokës në krahasim me vendet e rajonit. Në të gjithë vendin numërohen më shumë se 350 mijë ferma të ngjashme me atë të fermerit Ahmet Sulejmani, nga të cilat, gati 160 mijë janë më pak se 1 hektar tokë bujqësore.

Fermeri Sulejmani ka më pak se 1 hektar tokë bujqësore, të cilën e ka të trashëguar. Ai thotë se këtë sipërfaqe e përballon, por nuk ka mundësi që të zgjerohet. Edhe subvencionimi i naftës nga shteti, me aq sa na jepet, thotë ai, nuk u del asgjë dhe nuk jepet në kohën e duhur.

Megjithëse bujqësia është një nga sektorët prioritar në ekonominë e Shqipërisë, fermeri Ahmet Sulejmani thotë se nga viti në vit ajo po kthehet në një profesion për pensionistët, pasi të rinjtë po largohen dhe, as pushteti qendror dhe as ai vendor, nuk kanë ndonjë ide si të ndryshojnë situatën.

“Nuk ka asnjë ide, as pushteti lokal as ai qendror, për njerëzit e tokës. Unë jam 70 vjeç. Në këtë moshë, edhe afër kësaj moshe, punojnë sot në bujqësi. Të rinj nuk ke as një për qind. Dhe shteti nuk ka asnjë ide si të na favorizojnë ne, të na japin pak gjallëri. Se 10 mijë lek pension kam unë dhe nesër më duhet të paguaj 50 mijë lekë taksa në bashki”, thotë ai.

Jeta në fshatin Ana e Malit është e ngjashme me atë të dhjetëra fshatrave të Shkodrës, ku një pjesë e banorëve largohen drejt emigracionit apo në qytet. Braktisja e fshatit është edhe dhimbja më e madhe për një fermer si Ahmet Sulejmanin, që jetën ja ka kushtuar tokës dhe fshatit.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

Axhenda ndërkombëtare

Samiti që la më shumë pyetje sesa përgjigje

Amerikanët vendosin “radar fluturues” mbi Alaskën për të monitoruar hapësirën ajrore

Zbardhet çfarë i ofroi Trump Ukrainës në këmbim të një armëpushimi

TAGGED: #Ahmet Sulejmani, #Çmimet e ulëta, #Emigracioni, #Fermerët e vegjël, #Shqipëri
Kosova Times August 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Çmimet e naftës bien, por jo edhe të produkteve tjera

Kosova Times Kosova Times March 4, 2023
Krasniqi i kërkon Lajçakut të luajë rol për t’i hequr masat ndaj Kosovës
Deklarohet Kremlini në lidhje me shitjen e armëve serbe në Ukrainë
Turqia pezullon eksportet drejt Izraelit derisa të ketë një armëpushim
Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?