By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 qershor
June 26, 2025
Erdogan: KFOR-i turk është në veri të Kosovës, s`do të ketë asnjë problem
June 25, 2025
Serbia arreston tre persona
June 25, 2025
Trump: Unë parandalova luftën në Kosovë, serbët pothuajse filluan
June 25, 2025
Çeku: Një tjetër projekt i rëndësishëm drejt përfundimit
June 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova ngec në legalizimin e armëve, i referohet shifrave të 2015-s
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kosova ngec në legalizimin e armëve, i referohet shifrave të 2015-s
Ballina 1Lajme

Kosova ngec në legalizimin e armëve, i referohet shifrave të 2015-s

Kosova Times
Last updated: 2024/08/25 at 8:07 PM
Kosova Times Published August 25, 2024
Share
SHARE

Kosova ka ngecur në legalizimin e armëve. Në mars të vitit të kaluar, Ministria e Punëve të Brendshme pati filluar vlerësimin e ligjit, por ende nuk dihet se deri ku ka shkuar ky proces sa u takon politikave të reja të legalizimit të armëve. Nga viti 2015 nuk ka pasur hulumtim të ri mbi numrin e armëve ilegale që janë në shtetin e Kosovës, por bazuar në ato të dhëna, në vendin tonë janë rreth 250 mijë armë ilegale në duart e qytetarëve.

Draftimi i ndryshimeve ligjore për armët dhe masat ndëshkimore kanë bërë që një fushatë e nisur në vitin 2019 për legalizimin e armëve pa leje në Kosovë të mos japë rezultatet e pritura.

Në mars të vitit të kaluar, Ministria e Punëve të Brendshme i pati thënë RTK-së se ka filluar vlerësimi i ligjit që ka përfshirë një grup të përbërë nga institucionet relevante.

Ky grup do të dilte me politikat e reja të hartimit dhe legalizimit. Por, nuk dihet se deri ku ka shkuar ky proces. Në Ministri nuk iu përgjigjën pyetjeve të RTK-së për këtë çështje.

Nga viti 2015 nuk ka pasur hulumtim të ri mbi numrin e  armeve ilegale që janë në shtetin e Kosovës. Bazuar në ato të dhëna, në vendin tonë janë  250 mijë armë ilegale në duart e qytetarëve, të cilat janë shqetësim i madh për institucionet e vendit.  Ndërkohë rreth 1 mijë e 500 prej tyre konfiskohen çdo vit nga Policia e Kosovës.

Njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi, mendon se qytetarët nuk janë inkurajuar nga institucionet përkatëse që të legalizojnë armët.

“Kem hile edhe na, institucionet vendore na kanë përkrah, nuk duhet me mohu atë, por vet legalizimi ka shkuar në mënyrë pa lidhje, pa një konsultë të duhur, pa një qasje të gjerë me qytetarët dhe sistem të shpërblim për qytetarët, siç ka  ndodhë në vende të rajonit, ose vendet e ish- Jugosllavisë, pas luftërave të përgjakshme”, tha ai.

E krejt këta armëmbajtës pa leje, për Ibishin marrin dënime tepër të ulëta për këtë vepër penale.

“Kur flasim për pasojat, ajo janë minimale në kuptim me veprat, që janë gjegjësisht në nenet e kodit penal për armëmbajtje pa leje, ngase çdo herë ata dënohen me dënim minimal, dhe kjo i bënë të kenë guxim, që lirshëm ta përdorin armen, ta mbajnë me vete, dhe rreziku i përgjithshëm është i madh për të gjithë qytetarët”, ka deklaruar Ibishi për RTK.

Dënimi për armëmbajtje pa leje përcaktohet sipas Kodit Penal të Kosovës, ku parashihet gjobë deri në 7500 euro. Veç tjerash, parashihet edhe dënimi me burg deri në pesë vjet për armëmbajtje pa leje. Bazuar në Kodin Penal, parashihet edhe dënim dy deri në dhjetë vjet burgim për posedim ilegal të katër ose më shumë armëve ose më shumë se 400 fishekëve.

You Might Also Like

Erdogan: KFOR-i turk është në veri të Kosovës, s`do të ketë asnjë problem

Çeku: Një tjetër projekt i rëndësishëm drejt përfundimit

Specialja hodhi poshtë kundërshtimet n`rastin e administrimit të drejtësisë RTKlive

Arrestohet një person për falsifikim të parasë

Trumpi thotë se `javët e fundit është marrë me Kosovën dhe Serbinë`

TAGGED: #Armë, #Legalizimi, #Ngecje
Kosova Times August 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Bullgaria vendosi një taksë tranziti për gazin rus: Faturat e konsumatorëve në Serbi rriten deri në 20 për qind?

Kosova Times Kosova Times October 17, 2023
Në Belgorod, bashkia e qytetit u dëmtua si rezultat i një sulmi me dron
Horoskopi ditor për 14 maj
Kiev: Helikopteri i Putinit nuk ishte në “epiqendrën e sulmit me dron ukrainas”
Konjufca: Dita e Gruas, ta zgjojë ndërgjegjen për barazi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?