By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 qershor
June 28, 2025
Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein
June 27, 2025
Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34
June 27, 2025
Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko
June 27, 2025
Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja dhe Seuli në ushtrime të përbashkëta, Koreja e Veriut teston dronët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja dhe Seuli në ushtrime të përbashkëta, Koreja e Veriut teston dronët
Rajon / Botë

ShBA-ja dhe Seuli në ushtrime të përbashkëta, Koreja e Veriut teston dronët

Kosova Times
Last updated: 2024/08/26 at 2:21 PM
Kosova Times Published August 26, 2024
Share
SHARE

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mbikëqyri një demonstrim të dronëve të rinj shpërthyes të dizajnuar për të goditur objektiva, njoftoi media shtetërore të hënën, ndërsa ShBA-ja dhe Koreja e Jugut janë duke kryer stërvitje të përbashkëta ushtarake.

Fotografitë e testimit nga Koreja e Veriut shfaqën një dron të bardhë në formë të shkronjës ‘X’ që supozohet se po godiste dhe shkatërronte një objektiv që ngjasonte me tankun kryesor të Koresë së Jugut, K-2.

Shumica e dronëve luftarakë qëndrojnë larg objektivave dhe lëshojnë raketa.

Agjencia Qendrore e Lajmeve e Koresë së Veriut (KCNA) tha se testimi i së shtunës përfshinte lloje të ndryshme të dronëve të ndërtuar për të fluturuar në distanca të ndryshme për të sulmuar objektivat e armikut në tokë dhe det, duke fluturuar përgjatë rrugëve të ndryshme para se të godisnin saktësisht objektivat, raporton AP.

Pas testimit, Kim u zotua të përshpejtojë zhvillimin e dronëve që shpërthejnë kur përplasen, kryejnë zbulime ose sulmojnë objektiva nën ujë për të përmirësuar gatishmërinë luftarake të vendit të tij, duke thënë se ushtria e Koresë së Veriut duhet të pajiset me dronë të avancuar “sa më herët që të jetë e mundur”, raportoi media shtetërore.

Testimi i dronëve u bë në kohën që ushtria e ShBA-së dhe ajo e Koresë së Jugut po kryejnë një stërvitje masive, e cila do të vazhdojë deri të enjten.

Stërvitjet përqendrohen në përmirësimin e gatishmërisë kundër kërcënimeve nga Koreja e Veriut dhe përfshijnë simulime kompjuterike të luftës dhe trajnim me armë zjarri, me një stërvitje të përbashkët ajrore që përfshin 60 avionë luftarakë.

Forcat ajrore të Koresë së Jugut thanë se stërvitja, e cila filloi me demonstrime të bombardimeve precize që përfshinin avionët luftarakë F-35 dhe F-16 të Koresë së Jugut, ka për qëllim përballimin e kërcënimeve nga dronët, raketat lundruese dhe nga artileria e Koresë së Veriut.

Zëdhënësi i Shefave të Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut, Lee Chang Hyun, tha se ushtria e Koresë së Jugut po shqyrtonte me kujdes aftësitë e dronëve të Koresë së Veriut dhe se ushtria e Koresë së Jugut është e pajisur me sisteme për t’i zbuluar dhe kapur ato, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Disa analistë sugjerojnë se dronët e Koresë së Veriut të treguar në fotografitë e medias shtetërore ngjajnë me dronët Zala Lancet-3 të Rusisë, dhe Lee tha se Koreja e Jugu po shqyrtonte mundësinë që Rusia të ketë ndihmuar Korenë e Veriut të aftësohet në fushën e dronëve.

You Might Also Like

Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein

Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34

Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko

Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së

Ja arsyet pse Trump po i zgjat sanksionet kundër politikanëve ne rajon

TAGGED: #Seuli, #ShBA-ja
Kosova Times August 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Sot shpallet aktgjykimi i Apelit për Salih Mustafën

Kosova Times Kosova Times December 14, 2023
Kurti: Siguria, themeli mbi të cilin mund të rritet vendi ynë
Ndërtesa e Teatrit Satirik në qendër të Moskës ka marrë flakë
Receta për gulash me kepurdha: Një pjatë e thjeshtë dhe aq aromatike pylli
Dhënia e Topit të Artë në Paris: Aitana Bonmati fitoi Topin e Artë në konkurrencën e femrave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?