By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Arrestohet grabitësi në villën e Qagllavicës, kërkohet i dyshuari i dytë
January 9, 2026
Kuvendi i Gjilanit miraton buxhetin 2026 prej afër 42 milionë euro
January 9, 2026
Vdiq Ali Sadriu, ish-ministër i Financave
January 9, 2026
Familjet e policëve të rënë pa pagesa, Sindikata kërkon zgjidhje
January 9, 2026
KGJK: Miratimi i taksave gjyqësore në përputhje me legjislacionin në fuqi
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rama thotë se më 2027 Shqipëria do të jetë mikpritëse e samitit të NATO-s
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rama thotë se më 2027 Shqipëria do të jetë mikpritëse e samitit të NATO-s
Ballina 2Rajon / Botë

Rama thotë se më 2027 Shqipëria do të jetë mikpritëse e samitit të NATO-s

Kosova Times
Last updated: 2024/08/26 at 2:42 PM
Kosova Times Published August 26, 2024
Share
SHARE

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha të hënën se në vitin 2027 Shqipëria do të mirëpresë samitin e NATO-s. Këto komente Rama i bëri gjatë konferencës së ambasadorëve, që po mbahet në Tiranë. Rama tha para ambasadorëve se diplomacia shqiptare tashmë ka hyrë në një dinamikë të re.

“Vitin e ardhshëm do të jemi vendi që do të mirëpresë liderët e 44 shteteve evropiane – nga Britania e Madhe në Ukrainë apo nga Suedia, Norvegjia deri në Turqi – në samitin e Komunitetit Politik Evropian. Më 2027 do të kemi mundësinë të jemi mikpritës të samitit të NATO-s. Gjëra që as nuk mund të imagjinoheshin vite më parë – që Shqipëria të bëhej një pikë referimi e t’i besoheshin të tilla role”, deklaroi Rama.

Radio Evropa e Lirë kërkoi komente nga NATO-ja në lidhje me njoftimin e Ramës, por nuk mori përgjigje.

Samiti i sivjetmë i NATO-s është mbajtur nga 9 deri më 11 korrik në Uashington.

Kryeministri Rama tha se objektivi i Qeverisë që drejton është që më 2030, Shqipëria duhet të jetë gati për t’u ulur në tryezën e BE-së. Ai theksoi se “për këtë roli i ambasadorëve është tepër i rëndësishëm dhe duhet të ngrihet në një nivel të ri”.

Sa i përket marrëdhënieve të Shqipërisë me vendet e rajonit, Rama tha se është bërë i qartë vizioni i Qeverisë që drejton për të parë drejt së ardhmes dhe për të mos u kthyer te problemet e së shkuarës.

“Leximi i së ardhmes me sytë e së shkuarës nuk na takon. Kjo është qasja e pika kyç, mbi të cilat ngremë marrëdhëniet e ndërveprimet me rajonin. Duhet të bëjmë më shumë me Italinë, Turqinë e Greqinë. Së shpejti duhet t’i çelim dyert e Ambasadës në Bosnje Hercegovinë”, tha kryeministri Rama.

Në lidhje me marrëdhëniet me Kosovën, Rama tha se është detyrë e Shqipërisë për ta mbështetur “formësimin përfundimtar të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”.

Kreu i Qeverisë shqiptare kërkoi nga ambasadorët t’i kushtojnë më shumë vëmendje diplomacisë ekonomike. Për këtë ai kërkoi që marrëdhëniet tregtare dhe të biznesit të mos përqendrohen vetëm te vendet e Bashkimit Evropian, por të zgjerohen edhe me Emiratet e Bashkuara, Arabinë Saudite, Azerbajxhanin, Kuvajtin, etj.

Në lidhje me dy shtetet e tjera, Indonezinë dhe Filipinet, kryeministri Rama tha se të gjitha vendet e BE-së janë në kërkim të fuqisë punëtore, ndaj edhe Shqipëria do të bëjë të njëjtën gjë.

Konferenca tre ditore “Tirana Diplo 2024” po zhvillohet në kohën kur Qeveria shqiptare po përgatit ndryshime në ligjin për shërbimin e jashtëm. Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, tha se ndryshimet janë në përputhje me sfidat e diplomacisë shqiptare.

Në konferencë marrin pjesë ambasadorë dhe konsuj të Shqipërisë në botë. E pranishme është edhe zëvendëskryeministrja e Sllovenisë, Tanja Fajon, gjithashtu ministre e Jashtme.

You Might Also Like

Crans Montana: Shumë pyetje pa përgjigje rreth tragjedisë – Pronarët po merren në pyetje

Lind një përbindësh energjie në Ballkan. Hungarezët blejnë Industrinë e Naftës të Serbisë

Medvedev kërcënon

Ministri i Jashtëm çek po ngiste makinën pranë Lvivit gjatë sulmit me Oreshnik

Rebelim i madh në Iran, interneti nuk po funksionon. Ajatollah kritikon Trumpin

TAGGED: #Edi Rama, #Mikpritëse e samitit të NATO-s, #Shqipëria
Kosova Times August 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Ferizaj e nis me fitore, mund Feronikelin ‘74

Kosova Times Kosova Times February 10, 2025
Zhgënjeu në fanellën e PSG-së, Skriniar drejt largimit nga Parisi
Hoti: Serbia pranoi deklaratën për personat e zhdukur me dhunë
Nënshkrimi i memorandumit, Bislimi: Luksemburgu vazhdon të mbështesë Kosovën
Kurti takoi ish-kryeministrin grek Papandreou, diskutojnë rreth bashkëpunimit Kosovë – Greqi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?