By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani takon mërgatën në Zvicër: Secili prej tyre na bën krenar
January 24, 2026
Kurti: Kosova, vend për të mësuar në praktikë rreth të drejtave të njeriut
January 24, 2026
Ka hyrë në fuqi ngritja e çmimit për mbeturina
January 24, 2026
Uji që vjen nga Liqeni i Badocit vazhdon të jetë i papijshëm
January 24, 2026
Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në Ferizaj
January 24, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një botim i rrallë për mjekësinë alpine
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Një botim i rrallë për mjekësinë alpine
Lajme

Një botim i rrallë për mjekësinë alpine

Kosova Times
Last updated: 2024/08/26 at 3:03 PM
Kosova Times Published August 26, 2024
Share
SHARE

Shtëpia botuese “Altera” nga Prizreni sapo e ka nxjerr nga botimi librin “Mjekësia e bjeshkatarisë” të autorit Ibish Ahmeti.

Ky libër në fakt është një doracak për mbrojtjen e shëndetit të alpinistëve dhe të gjithë të pasionuarve të ecjes në bjeshkë. Libri shtjellon metodat dhe masat teorike e praktike për mbrojtjen e shëndetit të bjeshkatarëve – qoftë kur ata pësojnë lëndime (aksidente) në bjeshkë, qoftë nëse shqetësimet e tyre shëndetësore paraqiten si pasojë e predisponimit gjenetik, përgatitjes fizike e psikike, sëmundjeve paraprake apo të gjendjeve tjera fiziologjike e patologjike, etj.

Shembujt praktikë – të ilustruar me foto dhe skica origjinale, përfshijnë disa disiplina mjekësore si: anatomia, fiziologjia, patofiziologjia, nutricioni, kardiologjia, pulmologjia, neuropsikiatria, traumatologjia, dermatologjia, oftalmologjia dhe farmakologjia, pa përjashtuar këtu edhe pediatrinë, gjinekologjinë dhe diabetologjinë.

Gjatë procesit të hartimit të këtij libri të rrallë, autori ka shfrytëzuar literaturë profesionale nga autorë të huaj dhe vendorë, si dhe ka marrë në shqyrtim njohuritë praktike të bjeshkatarëve me përvojë – siç është edhe vet përvoja e tij si bjeshkatar.

Dr. Ibish Ahmeti (1960) është specialist i pediatrisë. Para këtij libri ka botuar: ditarin e  luftës “Duke i shëruar plagët e luftës” dhe librin mjekësor “Doracak i Pediatrisë së përgjithshme”. Që prej vitit 2022 ai merret aktivisht me bjeshkatari dhe me hulumtime nga fusha e mjekësisë alpine dhe e lartësive.

You Might Also Like

Filharmonia e Kosovës hap sezonin 2026 me Marco Crispo

Shpallen nominimet për Oscar 2026, “Sinners” kryeson me 16 nominime

Elena Gjika, `ambasadorja` e çështjes shqiptare

Çeku: Përfundon restaurimi i shtëpisë tradicionale të familjes Rrustemi

Ndryshime në Teatrin Kombëtar, Sheremeti largohet, Basha ushtruese detyre

TAGGED: #Altera, #Ibush Ahmeti, #Mjekësia e bjeshkatarisë
Kosova Times August 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Përfundojnë deklaratat hyrëse në Hagë

Kosova Times Kosova Times April 5, 2023
Lirohet Nezir Mehmetaj
FPPK me dy seminare për trajnerë në Kosovë me ekspertin e ITTF-it: Përmirësimi i aftësive teknike dhe taktike në pingpong
Nëse doni të nuhasni si “old money “, ky parfum italian është për ju
Pas vendimit të OVL të UÇK-së për bojkot, reagon Bekim Jashari
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?