By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tokio: Një avion luftarak kinez shkel hapësirën ajrore të Japonisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Tokio: Një avion luftarak kinez shkel hapësirën ajrore të Japonisë
Rajon / Botë

Tokio: Një avion luftarak kinez shkel hapësirën ajrore të Japonisë

Kosova Times
Last updated: 2024/08/26 at 9:35 PM
Kosova Times Published August 26, 2024
Share
SHARE

Japonia mobilizoi avionët luftarakë të hënën pasi një avion ushtarak kinez “shkeli” hapësirën ajrore japoneze, tha Ministria e Mbrojtjes.

Avioni kinez “u konfirmua se kishte shkelur hapësirën ajrore territoriale në ishujt Danjo në prefekturën e Nagasakit”, tha Ministria japoneze e Mbrojtjes në një deklaratë, duke shtuar se ajo kishte mobilizuar “aeroplanë luftarakë në bazë emergjence”.

Aeroplani kinez “Y-9 i mbledhjes së të dhënave të zbulimit” hyri në hapësirën ajrore japoneze në orën 11:29 të mëngjesit për rreth dy minuta, shtoi ministria.

Autoritetet kineze nuk kanë komentuar për incidentin.

Mediat lokale, përfshirë transmetuesin publik NHK, thanë se incidenti shënoi herën e parë që avionëve të ushtrisë kineze hyjnë në hapësirën ajrore të Japonisë.

Ministria e mbrojtjes tha se u ndërmorën hapa nga ushtria japoneze si “lëshimi i paralajmërimeve” për avionët, por NHK raportoi se nuk u përdor asnjë lloj arme si shenjë alarmi.

Në përgjigje të incidentit, zëvendësministri i Jashtëm Masataka Okano thirri ambasadorin në detyrë të Kinës në Japoni të hënën vonë dhe i “paraqiti një notë të fortë proteste”. Zyrtari i bëri thirrje Kinës të marrë masa kundër një përsëritjeje të incidentit, tha ministria e jashtme japoneze përmes një deklarate.

Diplomati kinez tha në përgjigje se çështja do t’i raportohej Pekinit, sipas ministrisë japoneze të mbrojtjes.

Anijet japoneze dhe kineze janë përfshirë më parë në incidente të tensionuara në zonat e debatueshme, veçanërisht në ishujt Senkaku në Detin e Kinës Lindore, të njohur nga Pekini si Diaoyus.

Zinxhiri i largët i ishujve ka nxitur tensione diplomatike dhe ka qenë qenë skene konfrontimesh mes anijeve të rojes bregdetare japoneze dhe anijeve kineze të peshkimit.

Pekini është bërë më agresiv lidhur me pretendimet ndaj ishujve në vitet e fundit. Tokio ka raportuar mbi praninë e anijeve të rojes bregdetare kineze, një anije detare dhe madje edhe një nëndetëse me energji bërthamore në afërsi të ishujve të debatueshëm.

Pekini ka pretendime territoriale në pothuajse të gjithë Detin e Kinës Jugore, përmes të cilit kalojnë triliona dollarë tregti në vit, pavarësisht nga një vendim i gjykatës ndërkombëtare se pohimi i tij nuk ka bazë ligjore.

Ishujt Danjo janë një grup ishujsh të vegjël në Detin e Kinës Lindore, afër rajonit jugor të Japonisë, Nagasaki.

Japonia në vitet e fundit ka forcuar lidhjet ushtarake me Shtetet e Bashkuara për të frenuar ndërhyrjet në rritje të Kinës në rajon, duke rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe duke siguruar armë sulmuese.

Në të njëjtën kohë, ajo ka rritur lidhjet ushtarake me Filipinet, që gjithashtu është përballur me pretendimet territoriale të Kinës, si dhe me Korenë e Jugut.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

TAGGED: #Hapësira ajrore, #Japonia, #Kina
Kosova Times August 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Macron i tregoi Vuciqit se cfarë pret nga ai në raport me Kosovën

Kosova Times Kosova Times April 9, 2024
Haziri lavdëron zbardhjen e krimeve monstruoze në Karadakun e Gjilanit: Drejtësia pas 25 vitesh
Moti sot, me diell dhe vranësira, temperaturat në rritje
MINT e KIESA ndajnë grante për biznese private
14 policë të rrëmbyer në Meksikë, dyshohet se pas gjithçkaje qëndron karteli
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?