By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 20 dhjetor 2025
December 20, 2025
Një turmë e tërbuar në Bangladesh i vuri flakën zyrave të redaksisë së gazetave më të mëdha: Gazetarët mbetën të bllokuar në çati
December 19, 2025
Haradinaj premton anëtarësim në NATO brenda mandatit
December 19, 2025
Miliona përdorues të bankomateve do të marrin kompensim nga Visa dhe Mastercard
December 19, 2025
Hamza premton 50 për qind rritje të pensioneve për veteranët e UÇK-së
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KQZ shtyn afatet e aplikimit për zgjedhjet në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KQZ shtyn afatet e aplikimit për zgjedhjet në veri
Ballina 1Lajme

KQZ shtyn afatet e aplikimit për zgjedhjet në veri

Kosova Times
Last updated: 2022/11/21 at 5:41 PM
Kosova Times Published November 21, 2022
Share
SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ) ka shtyrë deri më 25 nëntor, afatin e aplikimit për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për zgjedhjet e jashtëzakonshme, që do të mbahen në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës më 18 dhjetor.

Afati fillestar për procesin e aplikimit ishte caktuar deri më 21 nëntor.

Sipas KQZ-së, rrjedhimisht është shtyrë edhe afati për certifikimin ose jo të subjekteve dhe kandidatëve nga 26 nëntori më 28 nëntor.

KQZ-ja ka thënë se deri më tani ka pranuar dy aplikime për certifikim – nga Partia Demokratike e Kosovës për të katër komunat dhe nga Iniciativa Qytetare Mitrovica për zgjedhjet në Mitrovicë të Veriut.

Vendimi për ndryshim të afateve pason ankesën e anëtarit të KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Rama, i cili ka konsideruar që afatet fillestare kanë qenë të shkurtra.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan – janë shpallur pas dorëheqjes së zyrtarëve që kanë qenë në këto pozita më 5 nëntor.

Ata kanë marrë këtë vendim, pas shkarkimit të drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, për shkak të refuzimit të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e veturave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimin e vendimit për targat më 1 nëntor.

Serbët nga veriu i Kosovës dhe Beogradi zyrtar kundërshtojnë riregjistrimin e makinave dhe kërkojnë targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kanë diskutuar për këtë çështje të hënën në Bruksel, mirëpo palët nuk kanë arritur marrëveshje.

“Pas shumë orë diskutimesh, dy palët nuk u pajtuan për zgjidhjen sot”, ka thënë kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Plani i Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia ka paraparë tri faza.

Faza e parë përfshinte qortimin e shoferëve, e dyta shqiptimin e gjobës prej 150 eurosh për ata shoferë, dhe e treta targat provuese.

Zbatimi i këtij plani është paraparë të përfundojë më 21 prill dhe nga ajo datë, parashihet që në komunikacion të lejohen vetëm makina me targa të ligjshme, RKS, apo Republika e Kosovës.

You Might Also Like

Haradinaj premton anëtarësim në NATO brenda mandatit

Hamza premton 50 për qind rritje të pensioneve për veteranët e UÇK-së

Kurti premton investim në Trepçë bashkë me një korporatë ndërkombëtare

Limaj me ish-luftëtarë të UÇK-së: E rëndësishme prezenca jonë në Kuvend

Presidentja Osmani: Njohja e Kosovës nga Bahamet, një moment historik

Kosova Times November 21, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Abdixhiku impresionohet nga “Instabuilt”: Rastet e tilla të mbushin energji

Kosova Times Kosova Times February 24, 2023
Biden: Nuk do të përkulemi para Putinit
Rihapet rruga që shpie në Merdar
Reagon Bajrami: Situata me energjinë elektrike rezultat i qeverisjes
Haxhiu: Serbia, strehë e kriminelëve të luftës dhe terroristëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?