By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qig kofte – një delikatesë turke rruge që po pushton botën
January 31, 2026
Cyrihu shpallet qyteti më i mirë për të jetuar në vitin 2026
January 31, 2026
Receta për koktejin e njohur “Rusi i bardhe” , si një ëmbëlsirë me shije tiramisuje, kombinimi është fantastik
January 31, 2026
Mbahet për herë të parë, konferenca ekonomike shqiptare në Stamboll
January 31, 2026
“Dhuro gjak, shpëto jetë” – Aktivitet humanitar në Kullën e Zahir Pajazitit në Orllan
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Edhe tri ditë kohë për koalicionet parazgjedhore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Edhe tri ditë kohë për koalicionet parazgjedhore
Ballina 1Lajme

Edhe tri ditë kohë për koalicionet parazgjedhore

Kosova Times
Last updated: 2024/08/27 at 8:58 PM
Kosova Times Published August 27, 2024
Share
SHARE

Partitë politike që do të garojnë për zgjedhjet e 9 shkurtit kanë edhe tri ditë kohë t`i zyrtarizojnë koalicionet. Aktualisht, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka paralajmëruar deri më sot për ndonjë koalicion, përderisa PDK pritet të garojë e vetme, e nga LDK nuk janë përgjigjur, dhe partitë si AAK dhe Nisma me partitë e tjera kanë zyrtarizuar më herët koalicionin për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kanë mbetur edhe tre ditë afat për aplikim për subjektet politike që dëshirojnë të garojnë si koalicione në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Megjithatë, kësaj gare duket se partitë më të mëdha do t’i hyjnë të vetme.

Lëvizja Vetëvendosje pritet që të vendosë për këtë çështje deri në fund të kësaj jave, ndërsa PDK do të garojë e vetme, mëson RTK.

Televizioni ka provuar të marrë përgjigje edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nëse kjo parti do të hyjë në koalicion parazgjedhor, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë lidhur koalicion për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Për ish-kryetarin e KQZ-së, Mazllum Baraliu, partitë opozitare do duhej të ishin më unike në mënyrë që ta sfidonin apo edhe rrezikonin në një formë Lëvizjen Vetëvendosje në këtë proces zgjedhor.

“Vetëvendosja mendoj që gjatë këtyre ditëve, ndonëse edhe tek partitë tjera mund të ketë ndonjë lëvizje,  mirëpo Vetëvendosja ditën e fundit mund ta paraqes koalicionin me listën Guxo sepse çdo opsion, çdo solucion tjetër do ishte i papërshtatshëm, për të mos thënë i pasuksesshëm edhe për Listën Guxo por edhe për Vetëvendosjen”, tha Baraliu.

Ndërsa për profesorin universitar Rrahman Paçarizi, koalicionet ndër vite nuk kanë dhënë frytet e dëshiruara. Ai thotë se të tilla mund të lidhen vetëm me parti të vogla që nuk arrijnë të kalojnë pragun zgjedhor.

“Koalicionet qofshin ato zyrtare, apo ato jozyrtare të menduara si koalicione paszgjedhore nuk kanë dhënë frytet e dëshiruara, u janë hakmarrë partive politike në të gjitha rastet. Partitë e mëdha me gjasë do të shkojnë të vetme në zgjedhje, por ka parti të vogla, parti krejt minore të cilat mund të ju bashkohen disa partive të mëdha. sepse pragu parazgjedhor është i pamundur të kalohet nga këto partive të mëdha”, tha Paçarizi.

Sipas ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, partitë politike që janë të regjistruara në KQZ dhe që dëshirojnë të garojnë përmes koalicionit, duhet ta njoftojnë KQZ-në deri më 30 gusht.

You Might Also Like

“Dhuro gjak, shpëto jetë” – Aktivitet humanitar në Kullën e Zahir Pajazitit në Orllan

Abdixhiku: I gatshëm të flas me të gjithë spektrin politik për presidentin

Lumir Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së

Rinia Demokratike proteston para Qeverisë për krizën energjetike

Haradinaj: Lavdia e dëshmorëve të UÇK-së do të jetojë përjetë

TAGGED: #Koalicion parazgjedhor, #KQZ, #Zgjedhjet
Kosova Times August 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Personat me Aftësi të Kufizuara, po përballen me sfida të shumta

Kosova Times Kosova Times December 1, 2023
Përurohet Stacioni i ri i Autobusëve në Podujevë
Arrestohet “Kukulla” kolumbiane! Akuzohet për një seri vrasjesh me pagesë
Rrahmani e Korenica për rreshtimin te ‘Lista e Familjes’: Kauzë mbipartiake
Maqedonia e Veriut i heq shtetësinë oligarkut pro-rus
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?