By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BQK dhe AKI zgjerojnë bashkëpunimin ndërinstitucional për siguri financiare
June 30, 2025
Kurti: Nuk e kuptoj pse gjithë kjo rezistencë, kundër votimit të fshehtë
June 30, 2025
Gurthemeli i një çerdheje shndërrohet në arenë politike Kurti–Rama
June 30, 2025
Forcat e Armatosura të Ukrainës: Mbi 100 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës
June 30, 2025
Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shormaz: Sulmi në Banjskë u organizua nga Vuçiq
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shormaz: Sulmi në Banjskë u organizua nga Vuçiq
Ballina 2Rajon / Botë

Shormaz: Sulmi në Banjskë u organizua nga Vuçiq

Kosova Times
Last updated: 2024/08/28 at 11:01 PM
Kosova Times Published August 28, 2024
Share
SHARE

Në një konferencë për medie në Beograd, politikanë dhe intelektualë serb deklaruan se sulmi në Banjskë u organizua nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. Po ashtu u tha se çështja e urës së Mitrovicës po instrumentalizohet dhe keqpërdoret gjeopolitikisht nga Rusia dhe se ajo duhet të hapet.

Ish-zyrtar i Partisë Progresive Serbe, Dragan Shormaz, ka deklaruar se sulmi në Banjskë u organizua nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. Sipas tij, Vuçiq nuk ishte në dijeni se aksioni do të rezultonte në vrasjen e një polici dhe nuk priste që ngjarjet të zhvilloheshin në mënyrën tragjike që ndodhi. Ai shtoi se partnerët perëndimorë janë të informuar për këtë.

“Gjithçka u organizua nga Aleksandër Vuçiq me mendimin se do të përfundonte me sukses, por përfundoi tragjikisht, me katër të vdekur, dhe pa suksesin për shkëputjen e katër komunave në veri të Kosovës”, tha Shormaz.

Duke folur në një konferencë për rolin e Rusisë në destabilizimin e Kosovës dhe rajonit, Shormaz theksoi se Republika e Kosovës ka vendosur plotësisht sovranitetin e saj në veri të vendit. Sipas tij, Rusia po ndihmon Vuçiqin për ta fshehur këtë realitet nga qytetarët e Serbisë. Ai shtoi se deri në pranverën e ardhshme do të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe Serbia do të përballet me kërkesën për të nënshkruar një marrëveshje juridikisht të detyrueshme, që do të nënkuptonte njohjen de facto të Kosovës.

Në konferencë, politikanë dhe intelektualë vlerësuan se çështja e urës së Mitrovicës po instrumentalizohet dhe keqpërdoret gjeopolitikisht nga Rusia dhe se ajo duhet të hapet. Ndërsa sipas tyre çështja e Kosovës u përfundua.

“Barrikadat në urë janë një formë getoizimi për një pjesë të popullatës. Ura është e hapur për këmbësorët dhe çiklistët, pra barrikadat në urë kanë më shumë ndikim psikologjik sesa të sigurisë, që Rusia po shfrytëzon”, tha Çedomir Stojkoviq, avokat.

“Pavarësia e Kosovës u fitua me humbjen e Millosheviqit. Kosova u humb për shkak të 10 mijë shqiptarëve të vrarë. Serbia duhet të përballet me të vërtetën. Pjesëmarrësit vlerësuan se është koha për të zgjidhur konfliktet e ngrira në rajon, të cilat nuk i sjellin dobi asnjë qytetari”, tha Ivan Videnoviq, profesor universitar.

You Might Also Like

Kurti: Nuk e kuptoj pse gjithë kjo rezistencë, kundër votimit të fshehtë

Forcat e Armatosura të Ukrainës: Mbi 100 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës

Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup

Senatori Graham: Trump mbështet sanksione më të ashpra kundër Rusisë

WP: SHBA-të përgjojnë bisedën e zyrtarëve iranianë në lidhje me sulmet amerikane

TAGGED: #Aleksandër Vuçiq, #Dragan Shormaz, Banjska
Kosova Times August 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ish-kancelarit gjerman dhe mikut te Putinit, Gerhard Schroeder, i bllokohet llogaria për shkak të marrjes së parave nga Gazprom

Kosova Times Kosova Times May 25, 2025
Shënohet Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve
KOSTT: Investimet garantojnë siguri dhe cilësi në furnizimin me energji
Horoskopi ditor për 8 qershor
Kurti takoi kryediplomatin grek, flet për zbatimin e marrëveshjes pa vonesa
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?