By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fushëbeteja diplomatike: Çfarë e pret Zelenskyn në Uashington?
August 17, 2025
Midis reshtave te Vance
August 17, 2025
Kurti: Jemi krenar për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve
August 17, 2025
Një çift pagoi 19,000 euro për një udhëtim luksoz me anije – përjetuan një udhëtim të tmerrshëm
August 17, 2025
Arrestohen dy të mitur si të dyshuar për grabitje në Prishtinë
August 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka “dilema”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka “dilema”
Ballina 2Rajon / Botë

Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka “dilema”

Kosova Times
Last updated: 2024/08/31 at 3:07 PM
Kosova Times Published August 31, 2024
Share
SHARE

Ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky, ka insistuar se Ukraina ka të drejtë të mbrojë veten, përfshirë edhe përmes sulmeve në territorin rus.

Kjo deklaratë vjen teksa po zhvillohet debati lidhur me kufizimet e vendosura nga Perëndimi sa i përket përdorimit të armëve, por Lipavsky e pranoi se aleatët e Pragës që e furnizojnë Ukrainën me armët më të sofistikuara përballen me “dilema strategjike”.

Duke folur gjatë ditës së dytë konferencës për siguri, Globsec, që po mbahet në Pragë, kryediplomati çek tha se po ashtu e pranoi se “ka shumë vështirësi dhe shumë disavantazhe” që aleatët të kenë të njëjtin mendim.

“Republika Çeke ka një qëndrim shumë të thjeshtë: Ukraina është viktimë e agresionit dhe sipas Kartës së OKB-së, agresori ka të drejtë të mbrojë veten”, tha Lipavsky për Radion Evropa e Lirë.

“Kjo mbrojtje, logjikisht mund të kryhet edhe në territorin e agresorit. Kjo nënkupton se Republika Çeke nuk ka asnjë kufizim sa i përket sistemeve, armëve apo municioneve që furnizon ushtrinë ukrainase”, tha ai.

Presidenti i Çekisë, Petr Pavel, dhe shefi në largim i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, një ditë më parë u deklaruan kundër heqjes dorë nga kufizimet e vendosura se si Ukraina mund të përdorë armët që i janë dhuruar.

Me Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë, që thuhet se kanë vendosur kufizime të tilla, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, vazhdimisht u ka bërë thirrje atyre dhe të tjerëve që të ndërmarrin “hapa vendimtarë” që Ukrainës t’i lejohet të shënjestrojë brenda teritorit të Rusisë me armët që ai ka ofruar Perëndimi.

Më herët gjatë këtij muaji, Ukraina nisi një ofensivë brenda territorit rus dhe Zelensky tha se Rusia “duhet të ndiejë at që ka bërë”.

“Në anën tjetër, tha Lipavsky, “le të jemi realist në atë se sistemet më të sofistikuara të armëve, që mund të kenë rreze të gjatë veprimi, apo thënë thjesht, këto furnizime nuk shkojnë nga Republika Çeke. Kjo nënkupton se ne nuk përballemi me dilema që kanë disa nga aleatët tanë”.

Sulmet ajrore ruse kanë dëmtuar infrastrukturën e energjisë dhe infrastrukturën tjetër të Ukrainës dhe kanë shkaktuar numër të madh të viktimave civile gjatë dy vjetëve e gjysmë luftë.

You Might Also Like

Fushëbeteja diplomatike: Çfarë e pret Zelenskyn në Uashington?

Gjysmë ton drogë me vlerë 1,500,000 euro u sekuestrua në El. Venizelos

Alpinisti vdes pasi bie në Mont Blanc

Axios dhe CNN: Trump planifikon të takohet me Putinin dhe Zelenskyn më 22 gusht

Putini përmendi kushtet e tij për t’i dhënë fund luftës

TAGGED: #Jan Lipavsky, Ukraina
Kosova Times August 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Pse kanë nisur të largohen nga TikToku këngët e Taylor Swiftit e Ariana Grandes?

Kosova Times Kosova Times February 3, 2024
Rusia do ndalimin e zgjerimit te NATO-s në memorandumin për kërkimin e paqes me Ukrainën
SHBA vendos aviacionin strategjik në Lindjen e Mesme: Mbërrin gjashtë bombardues B-52
Irani shënon 45-vjetorin e Revolucionit Islamik, teksa rriten tensionet rajonale
Kurti e njofton ambasadorin e ri të Jordanisë me të arriturat e Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?