By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 17 dhjetor 2025
December 17, 2025
Pragu zgjedhor 5% sfidë për subjektet politike në zgjedhjet e 28 dhjetorit
December 16, 2025
Bislimi: Komisioni Evropian ka vendosur për heqjen e shumicës së masave
December 16, 2025
Hamza: Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën
December 16, 2025
Osmani udhëton në Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor
December 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vendosja e njehsorëve në veri, ankesa për qasje selektive
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Vendosja e njehsorëve në veri, ankesa për qasje selektive
Ballina 1Lajme

Vendosja e njehsorëve në veri, ankesa për qasje selektive

Kosova Times
Last updated: 2024/09/01 at 10:37 AM
Kosova Times Published September 1, 2024
Share
SHARE

Banorët e Suhodollit në veri të vendit, po ankohen se ka qasje selektive të operatorëve KEDS dhe Elektrosever në vendosjen e njehsorëve elektrikë. Ata i kanë thënë RTK-së se po i vendosin vetëm në shtëpitë e shqiptarëve dhe druajnë se do të paguajnë energjinë e shpenzuar edhe për banorët serbë. Por, këtë e kanë mohuar nga KEDS dhe Elektrosever. Ata kanë thënë se janë duke instaluar njehsorë te të gjitha vendbanimet me shqiptarë, serbë e boshnjakë.

KEDS dhe Elektorsever kanë nisur vendosjen e njehsorëve elektrikë në lagjen Suhodoll në Mitrovicë. Por banorët shqiptarë të lagjes Suhodoll dhe Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës kanë ankesa, të cilat i drejtojnë Elektroseverit dhe KEDS-it, e që sipas tyre, njehsorët po i vendosin në mënyrë selektive.

Disa nga banorët i kanë thënë RTK-së se ekipet të cilat po punojnë në këtë lagje që janë nga KEDS-i dhe Elektroseveri, po i vendosin ato vetëm në shtëpitë e shqiptarëve.

“I kanë vendosur njehsorët, por i kanë anashkalu fqinjët tonë serb, ku ka qenë shtëpi e serbëve nuk i kanë vendos njehsorët. Ne nuk duam të diskriminohemi. Dyshojmë sepse ua kam bërë pyetjen pse nuk kanë filluar prej spitalit ku jetojnë serbët e të vijnë deri te lagjja Kroi i Vitakut, na thanë që ata i kanë njehsorët”, tha Xhevdet Halili.

Edhe banori tjetër, Agim Mehmeti pati ankesa. ”Ne duhet me ua pagu rrymën serbëve, e tjerët me e shfrytëzua rastin me paratë tona me i mbajt ashtu siç e kanë mbajtur deri sot”, tha ai.

Muhedin Ibishi, banor i Kroit të Vitakut, thotë se druajnë që vendosja e njehsorëve në këtë lagje do të behet në mënyrë selektive.

“Ka pasur një tentim edhe në shkurt të këtij viti t’i vendosin, por fatmirësisht ka kaluar pa probleme sepse i kanë thirr policinë, edhe policia e ka parandalu menjëherë. Masandej kemi pasur edhe kontakt me policinë dhe na kanë thënë se do të na njoftojnë në formë zyrtare. Nuk jemi kundër pagesës së rrymës, por jemi kundër diskriminimit që bëhet që 25 vjet”, tha Ibishi.

Por nga KEDS i kanë thënë RTK-së se është duke u bërë instalimi i njehsorëve elektrikë te të gjithë konsumatorët pa dallim. Ekipet e Elektrosever-it dhe KEDS-it janë duke instaluar njehsorë te të gjitha vendbanimet me shqiptarë, serbë dhe boshnjakë. Në Suhodoll, gjatë instalimit të njehsorëve ka pasur kërkesë nga banorët që paralelisht të bëhet edhe rregullimi i rrjetit elektrik, meqë për kohë të gjatë nuk është investuar në atë zonë. KEDS-i e ka konfirmuar për RTK-në se deri më tani janë instaluar rreth 3 mijë njehsorë dhe se është proces në vazhdim.

You Might Also Like

Osmani udhëton në Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

BE sinjalizon heqjen e masave ndaj Kosovës, por pa afat të qartë

Osmani pritje për mërgatën më 26 dhjetor V.S|RTKlive

Ndërron jetë kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës

Mot i vranët me intervale me diell

TAGGED: #Njehsorët, #Veri
Kosova Times September 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Buxheti rus 2024: luftë në vend të sigurimeve shoqërore

Kosova Times Kosova Times November 23, 2023
Media ukrainase: një oficer që dezertoi në anën ruse u hodh në erë në Belgorod
Të plagosurit civil nga minat kërkojnë përkrahje
Xherdan Shaqiri rikthehet te Baseli
Hasani: Një tjetër moment historik për Kosovën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?