By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Margetiq: Dëshmitari kryesor në rastin e pjesëmarrjes së Vuçiçit në luftën në Sarajevë sapo ka vdekur
December 18, 2025
Lukashenko: “Raketat ruse Oreshnik janë vendosur në Bjellorusi”
December 18, 2025
Supë me kungull, receta për mbrëmjet e dimrit
December 18, 2025
Rusia – Britania: Krerët e MI6 dhe SVR zhvilluan një bisedë telefonike
December 18, 2025
Konferenca e Ramsteinit ofron angazhim rekord për mbështetje ushtarake të huaja ndaj Ukrainës
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zyrtari rus: Do ta ndryshojmë doktrinën bërthamore për shkak të Perëndimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Zyrtari rus: Do ta ndryshojmë doktrinën bërthamore për shkak të Perëndimit
Ballina 2Rajon / Botë

Zyrtari rus: Do ta ndryshojmë doktrinën bërthamore për shkak të Perëndimit

Kosova Times
Last updated: 2024/09/01 at 2:48 PM
Kosova Times Published September 1, 2024
Share
SHARE

Rusia do të bëjë ndryshime në doktrinën e saj bërthamore në përgjigje të veprimeve të Perëndimit sa i përket luftës në Ukrainë, tha zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, sipas agjencisë ruse të lajmeve, TASS.

Ryabkov nuk tha se për çfarë ndryshimesh bëhet fjalë.

Doktrina aktuale bërthamore e Rusisë, që është përcaktuar përmes një dekreti të presidentit rus, Vladimir Putin, më 2020, thotë se Rusia mund të përdorë armë bërthamore në rast të një sulmi bërthamor nga ndonjë armik apo ndonjë sulmi konvencional që kërcënon ekzistencën e shtetit.

Rusia, që e ka akuzuar Perëndimin se e përdor Ukrainën për të luftuar Moskën, ka thënë më herët se po e shqyrton mundësinë e ndryshimeve në doktrinën bërthamore. Por, deklarata e Ryabkovit deri më tani është më e qarta sa i përket synimit të Rusisë që t’i realizojë këto ndryshime.

“Puna është në një fazë të avancuar dhe ka qëllim të qartë për të bërë përmirësime”, citohet të ketë thënë Ryabkov.

Sipas tij, vendimi për ndryshime në doktrinën bërthamore “lidhet me kursin përshkallëzues të armiqve tanë perëndimorë” sa i përket luftës në Ukrainë.

Ukraina po përballet me pushtim rus që nga shkurti i vitit 2022. Perëndimi e ndihmon Kievin me pajisje ushtarake dhe ndihmë tjetër financiare dhe humanitare.

You Might Also Like

Margetiq: Dëshmitari kryesor në rastin e pjesëmarrjes së Vuçiçit në luftën në Sarajevë sapo ka vdekur

Lukashenko: “Raketat ruse Oreshnik janë vendosur në Bjellorusi”

Rusia – Britania: Krerët e MI6 dhe SVR zhvilluan një bisedë telefonike

Konferenca e Ramsteinit ofron angazhim rekord për mbështetje ushtarake të huaja ndaj Ukrainës

BE-ja ka vendosur sanksione kundër 41 anijeve të tjera të “flotës në hije” të Rusisë

TAGGED: #Doktrina bërthamore, #Perëndimi, #Rusia, #Sergei Ryabkov
Kosova Times September 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Publikohet raporti mbi praktikat e organizmit të dëgjimeve buxhetore

Kosova Times Kosova Times October 31, 2022
Ndërsa beteja për Kursk vazhdon, një aleat i vjetër mbërriti në Moskë: Ata nënshkruan një dokument strategjik
Kurti për REL: Jo propozimeve që bien ndesh me rregulloren e BQK-së
Azerbajxhani rihap ambasadën në Iran
Hapja e Kolegjit të Evropës në Tiranë, Rama: Rast i rrallë kur BE-ja kalon nga fjalët në vepra
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?