By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Vrasësi serial më i famshëm”, i të pastrehëve vdiq në Ukrainë
October 30, 2025
Një kompani në pronësi të një miku të Putinit do të blejë asetet e huaja të Lukoil
October 30, 2025
Medvedev e quajti ministrin belg budalla. Ministri u përgjigj me një këngë të Selena Gomez
October 30, 2025
Rusët sulmuan Ukrainën në mëngjes. Polakët ngrenë gatishmërinë për mbrojtje ajrore
October 30, 2025
Propozimi i qeverise per pagë minimale 500 euro, mbeshtetet nga sindikata por jo nga biznesi
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Letonia, Lituania dhe Estonia ndërtojnë vijë mbrojtjeje në Baltik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Letonia, Lituania dhe Estonia ndërtojnë vijë mbrojtjeje në Baltik
Rajon / Botë

Letonia, Lituania dhe Estonia ndërtojnë vijë mbrojtjeje në Baltik

Kosova Times
Last updated: 2024/09/01 at 10:24 PM
Kosova Times Published September 1, 2024
Share
SHARE

Përballë agresionit të Rusisë, shtetet e Baltikut po bëjnë përpjekje për të mbrojtur kufirin lindor të NATO-s. Siç raporton korrespondentja e Zërit të Amerikës Myroslava Gongadze nga kufiri i Letonisë me Rusinë, vija e mbrojtjes e Baltikut – një sistem i ri përforcimi përgjatë kufijve të tyre me Rusinë dhe Bjellorusinë – ka për qëllim të mbrojë aleatët e NATO-s nga sulmet e mundshme.

Letonia po vendos struktura betoni, të njohura si “dhëmbët e dragoit” si pjesë të vijës së mbrojtjes së Baltikut përgjatë kufirit me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Ministri letonez i mbrojtjes, Andris Spruds thotë se shtetet e Baltikut po shënojnë përparim në zbatimin e një marrëveshjeje të janarit për të përforcuar krahun lindor të NATO-s, pas agresionit rus ndaj Ukrainës.

“Ka disa vite që jemi përballur me një lloj ofensive hibride siç janë fushatat dezinformuese, përdorimi i emigracionit të jashtëligjshëm, sulmet kibernetike dhe disa incidente ndaj infrastrukturës tonë kritike. Ky është një prej shembujve se ne po marrim masa për të parandaluar shtetet agresore dhe natyrisht po bashkëpunojmë me aleatët tanë të NATO-s për të forcuar mbrojtjen”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Sipas ministrit Spruds, sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka nxitur Letoninë, Lituaninë, Estoninë dhe Poloninë të investojnë në mbrojtjen e tyre dhe të përforcojnë kufijtë e tyre.

“Ajo që ndodhi në Ukrainë ishte provë shtesë, na dha një nxitje të re për të ndërmarrë masa sa më parë. E kuptuam se sa e rëndësishme është të mbrojmë shtetin dhe territorin e NATO-s, çdo pëllëmbë të saj. Këtë po e bëjmë tani”, deklaroi ministri Spruds në intervistën për Zërin e Amerikës.

Kufiri i Letonisë me Rusinë dhe Bjellorusinë është 450 kilometra i gjatë.

“Si pjesë e mbrojtjes të përgjithshme, ne duhet të jemi përgjegjës për pjesën që na takon. Sigurisht që mbështetemi te NATO-ja, por duhet t’i përmbushim edhe detyrimet tona. Këto janë përgjegjësitë tona”, thotë për Zërin e Amerikës Kolonel Andris Rieksts nga Forcat Kombëtare të Armatosura të Letonisë.

Ministria e mbrojtjes thotë se Letonia planifikon të investojë mbi 300 milionë dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme për të përforcuar kufirin e saj.

“Këtë vit ne do ta arrijmë pragun prej 3 për qind për shpenzimet e mbrojtjes. Jemi në mesin e gjashtë shteteve që po e përmbushin këtë detyrim”, thotë ministri Spruds.

Zoti Spruds shpreson se edhe aleatët tjerë do të shtojnë investimet në mbrojtje të paktën deri në 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, siç u kërkohet shteteve të NATO-s.

“Kur filloi lufta, rreth tetë ose nëntë shtetet po përmbushnin pragun e 2 përqindëshit. Tani janë më shumë se 20. Po, natyrisht, ne mbrojmë fuqishëm dhe motivojmë partnerët tanë, aleatët tanë, të investojnë, ngaqë në fund të fundit, bëhet fjalë për NATO-n e përbashkët. Ka të bëjë me kapacitetin, efikasitetin dhe fuqinë e NATO-s”, shton ai.

Shtetet lindore të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, që gjenden në kufirin e skajshëm të dy organizatave, po ashtu kanë kërkuar që BE-ja t’u japë mbështetje financiare për të ndërtuar një vijë mbrojtjeje përgjatë kufirit të Bashkimit Evropian me Rusinë dhe Bjellorusinë, e cila sipas disa llogaritjeve mund të kapë shifrën e 2.5 miliardë dollarëve.

You Might Also Like

“Vrasësi serial më i famshëm”, i të pastrehëve vdiq në Ukrainë

Një kompani në pronësi të një miku të Putinit do të blejë asetet e huaja të Lukoil

Medvedev e quajti ministrin belg budalla. Ministri u përgjigj me një këngë të Selena Gomez

Rusët sulmuan Ukrainën në mëngjes. Polakët ngrenë gatishmërinë për mbrojtje ajrore

Sanksionet dhe lidhja izraelite e Milorad Dodikut: A e nxori lobi nga Tel Avivi Dodikun nga favori amerikan?

TAGGED: #Estonia, #Letonia, #Lituania
Kosova Times September 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

“Më është mbyllur dera e dytë e shtëpisë”: Handikosi me shërbime të ngrira

Kosova Times Kosova Times January 31, 2024
Ngjarjet për sot
Vucic gënjen: Ministri i Policisë së Kosovës publikoi prova – “Gënjeshtrat e ish-ministrit të propagandës në kohën e Millosheviqit…”
KPK dënon keqpërdorimet e këshillave të nxënësve për qëllime elektorale
Kurti kujton 26-vjetorin e sulmit kriminal serb mbi familjen Jashari
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?