ZPS dorëzon listën me 40 dëshmitarët e parë në rastin Thaçi dhe të tjerët
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar listën e përkohshme të dëshmitarëve të parë në rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
“Në bazë të urdhrave, Zyra e Prokurorit të Specializuar paraqet një listë të përkohshme të 40 dëshmitarëve të parë që do të thirren në gjyq dhe, si të rëndësishme për këta dëshmitarë, deklaratat që synon të kërkojë të pranojë në përputhje me rregullin 154”, thuhet në shkresën e ZPS-së.
Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.