By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Bundestagu nuk mund të frikësohet”: Kryetari i Parlamentit gjerman iu përgjigj Volodinit 9 minuta më parë
June 9, 2025
Filloi shkëmbimi i të burgosurve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës
June 9, 2025
Fabrika e Komponentëve të Dronëve Shahed 1,000 km brenda Rusisë e goditur nga sulmi ukrainas
June 9, 2025
Rexhepi: Kompromisi është zgjidhja më e mirë
June 9, 2025
Migracioni ilegal dhe sovraniteti i Kosovës
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE-ja nuk mund t’ia dalë vetë me Kosovën e Serbinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > BE-ja nuk mund t’ia dalë vetë me Kosovën e Serbinë
Ballina 1Lajme

BE-ja nuk mund t’ia dalë vetë me Kosovën e Serbinë

Kosova Times
Last updated: 2022/11/22 at 7:00 PM
Kosova Times Published November 22, 2022
Share
SHARE

Pas përpjekjes së fundit të dështuar të Brukselit për të arritur një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, është koha për të pyetur nëse Bashkimi Evropian mund ta arrijë vërtet normalizimin e marrëdhënieve midis këtyre dy vendeve dhe nëse shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i tij për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, janë njerëzit që mund t’ia dalin.

Kur bisedimet mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ndërprenë më 21 nëntor në Bruksel, Borrell dha një nga vlerësimet më të mprehta deri më sot për atë se ku qëndron problemi dhe kush është fajtor.

Duke folur për mediat, pa pranuar pyetje, ai tha:

“Për hir të transparencës, ne parashtruam një propozim që mund ta shmangte këtë situatë të rrezikshme. Presidenti Vuçiq e pranoi, por për fat të keq kryeministri Kurti nuk e pranoi”.

Më pas vazhdoi me një paralajmërim kërcënues:

“Do t’i informoj shtetet anëtare [të BE-së], partnerët, për sjelljen e palëve dhe mosrespektimin e detyrimit ligjor ndërkombëtar. Kjo vlen veçanërisht për Kosovën. E di, kjo dërgon një sinjal politik shumë negativ”.

Tani, Borrell është ndryshe në krahasim me dy paraardhëset e tij, Catherine Ashton dhe Federica Mogherini, të cilat, po ashtu, kanë ndërmjetësuar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Fillimisht, ai flet me gazetarët për dialogun, gjë të cilën paraardhëset e tij e kanë bërë rrallë – nëse e kanë bërë.

Dhe kur flet, flet hapur. Mediat e mirëpresin, por kjo gjë nganjëherë e minon natyrën e rolit të tij, që është lehtësues.

Kjo, megjithatë, nuk do të thotë se ai nuk ka të drejtë. Durimi me Albin Kurtin në Bruksel po mbaron. Shumica e diplomatëve të BE-së e përshkruajnë atë si “të pakompromis”, “të ngutshëm” dhe “të vështirë”. Dhe, është fakt se ai është ndryshe nga udhëheqësit e mëparshëm kosovarë që kanë shkuar në Bruksel për të negociuar me Serbinë. Ai shkon atje për të “qëruar hesape” me Beogradin dhe Vuçiqin. Merr ca pikë në Kosovë dhe nuk shqetësohet për t’u futur në “librin e mirë” të BE-së.

Jo shumëkush mund ta shpjegojë “lojën e tij” me BE-në, por lehtësisht mund të konstatohet se atij i ka humbur durimi me BE-së dhe se shumica e bashkëqytetarëve të tij ndihen njësoj. Jo pa arsye.

Në dhjetor, Bosnje e Hercegovina, sipas të gjitha gjasave, do të bëhet vend kandidat për anëtarësim në BE, duke e lënë Kosovën si të vetmin vend të Ballkanit Perëndimor pa një status të tillë.

Prishtina do të aplikojë formalisht për t’iu bashkuar bllokut muajin e ardhshëm, por të gjithë besojnë se ky aplikacion do të ketë një pritje të vakët, pasi pesë shtete anëtare të BE-së nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës.

Kosova mbetet jo vetëm pas të gjitha vendeve të tjera të rajonit. Nga vera, atë e kanë kapërcyer edhe Moldavia dhe Ukraina, të cilat, derisa Rusia nuk ka nisur pushtimin e Ukrainës në muajin shkurt, nuk kanë pasur asnjë perspektivë për bashkim me bllokun.

Këtu, pastaj, vjen edhe procesi i stërzgjatur i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Këtë të drejtë, qytetarët e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, që nuk janë anëtare të BE-së, e gëzojnë për më shumë se një dekadë.

Ka pasur indikacione se Kosova do ta siguronte liberalizimin e vizave në fillim të vitit të ardhshëm. Më pas Franca, si një zë skeptik, ka sugjeruar që kjo të ndodhë në kohën kur do të hyjë në fuqi sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS.

ETIAS është versioni i BE-së i Sistemit Elektronik të ShBA-së për Autorizimin e Udhëtimit (ESTA), përkatësisht një sistem digjital që synon të bëjë evidentimin e vizitorëve që hyjnë prej jashtë BE-së në zonën Schengen të BE-së. Funksionalizimi i tij është shtyrë në disa raste dhe tani është planifikuar për datën 1 nëntor të vitit 2023.

Spanja, një nga pesë vendet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, e ka kuptuar se kjo do të ndodhte gjatë kryesimit të saj me presidencën gjashtëmujore të BE-së. Andaj, liberalizimi i vizave për Kosovën është shtyrë sërish – tani për 1 janar, 2024.

Diplomatët e BE-së thonë se “së paku ka një datë tani”, por për Prishtinën ka qenë një proces poshtërues, që e ka bërë të humbasë besimin te Brukseli.

Dhe pastaj, sigurisht se është vetë dialogu. Kurti tha pas takimit katastrofik të Brukselit se Borrell ka hequr dorë nga afati i marsit 2023, për të finalizuar normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, që do të përfshinte edhe njohjen reciproke. Ai iu referua një propozimi shumë të përfolur, të cilin Brukseli e ka hartuar me mbështetjen e Francës dhe të Gjermanisë. Pretendimet e tij, megjithatë, u hodhën poshtë nga Brukseli.

Gjëja në të cilën insiston Brukseli, është që fillimisht të zgjidhet çështja e targave të makinave dhe pastaj të bihet dakord për ndonjë gjë tjetër.

“Nuk mund të ketë negociata për normalizimin e marrëdhënieve nën kërcënimin e dhunës”, tha një zëdhënës i BE-së pas takimit.

Kjo do të thotë se thirrja, edhe një herë, iu drejtua Prishtinës që të shtyjë zbatimin e vendimit të saj për riregjistrimin e makinave në veri të Kosovës dhe Beogradit që të pezullojë lëshimin e targave të reja në komunat në Kosovë, të dominuara nga serbët.

Ky, në thelb, është problem i vjetër që i ka sjellë palët në prag të konfliktit disa herë në të kaluarën.

Është krejtësisht e kuptueshme që Kurti të dëshirojë një zgjidhje gjithëpërfshirëse, në vend se të shkojë pjesë-pjesë, pasi kjo qasje nuk ka funksionuar deri më tash.

Përderisa pala serbe, me të drejtë, mund të thotë se Kosova ka ngecur në krijimin e Asociacionit të komunave serbe në veri, që është pjesë e një marrëveshjeje të arritur në Bruksel në vitin 2013, Kosova mund të thotë se shumë dispozita të kësaj marrëveshjeje mbeten të paplotësuara për shkak të hezitimit serb. Me fjalë të tjera: asgjë nuk do të lëvizë derisa gjithçka të lëvizë.

Kjo, plus konkluzioni shumë i mundshëm i nxjerrë nga Kurti se ai nuk ka shumë për të humbur nga një BE që i ka ofruar pak vendit të tij, ka të ngjarë të na kenë sjellë këtu ku jemi aktualisht. Kështu edhe do të vazhdojë të jetë nëse nuk ndodh diçka radikale.

Po, Vuçiq konfirmoi pothuajse menjëherë pas deklaratës së Borrellit se Serbia do të pezullojë lëshimin e targave të reja. Ai u paraqit si burrështetas dhe i pjekur. Por, në Kosovë, kjo mund të interpretohet edhe si “dorëzim” dhe të thuhet se kërcënimet kanë funksionuar.

Vetë Kurti e shtyu afatin për riregjistrimin e makinave për 48 orë, përkatësisht deri më 24 nëntor. Por, vendimin e mori pas ndërhyrjes së ambasadorit amerikan në Prishtinë, të hënën vonë.

Vorbulla vazhdon. Dhe duket shumë se Uashingtoni – ngurrues deri më tani për të marrë frontin në një rajon ku duhet të dominojë BE-ja – duhet të ndërhyjë. Brukseli nuk është në gjendje të vazhdojë me këtë i vetëm.

You Might Also Like

Rexhepi: Kompromisi është zgjidhja më e mirë

Presidentja Osmani cakton 12 tetorin datë të zgjedhjeve lokale 2025

Auditori i Përgjithshëm gjen një sërë parregullsish në Komunën e Prishtinës

Kupina: Behrami po shpif, Presidenca nuk vazhdon mandat të Speciales

Kadrijaj : Dështimi i zgjedhjes së kryeparlamentares është dështim i Kurtit

Kosova Times November 22, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

Në prill merret vendimi, s`dihet a do të ketë ulje të tarifave të energjisë

Kosova Times Kosova Times January 30, 2024
Ministri turk i mbrojtjes viziton BH, fillimisht shkoi në…
27 vjet nga masakra e Lybeniqit të Pejës
Plenkoviç i është përgjigjur Vuçiqit për bashkëpunimin me Shqipërinë dhe Kosovën: Nuk kemi nevojë të pyesim Serbinë apo NATO-n për këtë
Xhaferi: Njeriu mbahet mend për veprat që i lë në trashëgimi gjeneratave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?