By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Si e fundosi Putini – Lukoilin
November 1, 2025
“Bota Serbe”, vëllai i “Botës Ruse”. Ëndrrat e Vulinit, një admirues i Kremlinit
November 1, 2025
Ukraina ka emëruar ushtarë të rinj të përfshirë në vrasjet e Bucha-s.
November 1, 2025
Kompani izraelite: Na kontaktoi një përfaqësues i hajdutit nga Luvri
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zelensky thotë se inkursioni në Rusi ndihmon në “planet për këmbim”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Zelensky thotë se inkursioni në Rusi ndihmon në “planet për këmbim”
Ballina 2Rajon / Botë

Zelensky thotë se inkursioni në Rusi ndihmon në “planet për këmbim”

Kosova Times
Last updated: 2024/09/04 at 2:18 PM
Kosova Times Published September 4, 2024
Share
SHARE

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se qëllimi i inkursionit të befasishëm në rajonin jugor rus, Kursk, të nisur muajin e kaluar, është kapja e tokave dhe trupave ushtarake për këmbim, dhe që Kievi nuk ka nevojë për tokën e Rusisë.

“Nuk na duhet territor rus”, ka thënë Zelensky për NBC News më 3 shtator.

“Operacioni ynë ka për qëllim rikthimin e integritetit territorial. Ne kapim trupa ushtarake ruse për t’i këmbyer me trupat ukrainase”, ka thënë ai.

“Ne u themi atyre, shikoni, neve na duhen ushtarët tanë në këmbim me rusët. E njëjta logjikë është edhe për territoret. Nuk na duhet toka e tyre”.

Prej nisjes së inkursionit në rajonin Kursk, në fillim të gushtit, Kievi pretendon se ka fituar kontrollin e mbi 1.200 kilometrave të territorit rus.

Në raportimet paraprake janë dhënë sinjale që Kievi synon që përmes këtij operacioni të pozicionojë veten në mirë, në rast të nisjes së bisedimeve për paqe.

Ukrainasit dhe analistët kanë sugjeruar se përmes operacionit ushtarak është mëtuar t’ju tregohet edhe rusëve për situatën e luftës së nisur prej Moskës.

Inkursioni në Kursk përbën pushtimin e parë të huaj të territorit rus prej Luftës së Dytë Botërore.

Kievi dhe disa aleatët të tij kanë argumentuar së fundmi që ofruesit perëndimorë të ndihmës ushtarake, artilerisë dhe armëve tjera, duhet të heqin kufizime se si mund t’i përdorin forcat ushtarake ukrainase ato armë, dhe që të mundësojnë shfrytëzimin e tyre për sulme më thellë në Rusi.

I pyetur nëse Ukraina do të tentojë të zaptojë më shumë territor rus, Zelensky ka thënë përgjatë intervistës se nuk mund të japë më shumë hollësi.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

“Bota Serbe”, vëllai i “Botës Ruse”. Ëndrrat e Vulinit, një admirues i Kremlinit

Ukraina ka emëruar ushtarë të rinj të përfshirë në vrasjet e Bucha-s.

Kompani izraelite: Na kontaktoi një përfaqësues i hajdutit nga Luvri

Zbarkim i përgjakshëm: Komandot ukrainase zbarkojnë në Pokrovsk me Black Hawk, rusët u bejne pritë

Avokati ukrainas i mobilizuar kaloi barrierat kufitare me makinë dhe iku në Hungari

TAGGED: #Inkursioni, #Volodymyr Zelensky
Kosova Times September 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Patate pikante me mushkëri viçi

Kosova Times Kosova Times October 5, 2024
Serbët në Mitrovicë të Veriut protestojnë kundër ndalimit të dinarit
Rritet vlera e pasaportës së Kosovës
Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?