By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zhegrova debuton me barazim te Juve, fitojnë Real, Tottenham dhe Qarabag
September 16, 2025
PDK premton 2% të buxhetit të Gjilanit për fuqizimin e grave
September 16, 2025
Limaj nga Prizreni: Është koha për një kapërcim të madh
September 16, 2025
Krasniqi në Klinë: Sokol Bashota, zgjedhja për zhvillimin e komunës
September 16, 2025
Manipulim me prova në Policinë e Mitrovicës, IPK-ja arreston katër zyrtarë
September 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bajraktari: Të përmbyllet sa më parë procesi i bisedimeve Kosovë – Serbi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bajraktari: Të përmbyllet sa më parë procesi i bisedimeve Kosovë – Serbi
Ballina 1Lajme

Bajraktari: Të përmbyllet sa më parë procesi i bisedimeve Kosovë – Serbi

Kosova Times
Last updated: 2022/11/22 at 10:08 PM
Kosova Times Published November 22, 2022
Share
SHARE

Veprimtari dhe afaristi shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, e sheh me përparësi përmbylljen sa më parë të procesit të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për t’i hapur rrugë zhvillimit të mëtejshëm të Kosovës.

Në një bisedë me Zërin e Amerikës, gjatë një vizite në Kosovë me një delegacion te drejtuar nga ligjvënësi amerikan, Ritchie Torres, zoti Bajraktari tha se ka mungesë të vullnetit politik në Serbi për të përmbyllur këtë proces.

“Mendoj se do të ishte shumë mirë për Kosovën të përfundojë bisedimet përfundimtare me Serbinë, ku Serbia e njeh Kosovën dhe Kosova e njeh Serbinë dhe jeta vazhdon. Unë mendoj se populli i Kosovës po e kërkon këtë, do të ishte mirë të përfundoj por Kosova nuk e ka në dorë këtë, është Serbia që e ka në dorë. Serbia po luan ato lojërat që i ka luajtur një kohë të gjatë”, tha ai.

Zoti Bajraktari e sheh angazhimin e shtuar amerikan si të domosdoshëm për të garantuar përmbyllje sa më të shpejtë të këtij procesi.

“Amerika duhet të jetë më e përqendruar në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Amerika duhet të jetë në tavolinë, Amerika duhet ta shtyjë për arsye se ka një besueshmëri në Kosovë më shumë se disa shtete tjera. Ta zëmë kur e shikon zotin Lajcak, vendi i tij nuk e njeh Kosovën, pastaj Bashkimi Evropian thotë e bëjmë këtë e atë por ata nuk kanë arritur katër shtete anëtare të tyre ta njohin Kosovën. Kemi pastaj zotin Borrell i cili vjen nga Spanja, ai nuk ka arritur vendin e vet ta bind për njohje të Kosovës, ende kanë dilema a jemi shtet i pavarur apo jo”, tha ai.

Zoti Bajraktari, i cili njihet për angazhimin e tij të vazhdueshëm për çështjen e Kosovës, tha se është koha që komuniteti shqiptar në Amerikë të punoj më fort në ruajtjen e partneritetit të Shteteve të Bashkuara me Kosovën.

“Ka qenë mirë komuniteti jonë ta zëmë në Michigan, Boston apo kudo që ka shqiptarë të përqendrohet për të zënë miq në senat apo kongres amerikan. Nuk kemi nevojë për një shumicë të madhe, por për një pakicë të vogël që janë të përkushtuar për çështjen shqiptare, të mbajmë orientimin e Uashingtonit për çështjet shqiptare në Ballkan”, tha ai.

Harry Bajraktari, i lindur në fshatin Vranoc të Pejës, rreth 80 kilometra larg Prishtinës, u zhvendos në Amerikë në vitet e 70-ta. Ai sot njihet për suksesin e tij në fushën e biznesit në Bronks të Nju Jorkut, si dhe për ndihmën që ai dhe familja e tij kanë dhënë për Kosovën, duke krijuar miqësi në qarqet e politikës amerikane në favor të Kosovës.

You Might Also Like

PDK premton 2% të buxhetit të Gjilanit për fuqizimin e grave

Limaj nga Prizreni: Është koha për një kapërcim të madh

Krasniqi në Klinë: Sokol Bashota, zgjedhja për zhvillimin e komunës

Manipulim me prova në Policinë e Mitrovicës, IPK-ja arreston katër zyrtarë

Haradinaj: Me AAK-në në Obiliq do të vazhdojnë projektet e mëdha

Kosova Times November 22, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haliti ndërpret doracakët e edukimit seksual në shkollat e Vitisë për arsye të përshtatshmërisë

Kosova Times Kosova Times November 14, 2024
Rebelët rusë po përgatisin një sulm ndaj Moskës: “Ne po rekrutojmë mijëra luftëtarë, kemi mundësi serioze…”
Lahu: Kosova duhet ta ketë ligjin për lustracion
Konjufca takon ambasadorin e Luksemburgut, i kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave
11 vjet nga marrëveshja e parë Kosovë – Serbi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?