By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mosmarrëveshja midis 4 anetareve te nje familje mbi perandorinë 8 miliardëshe të themeluar nga gjyshi i tyre grek
December 18, 2025
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Angli, rritet shkalla e vjedhjes së telefonave inteligjent
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Teknologji > Angli, rritet shkalla e vjedhjes së telefonave inteligjent
Ballina 2Teknologji

Angli, rritet shkalla e vjedhjes së telefonave inteligjent

Kosova Times
Last updated: 2024/09/05 at 7:02 PM
Kosova Times Published September 5, 2024
Share
SHARE

Qeveria britanike po u bën thirrje kompanive të teknologjisë që të ndihmojnë në trajtimin e shkallës së lartë të vjedhjes së telefonave inteligjentë. Ekspertët fajësojë lulëzimin e tregut të zi të telefonave për shtimin e grabitjes së telefonave nëpër rrugët e qyteteve angleze.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë policinë londineze që ndjek një hajdut që ka vjedhur 24 telefona celular gjatë orëve të mëngjesit, që më pas u dënua me dy vjet burg.

Të dhënat deri në mars të vitit 2024, tregojnë se rreth 200 njerëzve në ditë u vidhen telefonat ose çantat. Vjedhja është shtuar me rreth 150% krahasuar me një vit më parë, ose rreth 78,000 viktima. Nez është një prej viktimave.

“Po shkoja drejt stacionit të autobusit dhe muzika që dëgjoja në kufje u ndërpre. E kuptova që më kishin vjedhur telefonin”, tregon ai.

Në këtë video shihet një hajdut që e ndjek nga pas viktimën dhe i vjedh telefonin pa u ndjerë. Por një polic i fshehtë e kap hajdutin në lagjen e famshme Soho të Londrës.

Sipas qeverisë britanike, rritja e kërkesës brenda dhe jashtë vendit për telefona të përdorur po i nxit vjedhjet. Ben Wood është analist me firmën “CCS Insight”.

“Po shohim sfida të mëdha në treg sepse është shtuar kërkesa për telefonat e përdorur. Veçanërisht për produktet si Iphone ose modelet e fundit të Samsungut, që kushtojnë shumë kur janë të rinj. por e ruajnë vlerën”.

Qeveria britanike është zotuar se do ta godasë krimin duke vënë në objektiv hajdutët e telefonave dhe tregjet që ata përdorin. Qeveria ka në plan të organizojë një takim me kompanitë e teknologjisë dhe prodhuesit për të diskutuar mënyra për parandalimin e vjedhjes së telefonave inteligjentë.

“Është një sfidë e vazhdueshme për kompanitë kur kemi të bëjmë me vjedhjet. Por sfida më e madhe është t’i detyrosh njerëzit që të përdorin veçoritë mbrojtëse që ofron telefoni si njëjtësimi me fytyrën, shenjat e gishtërinjve apo kode të vështira për hapjen e telefonave inteligjentë. Këto janë mënyrat më të thjeshta për mbrojtjen e telefonit. Por ka edhe aplikacione që tregojnë vendndodhjen e telefonit dhe të mundësojnë ta bllokosh përdorimin e telefonit të vjedhur”, thotë zoti Wood.

Ai thotë se bllokimi në shkallë botërore i përdorimit të një pajisje të vjedhur, çka do të kërkonte shumë vite të arrihej, do t’i jepte fund vjedhjes së telefonave inteligjentë.

You Might Also Like

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Harta e publikuar tregon se sa vende të BE-së kanë pritur refugjatë nga Ukraina

Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Zbulohet motivi i masakrës në plazhin e Sidneit: Policia njoftoi se dyshohet se një sulmues i tretë ka marrë pjesë në të shtënat masive

TAGGED: #Angli, #Telefonat inteligjentë, #Vjedhje
Kosova Times September 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Grenelli me kritika ndaj Von der Leyenit

Kosova Times Kosova Times October 15, 2025
Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë, nisin hetimet
Albert Zogaj rizgjidhet kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Krim brenda familjes në Durrës/ Djali vret babanë dhe arratiset
Franca thërret ambasadorin italian për komentet e ministrit për ndihmën ndaj Ukrainës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?