By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një aventurier amerikan, i cili ndiqej nga gjysmë milioni njerëz, u sulmua pranë Foçës dhe thotë se edhe ai u grabit
August 10, 2025
Zelensky: Ukraina mbështet plotësisht deklaratën e përbashkët të udhëheqësve evropianë
August 10, 2025
Haxhiu sot mban konferencë për media
August 10, 2025
Policia shqiptoi për 24 orë, rreth dy mijë gjoba në trafik
August 10, 2025
27 vjet nga rënia e heroit të tri luftërave Bekim Berisha
August 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Misioni i ShBA-së në OSBE i shqetësuar për veprimet në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Misioni i ShBA-së në OSBE i shqetësuar për veprimet në veri
Ballina 1Lajme

Misioni i ShBA-së në OSBE i shqetësuar për veprimet në veri

Kosova Times
Last updated: 2024/09/05 at 10:04 PM
Kosova Times Published September 5, 2024
Share
SHARE

Misioni i ShBA-së në OSBE (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë) ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit. Në një komunikatë për media, ky mision thekson se është i shqetësuar për “veprimet e pakoordinuara dhe provokuese të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, të cilat kanë pasur efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj pjesëtarëve të komunitetit etnik serb dhe komuniteteve tjera pakicë në Kosovë”.

“Ata i vënë qytetarët kosovarë dhe ushtarët e KFOR të udhëhequr nga NATO në rrezik më të madh dhe minojnë reputacionin e Kosovës si një partner i besueshëm ndërkombëtar. Ne vlerësojmë punën e atyre, përfshirë Misionin në terren të OSBE-së në Kosovë, Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhe Forcën e Kosovës, të cilët parandalojnë dhunën dhe bëjnë thirrje për përmbajtje të vazhdueshme nga të gjithë të përfshirët dhe të prekurit”, thuhet në reagimin e publikuar në faqen e Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Misioni amerikan në OSBE i ka bërë thirrje Kosovës që çështjet që kanë të bëjnë me strukturat e mbështetura nga Serbia në Kosovë duhet të trajtohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

“Ne vazhdojmë ta mbështesim Kosovën si një demokraci sovrane, multietnike dhe u bëjmë thirrje udhëheqësve të saj që të promovojnë një shoqëri që respekton të drejtat gjithëpërfshirëse për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë. Çështjet që kanë të bëjnë me strukturat e mbështetura nga Serbia në Kosovë duhet të trajtohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, siç është rënë dakord nga të dyja palët.

Ne e shohim të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe të integruar plotësisht në institucionet evropiane dhe euroatlantike. Dialogu i normalizimit i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është mënyra për të siguruar që Kosova të ketë marrëdhënie më të mira me fqinjët e saj dhe të përparojë në rrugën e saj evropiane. Ne përsërisim thirrjen tonë për Kosovën dhe Serbinë që të ecin përpara me urgjencë në zbatimin e marrëveshjes që arritën në mars 2023. Përfundimisht, Shtetet e Bashkuara besojnë se normalizimi duhet të çojë në njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në reagim

Në reagim theksohet se Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në mënyrë aktive, në koordinim me partnerët tanë të BE-së, në mbështetje të një marrëdhënieje të parashikueshme dhe paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në bazë të marrëveshjeve dhe detyrimeve të tyre të Dialogut.

You Might Also Like

Zelensky: Ukraina mbështet plotësisht deklaratën e përbashkët të udhëheqësve evropianë

Haxhiu sot mban konferencë për media

Policia shqiptoi për 24 orë, rreth dy mijë gjoba në trafik

27 vjet nga rënia e heroit të tri luftërave Bekim Berisha

Shënohet Dita e Dëshmorëve të Kaçanikut

TAGGED: #Misioni i ShBA-së në OSBE, #Veriu
Kosova Times September 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Unë nuk jam dakord të sulmoj në emër të Rusisë.” Rusët që ikën nga mobilizimi jetojnë në një aeroport korean

Kosova Times Kosova Times January 23, 2023
Nga e hëna në Prishtinë do të mbahet kinemaja e hapur “Film N’park”
Paralajmërimi dramaik i Macron: “Shkatërrimi i plotë i Hamasit mund të thotë më shumë…”
Infermierja në komplot kundër Michael Schumacher: Shantazhuan legjendën e pafuqishme, vodhën foto dhe video, dhjetëra miliona ishin në rrezik
Peci: Jemi në shërbim të fermerit, në shërbim të Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?