By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO: Sulmohet makina që transportonte presidentin e Ekuadorit, njerëzit qëllojnë me gurë
October 8, 2025
Greta Thunberg i drejtohet Trumpit: “Ke probleme me zemërimin, më jep këshilla.”
October 7, 2025
Gjermani: Djali 15-vjeçar i kryetaes së bashkisë në paraburgim
October 7, 2025
Krasniqi: Klina është gati për rikthim
October 7, 2025
Arrestohet një edukatore e dyshuar për dhunë ndaj një fëmije në Lipjan
October 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dëshpëron Kosova, mposhtet thellë nga Rumania në “Fadil Vokrri”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Dëshpëron Kosova, mposhtet thellë nga Rumania në “Fadil Vokrri”
Ballina 2Sport

Dëshpëron Kosova, mposhtet thellë nga Rumania në “Fadil Vokrri”

Kosova Times
Last updated: 2024/09/06 at 10:46 PM
Kosova Times Published September 6, 2024
Share
SHARE

Kosova ka pësuar humbje me rezultat 3-0 ndaj Rumanisë në kuadër të ndeshjes së parë në Ligën e Kombeve.

Mundësinë e parë për gol ‘Dardanët’ e patën me anë të Vedat Muriqit në minutën e nëntë, i cili me kokë gjuajti mbi portën e portierit mysafir Nita.

Në minutën e 20-të Fisnik Asllani u rrëzua brenda zonës pas një kontakti me mbrojtësin rumun, por gjyqtari vendosi që ndeshja të vazhdojë.

Një tjetër rast për gol për Kosovën erdhi në minutën e 31-të kur Milot Rashica bëri një goditje të fuqishme e cila u prit nga portieri rumun.

Rumunët në anën tjetër patën një mundësi të mirë shënimi me anë të Dragus në minutën e 35-të, por fatmirësisht gjuajtja e tij me kokë u prit me lehtësi nga Aro Muric.

Pikërisht në momentet kur më së paku pritej, Rumania arriti që të kalojë në epërsi prej 1-0 në minutën e 40-të me anë të Dennis Man.

Valentin Mihaila ishte shumë afër që të dyfishonte epërsinë e mysafirëve, por gjuajtja e tij në minutën e 44-të u ndal nga shtylla.

Në pjesën e dytë mysafirët arritën që të shënojnë edhe në dy raste të tjera për të marrë tri pikë si dhe primatin në grup.

Fillimisht ata shënuan me anë të Razvan Marin në minutën e 51-të i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë për 2-0, ndërsa golin përfundimtar e shënoi Denis Dragus në minutën e 81-të pas topit të kthyer nga një pritje e Muric.

Pak minuta para se të përfundonte ndeshja, Mërgim Vojvoda u përjashtua me karton të kuq pasi mori kartonin e dytë të verdhë.

‘Dardanët’ do të synojnë që të rikthehen tek rezultatet pozitive të hënën, atëherë kur do të luajnë në udhëtim ndaj Qipros.

Standings provided by Sofascore

You Might Also Like

VIDEO: Sulmohet makina që transportonte presidentin e Ekuadorit, njerëzit qëllojnë me gurë

Ademi zgjedhet anëtar i Komitetit për Marrëdhënie Institucionale të FIFA-s

BE-ja merr masa për të frenuar udhëtimet e diplomatëve rusë për shkak të shqetësimeve për spiunazh

Operacion i madh në Evropë. Shkatërrohet një rrjet vjedhjesh se makinave luksoze hibride

Axhenda ndërkombëtare

TAGGED: #Kosova-Rumania, #Liga e Kombeve
Kosova Times September 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Fillon protesta e serbëve në Mitrovicën e veriut

Kosova Times Kosova Times August 7, 2024
SBASHK-u paralajmëron Kongres të Jashtëzakonshëm, nuk e përjashton grevën
AVONET: Pushteti të i mbajë duart larg nga pavarësia e mediave
Kurti kujton Skënderbeun: Hero për së gjalli, hero për të gjitha kohërat
Sot mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të softuerit të KQZ-së nga OSBE
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?