By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Burns: Së shpejti do të kemi një plan të hollësishëm për armëpushim në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Burns: Së shpejti do të kemi një plan të hollësishëm për armëpushim në Gazë
Ballina 2Rajon / Botë

Burns: Së shpejti do të kemi një plan të hollësishëm për armëpushim në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/09/07 at 7:27 PM
Kosova Times Published September 7, 2024
Share
SHARE

Sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës shkaktuan të paktën 61 të vrarë gjatë 48 orëve të fundit, sipas autoriteteve vendore palestineze, ndërsa punonjësit e shëndetësisë po mbyllin fazën e dytë të një fushate urgjente vaksinimi kundër poliomielitit që synon të parandalojë përhapjen në shkallë të gjerë të virusit.

11 muaj pas fillimit të luftës, kanë dështuar një sërë përpjekjesh diplomatike për arritjen e një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të bërë të mundur lirimin e pengjeve.

Palët ndërluftuese kanë fajësuar njëra-tjetrën për dështimin e negociatave për armëpushim, në të cilat janë të përfshira Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari.

Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit (CIA), William Burns, që po drejton negociatat nga pala amerikane, tha gjatë një takimi në Londër se në ditët në vazhdim do të paraqitet një plan më i hollësishëm për armëpushim në Gazë.

“Ne do të shpalosim një propozim më të hollësishëm gjatë ditëve të ardhshme dhe më pas do të shohim”, tha ai. Sipas tij, kjo është një çështje e vullnetit politik. Zoti Burns tha se shpresonte që udhëheqësit nga të dyja palët të kuptonin se është koha “për të bërë zgjedhje dhe kompromise të vështira”.

Lufta në Gazë filloi pas sulmit të Hamasit ndaj Izraeli më 7 tetor, që sipas autoriteteve izraelite la 1200 të vrarë, kryesisht civilë. Hamasi besohet se mban akoma më shumë se 100 pengje. Autoritetet izraelite vlerësojnë se rreth një e treta kanë vdekur.

Ofensiva hakmarrëse e Izraelit ka vrarë më shumë se 40,000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi, e cila nuk bën dallim midis civilëve dhe luftëtarëve në bilanc. Ministria raporton se më shumë se 94,000 njerëz janë plagosur që nga fillimi i luftës.

You Might Also Like

Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së

Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih

Rritet numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Spanjë

Më shumë se 150 besimtarë rrëmbehen në Nigeri. Ata kërkojnë 17 motoçikleta për të filluar negociatat

Musk në Davos: Robotët do t’i tejkalojnë njerëzit dhe inteligjenca artificiale do ta tejkalojë inteligjencën njerëzore

TAGGED: #Armëpushim në Gazë, #Plan të hollësishëm, #William Burns
Kosova Times September 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Skenarët e mundshëm për Gazën e pasluftës

Kosova Times Kosova Times October 22, 2023
Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, ulje temperaturash dhe reshje shiu
Osmani takon admiralin Bauer: Kërkon fleksibilitet për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Pa pike turpi fyen Srebrenicën përpara përkujtimit të 28 vjetorit të gjenocidit,perfundon ne pranga
Në balotazh le të votojmë vetëm për njerëzit e punës, jo për ngjyrat partiake
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?