By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Treni i natës për në Siçili: Treni i fundit evropian që “hip” me traget
November 1, 2025
Zgjerimi i paketave turistike rrit kohëqëndrimin e turistëve në Berat, interes për turizmin natyror e të aventurës
November 1, 2025
Tërheqja ushtarake amerikane: A është e sigurt krahu lindor i NATO-s?
November 1, 2025
Ukraina shkatërron tre linja të tubacionit strategjik rus në rajonin e Moskës
November 1, 2025
Reuters: Ukraina dërgoi një grup forcash speciale për të luftuar në Pokrovsk
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dy luftanije gjermane do të kalojnë përmes ngushticës së Tajvani
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Dy luftanije gjermane do të kalojnë përmes ngushticës së Tajvani
Ballina 2Rajon / Botë

Dy luftanije gjermane do të kalojnë përmes ngushticës së Tajvani

Kosova Times
Last updated: 2024/09/07 at 9:06 PM
Kosova Times Published September 7, 2024
Share
SHARE

Dy luftanije gjermane do të kalojnë nëpër ngushticën e Tajvanit këtë muaj, hera e parë në 22 vjet që marina ushtarake gjermane viziton këtë rajon të ndjeshëm, njoftoi të shtunën revista Spiegel.

Muajin e kaluar, agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se luftanijet po prisnin urdhra nga Berlini për të lundruar në zonën e ndjeshme, duke bërë që Kina të kritikonte vendimin e Gjermanisë.

Revista Spiegel citoi burime të paspecifikuara të kenë thënë se Pekini nuk do të njoftohej zyrtarisht për kalimin e anijeve gjermane, çka nënkupton se Berlini e sheh udhëtimin si diçka normal. Ministria gjermane e mbrojtjes nuk pranoi të komentonte.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera, përfshirë Kanadanë, kanë dërguar anije luftarake nëpër ngushticën e Tajvanit gjatë javëve të fundit, kjo do të shënonte praninë e parë të marinës gjermane në rajon që nga viti 2002.

Kina pretendon se ka sovranitet mbi Tajvanin e qeverisur në rrugë demokratike dhe thotë se ka juridiksion mbi rrugën detare, gati 180 km të gjerë, mes Tajvanit dhe Kinës. Tajvani i kundërshton me forcë pretendimet e Kinës për sovranitet dhe thotë se vetëm banorët e ishullit mund të vendosin për të ardhmen e tyre.

Ngushtica e Tajvanit është një rrugë kryesore tregtare përmes së cilës kalojnë rreth gjysma e anijeve me kontejnerë. Si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Tajvani thonë se ajo është një rrugë ujore ndërkombëtare.

Kundëradmirali i marinës detare gjermane, Axel Schulz, i tha muajin e kaluar agjencisë së lajmeve Reuters se një lundrim në ngushticën e Tajvanit do të tregonte përkushtimin e Gjermanisë ndaj një rendi të bazuar në rregulla dhe zgjidhjes paqësore të konflikteve territoriale.

Dy luftanijet gjermane po marrin pjesë në një stërvitje të përbashkët në rajon me Francën, Indonezinë, Italinë, Japoninë, Malajzinë, Singaporin, Filipinet dhe Shtetet e Bashkuara.

Pekini i kritikon rregullisht kalimet e anijeve të huaja luftarake nëpër ngushticën e Tajvanit, i cili thotë “minojnë paqen dhe stabilitetin” në rajon.

Gjermania, një partner i rëndësishëm tregtar për Kinën dhe Tajvanin, i është bashkuar vendeve të tjera perëndimore në zgjerimin e pranisë së saj ushtarake në rajon në përgjigje të ambicieve territoriale në rritje të Pekinit.

You Might Also Like

Tërheqja ushtarake amerikane: A është e sigurt krahu lindor i NATO-s?

Ukraina shkatërron tre linja të tubacionit strategjik rus në rajonin e Moskës

Reuters: Ukraina dërgoi një grup forcash speciale për të luftuar në Pokrovsk

Mesazhi i ministrit të jashtëm spanjoll dhe njohja që bëri jehonë në Meksikë

Kaos i plotë në Tanzani pas zgjedhjeve: Luftë midis qytetarëve dhe ushtrisë, më shumë se 700 të vrarë

TAGGED: #Dy luftanije gjermane, #Ngushtica e Tajvanit
Kosova Times September 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Bajrami: Liberalizimi i tregut të energjisë rrit faturat deri në 260%

Kosova Times Kosova Times May 20, 2025
Haradinaj kujton bashkëluftëtarët nga Sllupi, Hereqi dhe Dujaka
Serbia pengon zbardhjen e fatit të të pagjeturve
Në televizionin shtetëror rus bëjnë thirrje hapur për vrasjen e ministrit gjerman të mbrojtjes
Një armë e fuqishme që mezi shihet në radar mbërrin papritur në Ukrainë, efekti është vdekjeprurës… (VIDEO)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?