By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 29 qershor
June 29, 2025
Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim
June 28, 2025
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova, një luftë e papërfunduar në Mitrovicë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Kosova, një luftë e papërfunduar në Mitrovicë
Opinion

Kosova, një luftë e papërfunduar në Mitrovicë

Kosova Times
Last updated: 2024/09/08 at 10:24 AM
Kosova Times Published September 8, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Shqiprim PULA

-E kemi shkelur dekadën e tretë të shekullit XXI dhe vazhdojmë të jemi në luftë, e pushuar si front luftimesh, por të pa mbaruar përmes një Traktati Paqeje.

Qysh në Qershor të 1999-tës, Mitrovica doli e ndarë në mënyrën se si mbeti si qytet dhe befas Serbia ngriti struktura të caktuara, herë si rojet e urës e herë si mbrojtja civile, si përpjekje të saj për të administruar qytetin e veriun si tërësi.

Për dy vite mësimdhënie te një kolegj Universitar në Mitrovicë, e kam parë e ndjerë ndarjen, këndej e andej lumit Ibër.

Njëzet e sa vite pas lufte, e katërmbëdhjetë pas shpalljes së mëvetësisë, paradoksi ekziston te shteti ynë. Nuk do mend se shumë pyetje kanë mbetur pa përgjigje, e thjeshta dhe më logjikja vazhdon të mbetet, po ku ishte SHTETI?! ku ishte shteti, që praktikisht nuk e evitoi zbrazjen e qytetit nga qytetarët shqiptarë matanë lumit Ibër? e, më e pakta çfarë mundi të bëhej ishte që institucionet tona shtetërore të ndërhynin lidhur me çështjen e pronave, të u’a pagunte qiratë të zhvendosurve shqiptarë në jug, që të mos i shisnin pronat në veri, por, paradoksalisht të shumta janë pronat të cilat i blinte shteti serb!. E, për çudi, “dikush” e bleu edhe heshtjen dhe mosveprimin institucional të politikanëve tanë në Prishtinë. Pra, ne, nuk patëm vizion e vullnet, e as ide politike të mirëfilltë për një model ekonomik apo platformë sociale për zhvillimin e qytetit. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se mënyra si u organizua mafia në veriun e vendit, e lejuar heshturazi nga politikanë të të dyja etnive atje për vite me radhë, ka minuar edhe të ardhmen e qytetarëve të asaj pjese të republikës. E, për rrjedhojë, kishte edhe mungesë të shtrirjes institucionale, të autoritetit qendror shtetëror e sovranitetit territorial. Atje, në Mitrovicë, e në gjithë veriun, fatkeqësisht, nuk gjente zbatim kushtetuta e republikës e as simbolet shtetërore të Kosovës.

Pse mungesa e një Traktat Paqeje e ka pamundësuar njohjen e ndërsjellë dhe vështirësuar procesin e dialogut? Traktati i Paqes në mes Kosovës e Serbisë, si palë ndërluftuese, do ua mundësonte krijimin e besimit në premtimin për të ardhmen paqësore; do e mundësonte një kthesë politike të rëndësishme mbi ngjarjet e të kaluarës; do e bënte të mundur kthimin e gjithë asaj që është vjedhur nga Serbia; do e krijonte mundësinë e rehabilitimit historik mendor dhe emocional të popullatës serbe lidhur me pretendimet mbi Kosovën; do e mundësonte procesin e kompensimit të të gjitha dëmeve të luftës; do e mundësonte pajtimin e popujve dhe përfundimisht do vendoseshin garancitë për mospërsëritje të luftimeve. E, një nga shembujt e tillë, e kemi në pasluftën e dytë botërore, kur ShBA-ja, ua kërkoi Gjermanisë dhe Japonisë një gjë të tillë, madje të dyja ndryshuan dhe kushtetutat e tyre për të garantuar paqen dhe evituar luftëra të tjera.

Dialogu me Serbinë i filluar si teknik më 2011 e më pas politikë nga 2012-ta, për shumë tema të ndërsjella, e të konkluduar edhe me marrëveshje në Bruksel, po shumë prej tyre të pa zbatuara, është si rezultat i mosbesimit dhe mosrehabilitimit politikë historik. Prandaj dhe, Serbia përgjatë procesit të dialogimit ka këmbëngulë të mos e njohë mëvetësinë e Kosovës, ka penguar Kosovën në anëtarësime në organizma ndërkombëtarë dhe ka vazhduar ta bëjë temë statusin e Mitrovicës dhe veriut si tërësi, duke shfaqur hapur pretendimin territorial mbi Kosovën. Bindja për një Traktat Paqeje ndërmjet palëve ndërluftuese, do ta përmbyllte luftën ligjërisht, do e mundësonte njohjen reciproke dhe të tërësisë territoriale si dhe do të përfundonte lufta e pa përfunduar në Mitrovicë.

Andaj, bindja, për t’a bërë paqen me Traktat është po aq i rëndësishëm sa vendimi për ta bërë luftën. Madje, ka një thënie të presidentit amerikan Wilson; “çdo luftë duhet të përfundojë me paqe”.

Kurse ne, filluam të bisedonim me Serbinë kur ndaluam luftimet, por pa e arritur paqen me Traktat.

You Might Also Like

Fatmir Limaj e tha burrërisht: – Kushtetuesja veç e shkroi me ligj!

Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë

Gjykata Kushtetuese ka devijuar, nuk i lejohet të krijon norma juridike

Kuvendi i Kosovës&Pallati i Dimrit të Madh!?

Deri kurë kështu- vend të bashkimit kemi inate, në vend të shtetndërtimit grupe interesi

TAGGED: #Shqiprim Pula
Kosova Times September 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

U zhduken në Himalaje, u kërkuan për dy ditë dhe më në fund u shpëtua. “Jam e shkatërruar mendërisht”

Kosova Times Kosova Times October 6, 2024
Botuesi i The Sun i ka kërkuar zyrtarisht falje Princit Harry
Radhë të gjata para sporteleve për t’u pajisur me pasaportë
Kurti: Me Scholz-in na bashkojnë marrëdhëniet e forta Kosovë – Gjermani
Putin nënshkroi një ligj për konfiskimin e pronës nga rusët për “fake” në lidhje me ushtrinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?