By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rexhepi refuzon takimin me ministrin Demo Berisha: “Jo spektakle politike”
September 16, 2025
Në RAI nis programi i parë në gjuhën arbëreshe në Kalabri
September 16, 2025
Vdiq Robert Redford, aktori dhe regjisori i madh amerikan
September 16, 2025
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në fshatin Balaj
September 16, 2025
KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale
September 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Erdogani bën thirrje për aleancë islamike kundër Izraelit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Erdogani bën thirrje për aleancë islamike kundër Izraelit
Rajon / Botë

Erdogani bën thirrje për aleancë islamike kundër Izraelit

Kosova Times
Last updated: 2024/09/08 at 3:19 PM
Kosova Times Published September 8, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të shtunën se vendet islamike duhet ta themelojnë një aleancë kundër asaj që ai e cilësoi si “kërcënim në rritje” nga Izraeli për “të okupuar territore”.

Erdogan i bëri këto komente pasi forcat izraelite e qëlluan me armë për vdekje një grua amerikane-turke, e cila mori pjesë në një protestë kundër zgjerimit të vendbanimeve hebraike në Bregun e uzurpuar Perëndimor të premten.

“Hapi i vetëm që do ta ndalë arrogancën izraelite, banditizmin izraelit dhe terrorizmin shtetëror të Izraelit, është një aleancë e shteteve islamike”, tha Erdogani në një ngjarje të shoqatave të shkollave në Stamboll.

Ai tha se hapat që Turqia i ka marrë rishtazi për t’i përmirësuar marrëdhëniet me Egjiptin dhe Sirinë kanë për qëllim “krijimin e një linje solidariteti kundër kërcënimit në rritje të zgjerimit territorial” i cili i kërcënon edhe Libanin dhe Sirinë.

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, tha se deklarata e Erdoganit është “gënjeshtër e rrezikshme dhe nxitëse”.

Ai e akuzoi liderin turk se ka vite që punon me Iranin për t’i minuar regjimet e moderuara arabe në këtë rajon.

Erdogani e priti këtë javë në Ankara presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, me të cilin bisedoi për luftën në Gazë dhe për mënyrat se si t’i ndreqin marrëdhëniet e prishura për kohë të gjatë. Kjo ishte vizita e parë e një presidenti egjiptian në Turqi në 12 vjetët e fundit.

Në korrik, Erdogani tha se Turqia do t’i dërgojë ftesë presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad “në çfarëdo kohe” për bisedime të mundshme për t’i ndrequr marrëdhëniet mes dy vendeve. Marrëdhëniet mes tyre u prishën më 2011, pas shpërthimit të luftës civile në Siri.

Ndërkohë, ushtria izraelite tha të premten se është duke i shqyrtuar raportimet se një shtetase e huaj “u vra si pasojë e të shtënave në zonë”.

“Hollësitë e incidentit dhe rrethanat se si u qëllua ajo, janë duke u shqyrtuar”, tha ajo.

You Might Also Like

Adoleshentët kinezë paguajnë 300,000 dollarë për shkak se urinuan në një tenxhere me supë

Ushtria izraelite hyn në qytetin e Gazës, dëgjohen shpërthime. Palestinezët ikin, nuk kanë ku të shkojnë

Një video e tmerrshme nga Kharkiv po përhapet. Një dron rus përplaset në një ndërtesë universiteti në mes të ditës

Çanak: Serbia është shtet fashist

Vrasësi i Charlie Kirk rrëfen krimin në Discord: “Isha unë. Më vjen keq”

TAGGED: #Aleancë islamike, #Izraeli, #Recep Tayyip Erdoğan
Kosova Times September 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Harris dhe Trump, kontrast i thellë lidhur me çështjet kyesore të garës presidenciale

Kosova Times Kosova Times August 18, 2024
Hamza: Do të krijojmë vende pune më të mira, më të paguara dhe më të sigurta
Qyteti iranian përdor teknika të lashta për ta mundur vapën
Varhelyi optimist se Bosnja mund të marrë në dhjetor statusin e vendit kandidat
Ngritet një monument për Millosheviqin në Moskë!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?