By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Agjencia: Kozak i shkroi një letër “të ashpër” Putinit para dorëheqjes së tij
November 28, 2025
Witkoff këshillon Ushakovin: Një skandal?
November 28, 2025
Operacion i madh në Mal të Zi, arrestohet shtetas i BiH: U gjetën një milion e gjysmë euro, ishte mercenar rus
November 28, 2025
Sulme izraelite në Sirinë jugore. 10 të vrarë, përfshirë 2 fëmijë
November 28, 2025
Trump godet më fort deri më tani: “Po e mbyll Amerikën për të gjithë nga bota e tretë
November 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbahet seanca e Kuvendit, në rend dite 29 pika
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mbahet seanca e Kuvendit, në rend dite 29 pika
Lajme

Mbahet seanca e Kuvendit, në rend dite 29 pika

Kosova Times
Last updated: 2024/09/12 at 7:52 AM
Kosova Times Published September 12, 2024
Share
SHARE

Kuvendi i Kosovës sot pritet të mbajë seancën e parë të sesionit vjeshtor të kësaj legjislature. Në këtë seancë e cila pritet të fillojë në orën 10:00 në rend ditë janë 29 pika.

 

Deputetët e Kuvendit pritet të diskutojnë për shumë pika të rendit të ditës, në mesin e tyre edhe për miratimin e procesverbaleve nga seancat e mëparshme si edhe zgjedhja e një  anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit shqiptar.

Pikë tjetër në seancën e sotme emërimi i shtatë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore si dhe votimi në lexim të dytë i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Rendi i ditës

1.    Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

2.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3.    Pyetjet parlamentare,

4.    Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit shqiptar,

5.    Emërimi i shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,

6.    Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e  politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës  e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

7.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-313 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore,

8.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-314 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë mes të Republikës së Kosovës  dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale,

9.    Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,

10.    Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë,

11.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-287 për Këshillin e Sigurisë të Republikës së Kosovës,

12.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-275 për rrugët,

13.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-290 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,

14.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,

15.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,

16.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-306 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-132 për automjete,

17.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-311 për menaxhimin e resurseve ujore,

18.    Shqyrtimi i Projektkodit të sjelljes për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës,

19.    Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028,

20.    Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,

21.    Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,

22.    Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,

23.    Shqyrtimi Projekt-Rezolutës për tërheqjen e tri (3) projektligjeve nga shqyrtimi në Kuvend,

24.    Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për arratisjen e personave të dënuar – degradimi i institucioneve të sigurisë,

25.    Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.05/L-090 për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.06/L-116,

26.    Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për vlerësimin e punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022,

27.    Shqyrtimi i Raportit të Performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2022,

28.    Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare,

29.    Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb.

You Might Also Like

Basha: Prekazi vend i shenjtë që i bashkon shqiptarët

Ngritet flamuri në Vlorë në 113 vjetorin e pavarësisë

Rubio uron Shqipërinë, vlerëson partneritetin dhe sigurinë e përbashkët

Ardita Sinani: Serbia mohon flamurin kuq e zi, por nuk i thyen shqiptarët

Kurti: Sytë i kemi të kthyer kah e ardhmja, kah një Nëntor i Tretë

Kosova Times September 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kurti: Jeta e Kiçinës dhe Halilajt u shenjua si luftëtarë të lirisë

Kosova Times Kosova Times May 30, 2025
Mossad i përfshirë në skandalin e spiunazhit në Itali: Një kompani private vodhi të dhëna edhe nga Giorgia Meloni
AAK: Sot vendoset për koalicionin parazgjedhor AAK-Nisma
Analisti rus për NIS: Mesazhi i Vuçiçit po interpretohet si një ultimatum ndaj Moskës
Osmani pas takimin me Trumpin: Mbështetemi në udhëheqjen e fortë të SHBA-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?