Skruan: Skëndër MULLIQI
Viteve të fundit kemi një situatë të zhvillimeve të vazhdueshme përshkallëzuese në Ballkan nga hegjemonia serbo-ruso madhe. Struktura e BE-së është treguar inerte në të gjitha proceset në rajon dhe veçmas nuk ka punuar mirë në dialogun maratonik e tash së fundi shumë të pakuptimtë –Prishtinë –Beograd për normalizim të marrëdhënieve. Ballkani ishte në pritje të një ndryshimi të politikës së qeverisë amerikane për të ndaluar këtë situatë tensionuese lufte të intensifikuar pas invazionit rus në Ukrainë. Milorad Dodik tashmë që shumë kohë është dalë hapur për idenë e Serbisë së Madhe, për çka së bashku më Vuçiqin, Putinin dhe klerikët organizuan takimin Gjithë serb në Beograd. Këta ngjallën idetë nacionaliste të mëdha serbe si në vitet 1992-1999. Pikërisht në vitet e përmendura nga ultranacionalistët millosheviqian dhe sheshelian plasi lufta në ish-Jugosllavi, e cila luftë u karakterizua me gjakderdhjen më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore. Edhe sot ajo kohë po tentohet të përsëritet dhe nuk është e pamundshme kur dihet për brishtësinë e situatës në Ballkanin e mbarsur më probleme etnike, në Mal të Zi, BH, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat shtete po kërcënohen me konflikte nga Serbia e Aleksandër Vuqiqit, si dhe nga mungesa e mundshme e faktorit të rëndësishëm stabilizues të SHBA-së dhe NATO-s. Nuk po ka përpjekje të duhura të përbashkëta të BE-së dhe Amerikës, ose këto përpjekje u zvetënuan shumë nga përkrahja e çuditshme që ju dha regjimit kriminal të Beogradit zyrtar, në dialog më Kosovën. Emisarët special në bisedime Lajqak, Borrell dhe Eskobar në vend që proceset ti vejnë në binarë normal, me përkrahjen karshi Vuçiqit, veç sa i dhanë krahë përshkallëzimit të situatës në rajon, deri te plasja e një lufte të re, e cila do ishte shumë tragjike. Mungesa që proceset të marrin të mbarën, atëherë gjithçka po vihet në pikëpyetje. Presidenti amerikan Joe Bajden nuk arriti të vë një baraspeshë në politikat ndërkombëtare, e ardhja eventuale e Trampit nga shumë kush mendohet se do të sjellë trazira në Ballkan, kur dihet predisponimi i tij për ndryshime kufijsh, e ku fuqia transformuese e BE-së tashmë është zhdukur, apo kemi ndryshme të politikave të gërshetuara me interesa gjeopolitike dhe gjeostrategji të reja të tyre. Vendi më i ri evropian-Kosova, i cili u shpall i pavarur në vitin 2008, ka qenë gjithmonë në gjendje të llogarisë në mbështetje të fortë të SHBA-ve deri më tani. Por tani sikur po dëshirohet të rishikohen vendimet e së kaluarës, gjë që sipas shumë njohësve të politikave ndërkombëtare, nëse vjen për president Donald Tramp, ka mundësi që mos të interesohet shumë për ngjarjet ndërkombëtare, që natyrisht do t’i lëshonin rrugë ndikimit të Rusisë. Ndikimi rus në Ballkan është ndjerë qartë prej disa kohësh së elitat politike në Serbi, në Mal të Zi dhe në BH-Republika Serpska, po ndjekin interesat gjeopolitike ruse. Rusia e Putinit e cila po kërcënon me luftë bërthamore, është jetësisht e interesuar ta parandalojë zgjerimin e BE-së e NATO-së në Ballkan.Mal i Zi edhe pse në NATO është luhatur me ardhjen në pushtet të qeverisë pro ruse dhe pro serbe të Millatoviqit dhe Mandiqit. Aktivitetet apo pasivitetet e fundit të BE-së, nuk e forcojnë demokracinë në rajon, Evropë dhe në botë. Përkundrazi cenueshmëria e demokracisë po shtohet në kohën kur autoritarizmi po rritet. Autokratet Putin, Vuçiq dhe Orban sikur kan marrë krahë, duke vu në rrezik kthimin mbrapa të proceseve demokratike dhe kapitalizmit liberal, dhe rreziku nga lufta të cilën po e proklamojn zëshëm për qëllime ekspanioniste. Ka ardhur puna që një ndërmarrje kriminale serbe, me institucione mafioze dhe më politikanë të korruptuar në krye më Vuçiqin ta ketë ndikimin në rajon, nga manovrimet e pa matura politike të Borrelit, Lajqakut, Eskobarit e Hillit, të cilët ka kohë që po koketojnë më regjimin e Beogradit. Këtij kori të them ashtu politikë ju kanë bashkëngjitë Makron dhe Sholc të cilët në interesat për litiumin serb, e kanë futur Kosovën në midis si monedhë kusuritje, të cilën gjë nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë Kosova dhe në përgjithësi shqiptarët, sepse aleancat e vjetra kundër shqiptare ashiqare janë vu në veprim.