By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Burimet në BE: Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > Burimet në BE: Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit
Ballina 1Rajon / Botë

Burimet në BE: Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit

Kosova Times
Last updated: 2024/09/13 at 7:58 PM
Kosova Times Published September 13, 2024
Share
SHARE

Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që të martën, më 17 shtator, të zhvillohen takimet Kosovë – Serbi, në nivel të kryenegociatorëve, pasi pjesëmarrjen e kanë konfirmuar si Besnik Bislimi nga Kosova, ashtu edhe Petar Petkoviq nga Serbia.

Megjithatë, sipas tyre, ka pasur tentime prej të dyja palëve që të ndërhyjnë në agjendën e përgatitur për takime.

Prandaj, sipas tyre, nëse nuk do të ndodhë takimi trepalësh, atëherë fajin do ta kenë të dyja palët.

Më herët gjatë së premtes, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociatori i vendit në dialogun me Serbinë në Bruksel, ka thënë se ka pranuar pjesëmarrjen në një takim trepalësh, të caktuar për 17 shtator, dhe që Serbia e ka refuzuar atë.

Përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter – Bislimi ka thënë se Kosova e ka pranuar takimin sipas një agjende të përcaktuar nga ndërmjetësuesi, ndërsa Serbia ka tentuar të përcaktojë agjendën “kryesisht për konsum të brendshëm politik”.

Bislimi e ka ftuar të dërguarin evropian për dialogun mes dy palëve, Mirosllav Lajçak që të hedhë poshtë ato që i ka konsideruar dezinformata të mediave lokale serbe, nëpër të cilat, ai ka thënë se është raportuar kinse Kosova e ka refuzuar takimin.

Burimet e Radios Evropa e Lirë kanë thënë se kjo nuk është hera e parë që palët bëjnë propozimet që kundërshtohen nga pala tjetër.

Nuk përjashtohet mundësia që të mos ketë takim trepalësh të martën, por vetëm takime bilaterale të të dyja delegacioneve me diplomatin Lajçak.

Kështu ka ndodhur shpesh edhe në të kaluarën kur palët nuk janë pajtuar të takohen.

Lajçak ka zhvilluar takime në ditët e fundit në Prishtinë dhe Beograd, me qëllim të përgatitjes për rundin e ardhshëm të dialogut në nivel të kryenegociatorëve.

Palët dialogojnë prej vitit 2011 në Bruksel, nën ndërmjetësim të BE-së, kanë arritur disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar.

Dialog i nivel të lartë, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, nuk është mbajtur që një vit.

Lajçak ka thënë së fundmi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, se konsideron që shoqëritë në Kosovë dhe Serbi, nuk janë gati për normalizim.

You Might Also Like

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

TAGGED: #17 shtator, #Bruksel, #Dialogu Kosovë - Serbi
Kosova Times September 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

I shpallur i vdekur, një burrë zgjohet para se t’i merren organet

Kosova Times Kosova Times October 20, 2024
Një britanik spiunoi për Iranin. Zbulohet pasi MI6 i ofroi të ishte një agjent i dyfishtë
S’mbyllet Artmotion, Gjykata Komerciale vendos në favor të kompanisë e kundër MINT-it
Media australiane “9Travel”: Eksploroni vijën bregdetare dhe Alpet mahnitëse të Shqipërisë
Zëvendësdrejtori i policisë: Jemi në koordinim me KFOR-in
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?