By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tetë kërpudha matsutake u shitën në ankand në Japoni për 4,850 euro
October 11, 2025
Dita Ndërkombëtare e Vajzave: UNICEF, 122 milionë vajza nuk shkojnë në shkollë
October 11, 2025
Cheesecake në një gotë me rrush të ëmbël të bërë në shtëpi
October 11, 2025
Ide e shkëlqyer për drekë: Qofte turke në një salcë kremoze që shkojnë shumë mirë me pure patatesh
October 11, 2025
Ja si duket shtëpia e një miliarderi! Hidhini një sy brenda një vile me vlerë 129 milionë euro me ftohje të jashtme
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti në Forumin për Integrimin e Ballkanit 2024: Serbia pasqyron stilin autoritar të rusisë dhe kërkon ndarje në rajon
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti në Forumin për Integrimin e Ballkanit 2024: Serbia pasqyron stilin autoritar të rusisë dhe kërkon ndarje në rajon
Lajme

Kurti në Forumin për Integrimin e Ballkanit 2024: Serbia pasqyron stilin autoritar të rusisë dhe kërkon ndarje në rajon

Kosova Times
Last updated: 2024/09/13 at 8:12 PM
Kosova Times Published September 13, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë paradites mori pjesë online në panelin e diskutimit “Ballkani Perëndimor dhe kriza globale – Stuhi të reja apo diell?” në kuadër të Forumit për Integrimin e Ballkanit 2024.

Pjesë e panelit ishin edhe Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Malit të Zi, Filip Ivanović, anëtari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Željko Komšić, Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet e Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčak, deputeti i Parlamentit Evropian, Tonino Picula, dhe Ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon. Moderator ishte Presidenti i Lëvizjes Evropiane të Malit të Zi, Momčilo Radulović.

Gjatë adresimit të tij, kryeministri Kurti shprehu se sfidat me të cilat përballet rajoni janë të ndërthurura me kontekstin më të gjerë të ndryshimeve globale në aspekte të ndryshme politike dhe gjeopolitike.

Ai shtoi se agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës ka zbuluar rreziqet që vijnë nga regjimet autoritare. Vijoi se edhe në Ballkanin Perëndimor Serbia sot pasqyron stilin autoritar të Rusisë. Strategjia e saj është krijimi i tensioneve në Kosovë, dhe kërkimi i ndarjes së Bosnjës, duke i përdorur ato si mjet negocimi me Perëndimin për të siguruar lëshime dhe për të shmangur reformat e nevojshme.

Theksoi se ajo që nevojitet është normalizimi i vet Serbisë, e cila duhet të pajtohet me faktin se epoka e zgjerimit territorial dhe ndarjeve etnike ka përfunduar.

Kryeministri nënvizoi se Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe për bashkëpunim rajonal dhe se vijon të punojë pareshtur drejt anëtarësimit në NATO dhe BE si qëllime tona strategjike.

Ai shtoi se Kosova në tri vitet e fundit, ka shënuar rritjen më të shpejtë të treguesve demokratikë në rajon dhe rritje të lartë ekonomike, duke treguar se demokracia dhe zhvillimi ekonomik ecin krah për krah njëra-tjetrës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Rregulla të reja për hyrjen dhe daljen nga BE-ja po hyjnë në fuqi

Tentojnë të rrëmbejnë të miturën , përfundojnë në pranga dy persona

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Arrestohet një person në Gjilan për rrëmbim, viktima arrin të shpëtojë

Moti në Shqipëri i kthjellët në të gjithë vendin

TAGGED: #Albin Kurti, #Forumi për Integrimin e Ballkanit 2024
Kosova Times September 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

MPJ izraelite: Të paktën 7 të plagosur, disa në gjendje të rëndë, pas një breshërie raketash të hedhura nga Hamasi nga zona e Rafahut

Kosova Times Kosova Times May 5, 2024
ASK: Qershori me më shumë vizitorë sesa një vit më parë
Lajçak këtë javë në Kosovë dhe Serbi
Ballkani në histori, për të dytin vit radhazi në grupet e Conference League
Gërvalla: Një luftë tjetër në Ballkan do të ishte e mirëpritur nga Rusia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?