By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse korridori i cili i është dhënë SHBA-së llogaritet nyja me e rendesishme gjeostrategjike
August 9, 2025
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kjo është loja e fundit e projektit nacionalist serb të Vuçiqit për ndarjen e veriut të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kjo është loja e fundit e projektit nacionalist serb të Vuçiqit për ndarjen e veriut të Kosovës
Ballina 1Lajme

Kjo është loja e fundit e projektit nacionalist serb të Vuçiqit për ndarjen e veriut të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/09/14 at 3:43 PM
Kosova Times Published September 14, 2024
Share
Beograd, 7.04.2023. - Predsednik Srbije Aleksandar Vucic odrzao je konferenciju za novinare nakon sastanka sa politickim predstavnicima Srba sa Kosova i Metohije, danas u Palati Srbija u eogradu. (BETAPHOTO/MILOS MISKOV)
SHARE

Prezantimin e kushtit 7 pikësh nga presidenti serb Vuçiq, në emër të normalizimit të raporteve me Kosovën dhe kthimin e serbëve në institucione, analistët politik po e shohin nga një kënd tjetër djallëzor të cilin e ka paramenduar Vuçiq, për realizimin e projektit të ndarjes së veriut të Kosovës si mjet i fundit para dështimit final. Kjo lojë sipas tyre është karta e fundit, mbase e shpenzuara akoma pa u publikuar, dhe nuk do të ketë sukses. Kështu vlerësojnë analistët politik Arsim Aziri dhe Blerim Burjani

“Pikat me të cilat është deklaruar presidenti Vuçiq në lidhje me rikthimin e kushteve me të cilat fuqizohet pozicioni i serbëve në Republikën e Kosovës, tregon edhe njëherë për apetitet e tija të sëmura dhe tendencën për ta paraqitë pushtetin aktuale si denigrues në raport me serbët. Ky është një manipulim i radhës në emër të secilës mendohet të rritet agresioni i Serbisë brenda Kosovës dhe kësisoj ta minimizoj fuqinë kushtetuese brenda shtetit tonë, veçanërisht në atë pjesë e cila është projekt për ndarje nga ana e Serbisë”, tha për “Kosova Times,” analisti Arsim Aziri.

Me mashtrime të tilla ndaj serbëve lokal të Kosovës, sipas Azirit, Vuçiqi po e humb ndikimin e tij dhe ata po integrohen gjithnjë e më shumë në jetën publike e politike të Kosovës, duke u çliruar nga bandit kriminale, prandaj edhe presidenti serb me këtë hap po mundohet që të ndalet në shkallën e fundit dhe ta provon edhe njëherë sa është duke qëndruar autoriteti I tij I rrënuar tek serbët e Kosovës, të cilët kanë filluar të ja kthejnë shpinën.

“Vuçiq aktualisht është në presion të madh, dhe përmes propagandës destruktive në kuptimin e kërkesave ndaj serbëve, po mundohet ta ngrisë autoritetin e tij politik që dorën në zemër tashmë e tre vite është në rënie. Rënien e autoritetit dhe ndikimit të tij tek serbët lokal të Kosovës, të cilët po i kthehen realitetit të ri shtetëror, e dëshmon më së miri atmosfera e krijuar stabile, pas pranimit të tabelave të veturave, ndërrimit, respektivisht konvertimit të dokumenteve personale nga ato ilegale të Serbisë në dokumentet legale të shtetit të Kosovës, e ku përfshihet edhe regjistrimi i veturave dhe të gjitha llojeve të automjeteve në RKS. Vuçiq duhet ta dijë tani se nuk mundë të ketë kthim në institucione të atyre që janë larguar duke u manipuluar me telekomandën e tij. Duhet të zbatohen ligjet dhe kushtetuta. Zgjedhjet lokale sipas ligjit dhe kushtetutës e kanë afatin e caktuar dhe nuk mundë të ketë rikthim ndryshe për zyrtarët lokal dhe ata komunal. Për policët që janë larguar është institucioni i konkursit. Të gjithë janë të barabartë të konkurrojnë dhe të bëhet verifikimi se kush i plotëson kushtet fizike dhe ato profesionale, por edhe pastërtinë e figurës për të qenë polic i Kosovës. Pra gjithçka sipas ligjeve të shtetit tonë dhe jo urdhrave ultimative të Serbisë”, tha Aziri për Kosova Times”.

Edhe për analistin politik Blerim Burjani, duke pasur në dijeni praktikën e lojës shantazhuese të Serbisë ndër vite, paraqitja e kushteve të fundit nuk është befasi por edhe një taktikë tjetër destruktive që nuk do të kalon.

“Shtatë pikshi është jo i befasueshëm për askënd ,Vuçic u dorëzua. Nuk mundet ndryshe me shty agjendën për pakicën serbe. Ai tash po kërkon kthimin në institucionet kosovare. E tërë problematika e krijuar ishte skenar për ndarje të asaj pjese të Kosovës, por dështimi me Banjskon, dhe largimin e serbëve kosovar nga institucionet, i ka kushtuar shtrenjtë politikisht politikës destruktive të Aleksandër Vuçiqit. Tash kthimi në institucione është ide e  përbashkët edhe e BE-së. Pra kjo është bërë me marrëveshje me BE-në dhe SHBA-të që të krijohet hapësirë e njëjtë për kthim në institucione. Kjo qasje e Vuçiqit nuk është asgjë e re. Politika e tij ciklike prej krize në krizë është e njohur. Pra Vuçiq asnjëherë nuk do zgjidhje për normalizim por për të gjetur rrugë politike të tjera që atë akoma e mbajnë dhe e kthejnë në Kosovë”, tha Burjani për “Kosova Times”.

You Might Also Like

Një i ri lirohet, një tjetër ndalohet pas incidentit në festivalin në veri të qytetit të Mitrovices

BE: Përmbajuni vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjeni kompromis

Kurti kujton heroizmin e zjarrfikësit Osmanaj në përvjetorin e rënies

LVV: Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja juridike

KQZ fton diasporën në takime për zgjedhjet nga 11 deri 29 gusht

TAGGED: #Aleksandër Vuçiq, #Arsim Aziri, #Blerim Burjani
Kosova Times September 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Harris siguron mbështetjen e nevojshme për t’u bërë kandidate për presidente

Kosova Times Kosova Times July 23, 2024
Bugajski i shokuar nga sjellja e Lajcak: “Vetëm udhëtoni mes qyteteve kryesore dhe përsëritni të njëjtat fraza të zbrazëta…”
Horoskopi ditor për 14 Janar
Rita Ora ka uruar 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Florian Marku mposhtet nga Chris Kongo
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?