By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Agjentët sekretë italianë të picave
August 8, 2025
Si po zhvillohen mashtrimet dixhitale në industrinë e ushqimit dhe hotelerisë?
August 8, 2025
Një luginë e jashtëzakonshme zvicerane me 72 ujëvara
August 8, 2025
Mustafa: VV bëri përpjekje të qëllimshme për kapje Kuvendi
August 8, 2025
Pasoja evidente të ngërçit politik në ecuritë ekonomike
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ish-mjeku i UÇK-së, promovoi librin ‘Mjekësia e Bjeshkatarisë’
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Ish-mjeku i UÇK-së, promovoi librin ‘Mjekësia e Bjeshkatarisë’
Lajme

Ish-mjeku i UÇK-së, promovoi librin ‘Mjekësia e Bjeshkatarisë’

Kosova Times
Last updated: 2024/09/14 at 5:17 PM
Kosova Times Published September 14, 2024
Share
SHARE

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ibish Ahmeti ka promovuar librin që i kushtohet bjeshkatarisë. Libri “Mjekësia e Bjeshkatarisë” është një doracak për mbrojtjen e të gjithë bjeshkatarëve dhe atyre që duan të vizitojnë bjeshkët.

Ai shtjellon masat praktike dhe teorike për mbrojtje nëse dikush pëson gjatë lëvizjes në bjeshkë. Libri sjellë shembuj praktik të shoqëruar me fotografi dhe skica origjinale dhe përfshin disa disciplina mjekësore.

Recensentët e librit kanë thënë se përmbajtja e tij është shumë e mirëseardhur për të gjithë.

“Libri është i ilustruar me 50 fotografi të bukura të peizazheve të bjeshkëve tona. Si dhe e ka shoqëruar me disa skica me disa fotografi që në rast të dëmtimit, lëndimi dhe pastaj ka të gjitha këshillat sepse organizmi është sikur makinat. Po e ngarkove shumë, e prish motorin dhe këtu muskulatura e ka njëfarë pragu të ngarkesave. kështu që të gjitha detajet, të gjitha këshillat i ka dhënë në libër dr.Ibishi dhe me këto këshilla”, ka thënë Hysni Daka, recensent i parë i këtij libri.

“Unë jam shumë i sigurt që ky shekull është shekull i shqiptarëve në çdo aspekt. Edhe në bjeshkatari ka me qenë shekull i shqiptarëve. Për të qenë në atë nivel, ne duhet të përcjellim në shumë sfera përfshirë edhe shkencën e mjekësisë. Dhe normalisht për të pasur kuadro të forta duhen përgatitur përmes informacioneve dhe informacionet shkencore na i sjellin ekspertët e fushës”, ka deklaruar Kujtim Shala, recensent.

Ky libër është mirëpritur edhe nga Federata e Bjeshkatarisë dhe Alpinizmit. “Iniciativa e doktor Ibishit është shumë e mirëpritur nga komuniteti i bjeshkatarëve. Është një nismë që për herë të parë ka filluar nga doktor Ibishi dhe konsideroj se do të vazhdoj nga doktori apo nga pasionant tjerë të bjeshkatarisë që janë profesionist të fushës. Më herët të gjithë ata që kanë pasur dëshirë të jenë të informuar me mjekësinë bjeshkatare, kanë shfrytëzuar artikuj në gjuhë të ndryshme, qoftë serbo-kroate, angleze apo çfarëdo gjuhe, tani e kanë rastin që ta shfrytëzojnë këtë libër, i cili është i kompletuar duke i sjellë përvojat e shkencëtarëve”, ka thënë para të pranishmëve, Arianit Nikqi, kryetar i kësaj federate.

Autori i këtij libri, Ibish Ahmeti ka shpjeguar se pse bjeshkataria ka shumë rëndësi në shumë fusha dhe të gjitha ata që janë të apasionuar për vizitë bjeshkëve të vendit.

“Bjeshkataria është edhe sport, është edhe kulturë edhe shëndet, por mbi të gjitha është atdhedashuri dhe atdhetarizëm. Unë mendoj se çdo banor, çdo shtetas i një vendi, i një shteti, duhet ta ndjejë për obligim ta mbroj vendin e vet, shtetin e vet dhe për ta mbrojtur vendin, duhet të duhet vendi. E për me dashtë vendin, duhet ta njohësh vendin, e për ta njohur, duhet të vizitohet. Ky libër ka disa këshilla, disa udhëzime, disa rregulla, njohuri elementare teorike dhe praktike, që ndihmojnë në parandalimin dhe evitimin e këtyre aksidenteve dhe me pasoja sa më të vogla”.

Libri “Mjekësia e Bjeshkatarisë” është i treti më radhë i publikuar nga doktor Ibish Ahmeti. Ai ka të publikuar edhe librat “Doracat i Pediatrisë së Përgjithshme” dhe “Duke i shëruar plagët e luftës”.

You Might Also Like

Kurti: Ofruam dy kompromise, s’ka pasur hapa nga pala tjetër

Protesta në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

Dua Lipa: E bëre Prishtinën të shkëlqejë edhe më shumë

Çeku: ‘Sunny Hill’ bën Prishtinën skenë ndërkombëtare

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për Sunny Hill Festival

TAGGED: #Ibish Ahmeti, #Mjekësia e bjeshkatarisë
Kosova Times September 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pavarësisht vetos hungareze, BE po përgatit një paketë ndihme për Ukrainën…

Kosova Times Kosova Times December 11, 2022
A po i mungon skenës politike kosovare serioziteti i sjelljes ndaj shtetit?
Moti sot kryesisht me diell
Jean-Marie Le Pen ka vdekur
BE-ja dhe NATO-ja “kërkojnë punëtorë”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?