By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbështetja e të rinjve për të djathtën ekstreme në Evropë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Mbështetja e të rinjve për të djathtën ekstreme në Evropë
Uncategorized

Mbështetja e të rinjve për të djathtën ekstreme në Evropë

Kosova Times
Last updated: 2024/09/14 at 7:56 PM
Kosova Times Published September 14, 2024
Share
SHARE

Mbështetja e votuesve të rinj për të djathtën ekstreme duket se po rritet në disa vende evropiane. Partia Aleanca për Gjermaninë, AfD, shpreson të sigurojë një tjetër fitore në zgjedhjet e ardhshme shtetërore. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës nga Londra, Henry Ridgwell, kjo prirje ndihmoi në suksesin e së djathtës ekstreme në zgjedhjet evropiane të qershorit.

Fitorja e partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë ose AfD, në zgjedhjet e Turingisë në fillim të këtij muaji u ndikua pjesërisht nga rritja e pjesëmarrjes së të rinjve në votime.

Zëri i Amerikës bisedoi me Ben Ansell, profesor në Universitetin e Oksfordit i cili drejton podkastin “Çfarë Problemesh ka Demokracia”.

“Më shumë se një e treta e të rinjve, pothuajse 40% e 18-29-vjeçëve, votojnë për AfD-në.”

Një në pesë votues mbi 70 vjeç voton për partinë AfD e cila shpreson të përsërisë fitoren e saj në zgjedhjet e Brandenburgut më 22 shtator, me ndihmën e votës së të rinjve.

Hans-Christoph Berndt është kryetar i partisë AfD në Brandenburg.

“Partitë e tjera mendonin se AfD ishte një parti vetëm për të moshuarit dhe se të rinjtë nuk e mbështesin AfD-në. Kjo është tërësisht e gabuar.”

Hulumtuesit thonë se çështja e emigracionit duket të jetë një nga faktorët e rritjes së popullaritetit të së djathtës ekstreme.

“Një pjesë e vendit është më e varfër se pjesët e tjera, me popullsi kryesisht homogjene dhe për këtë arsye reagon më shumë ndaj emigracionit sesa Berlini, apo pjesë të tjera të Gjermanisë. Disa njerëz kanë argumentuar se kjo tregon shqetësimet për luftën në Ukrainë. Të tjerë thonë se është një qëndrim që ka lidhje me trajtimin e situatës gjatë COVID-it ose me krizën e strehimit”, thotë profesori Ben Ansell.

Partia franceze e ekstremit të djathtë, Bashkimi Kombëtar, lëvizja politike më popullore mes moshave 18 dhe 32 vjeçe, mori 32% të votave në zgjedhjet evropiane të qershorit. Kjo parti gëzon më shumë mbështetje nga moshat e reja se sa grupmoshat mbi 65 vjeç.

Presidenti 28-vjeçar i Partisë Bashkimi Kombëtar, Jordan Bardella, ka 1.6 milionë ndjekës në rrjetin Tik Tok, që frekuentohet kryesisht nga moshat e reja, thotë profesori Ansell.

“Partitë populiste e shfrytëzojnë mirë rrjetin Tik Tok për të postuar video të shkurtëra politike që godasin objektivat e tyre, për të ndikuar pozitivisht tek mbështetësit”.

Një studim i gazetës spanjolle El País sugjeron se një e katërta e meshkujve spanjollë të moshës 18 deri në 26 vjeç, e ashtuquajtura gjenerata Z, beson se në disa rrethana autoritarizmi mund të jetë më i preferuar se demokracia. Të njëjtin mendim ndajnë rreth 10% e grupmoshës mbi 59 vjeç. Shifrat janë edhe më të ulëta mes votueseve femra.

“Ky hendek i madh gjinor tek grupmosha nën 30 vjeç është i përhapur në të gjitha vendet”, thotë profesori Ansell.

Mbetet për t’u parë nëse tendenca të tilla midis votuesve të rinj do të shfaqen edhe në zgjedhjet presidenciale amerikane të nëntorit, ndonëse anketat e fundit tregojnë se është shtuar mbështetja e të rinjve për demokraten Kamala Harris.

You Might Also Like

Pritja e mërgatës nga Osmani, Haziri thirrje presidentes: Respekto këto 10 ditë fushatë

Gazetarët e BBC-së kanë hyrë në një strukturë sekrete ukrainase

Tërmeti në Kosovë, shqetësim ndërtimet e një dekade pas luftës

The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut

Në Izrael promovohet libri `Kosova në 100 fotografi`

TAGGED: #E djthta, #Evropë, #Të rinjtë
Kosova Times September 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Sandulloviq: Në mesin e atyre që më rrahën ishin edhe Rakiq e Radojiçiq

Kosova Times Kosova Times February 20, 2024
Ambasada e ShBA-së në Shqipëri: Kujdes me kandidatët dhe aktivitetet zgjedhore
Abdixhiku prezanton planin e 5 miliardë investimeve në takimin me bizneset më të mëdha të Kosovës
Kurti takohet me Plenkoviq, e falënderon për përkrahjen për anëtarësim në BE
Listat e pritjes, 4 milionë italianë heqin dorë nga vizitat ose testet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?