By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Italia planifikon të ndërtojë një urë drejt Siçilisë për të përmbushur objektivin e NATO-s, do ta emërojë atë sipas Silvio Berlusconi-t
June 30, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 30, 2025
SHBA: Një snajper vrau dy zjarrfikës ndërsa po shuanin një zjarr në Idaho, policia është ende në kërkim të tij
June 30, 2025
Presidenti kolumbian: Serbia duhet të na shpjegojë pse i mban të burgosur intelektualët tanë
June 30, 2025
Horoskopi ditor për 30 qershor
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pejxherët që shpërthyen në Liban dhe Siri u prodhuan në Hungari
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Pejxherët që shpërthyen në Liban dhe Siri u prodhuan në Hungari
Rajon / Botë

Pejxherët që shpërthyen në Liban dhe Siri u prodhuan në Hungari

Kosova Times
Last updated: 2024/09/18 at 10:47 AM
Kosova Times Published September 18, 2024
Share
SHARE

Kompania tajvaneze Gold Apollo ka thënë të mërkurën se ka autorizuar përdorimin e markës së saj në pejxherët që shpërthyen në Liban dhe në Siri, por se ato janë prodhuar nga një kompani tjetër, me bazë në Budapest.

 

Pejxherët – pajisje të telekomunikimit me valë – e përdorur nga grupi militant Hezbollah, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shpërthyen pothuajse në të njëjtën kohë gjatë 17 shtatorit në Liban dhe në Siri, duke vrarë të paktën nëntë persona, përfshirë një vajzë 8 vjeçe, dhe duke plagosur rreth 3.000 njerëz.

Hezbollahu dhe qeveria libaneze kanë fajësuar Izraelin për atë që u duk të ketë qenë një sulm i sofistikuar nga largësia, raporton Associated Press.

Pejxherët ishin prodhuar nga BAC Consulting KFT, me bazë në kryeqendrën e Hungarisë, sipas një komunikate të lëshuar më 18 shtator nga Gold Apollo.

“Sipas marrëveshjes së bashkëpunimit, ne autorizojmë BAC të përdorë markën tonë për shitjet e produkteve në rajone të caktuara, por dizajni dhe prodhimi i produkteve është përgjegjësi e BAC”, thuhet në komunikatë.

Kreu i Gold Apollo, Hsu Ching-kuang, u tha gazetarëve se kompania e tij ka pasur marrëveshje licencimi me BAC për tre vjetët e kaluar, por nuk ka ofruar dëshmi të kontratës.

Rreth orës 3:30 të së martës, sipas kohës lokale, teksa njerëzit po blinin në dyqane, po rrinin në kafene apo po ngisnin automjetet e tyre, pejxherët në duart apo në xhepat e tyre filluan të nxehen dhe pastaj shpërthyen – duke shkaktuar skena të përgjakshme dhe duke nxitur panik mes kalimtarëve.

Shumë prej viktimave u tha se janë pjesëtarë të Hezbollahut, por nuk u bë e qartë nëse pejxherët që shpërthyen ishin edhe në duar të joanëtarëve.

Shpërthimet ndodhën kryesisht në zonat ku grupi ka prani të madhe, veçanërisht në një periferi jugore të Bejrutit dhe në rajonin Beka në lindje të Libanit, si dhe në Damask, sipas zyrtarëve libanezë të sigurisë dhe një zyrtari të Hezbollahut, i cili foli në kushte anonimiteti.

Hezbollahu, i cili akuzon Izraelin si përgjegjës për shpërthimet, ka thënë në mëngjesin e së mërkurës, nëpërmjet një komunikate, se do të vazhdojë kryerjen e sulmeve të zakonshme ndaj Izraelit “sikurse në ditët e fundit”, si pjesë e atij që e ka përshkruar si front mbështetës për aleatin e tij, Hamasin – po ashtu i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe nga Bashkimi Evropian – dhe për palestinezët në Gazë.

Hezbollahu nisi lëshimin e raketave drejt Izraelit më 8 tetor 2023, një ditë pasi një sulm vdekjeprurës i udhëhequr nga Hamasi në Izraelin jugor nxiti një kundërofensivë masive izraelite dhe luftën e vazhdueshme në Gazë.

Që atëherë, Hezbollahu dhe forcat izraelite kanë shkëmbyer sulme pothuajse çdo ditë, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e qindra personave në Liban dhe të dhjetëra të tjerëve në Izrael, si dhe kanë çuar në zhvendosjen e dhjetëra mijëra njerëzve në të dyja anët e kufirit.

You Might Also Like

Italia planifikon të ndërtojë një urë drejt Siçilisë për të përmbushur objektivin e NATO-s, do ta emërojë atë sipas Silvio Berlusconi-t

Axhenda ndërkombëtare

SHBA: Një snajper vrau dy zjarrfikës ndërsa po shuanin një zjarr në Idaho, policia është ende në kërkim të tij

Presidenti kolumbian: Serbia duhet të na shpjegojë pse i mban të burgosur intelektualët tanë

Azerbajxhani anulon ngjarjet që lidhen me Rusinë

Kosova Times September 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

34 vjet nga okupimi i Radio Televizionit të Prishtinës

Kosova Times Kosova Times July 5, 2024
Rahoveci mundet nga skuadra rumune
ShBA-ja jep edhe 600 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën
Politikani serb vendos flamujt e komuniteteve para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës
Shtatorja që nuk i bën nder askujt!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?