By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Fshini filmimet”, gazetarja tregon si u kërcënua në tregun agroushqimor në Elbasan: Na drejtuan armët!
June 9, 2025
Klodiana Lala flet për sulmin me armë ndaj familjes së saj, gazetarja: Më kanë kërcënuar sërish me vajzat e mia
June 9, 2025
Spiropali – Kiselova: Bullgaria, mbështetje integrimit të përshpejtuar të Shqipërisë në BE
June 9, 2025
Babai i Muskut mbërrin në Moskë: Nuk mund ta besoja që Moska ishte si Roma
June 9, 2025
Varka me vela me Gretën dhe aktivistët mbërriti në Izrael
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > ShBA dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë

Kosova Times
Last updated: 2024/09/18 at 9:33 PM
Kosova Times Published September 18, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara dhe Serbia nënshkruan të mërkurën një marrëveshje bashkëpunimi strategjik në sektorin e energjisë.

Marrëveshja e nënshkruar është e para mbi bashkëpunimin strategjik në mes Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë.

Marrëveshja do të “forcojë partneritetin strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.

Ajo u nënshkrua nga Nënsekretari amerikan për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Jose W. Fernandez dhe Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq. Sipas zyrtarëve amerikanë, ajo “do të zgjerojë mundësitë që kompanitë amerikanë të investojnë në sektorin e energjisë së Serbisë dhe të promovojë investimet amerikane.”

Ministri serb Gjuriq e quajti marrëveshjen “një hap të rëndësishëm dhe të përgjegjshëm për avancimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara dhe për një siguri afatgjatë energjie.”

“Kjo është e para, shpresojmë, në serinë e marrëveshjeve strategjike ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara që do të përmirësojnë karakterin e përgjithshëm të marrëdhënieve tona. Natyrisht që çështjet e energjisë kanë edhe implikime më të gjera, por sot qëllimi është të sigurohet furnizimi afatgjatë, i qëndrueshëm, i sigurtë dhe i pastër i qytetarëve të Serbisë me energji elektrike në një formë të qëndrueshme ekonomike, në mënyrë që Serbia të mbetet vend joshës për tërheqjen e investimeve të huaja,” deklaroi ministri Gjuriq pas ceremonisë së nënshkrimit.

Ai shtoi se “dita e sotme do të shënohet si një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.”

Nënsekretari Fernandez tha se marrëveshja do ta ngrejë bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve “në një nivel më të lartë” dhe do ta ndihmojë Serbinë të diversifikojë burimet e energjisë.

“Kemi punuar për shumë vite që kompanitë amerikane të kenë mundësi të investojnë në teknologjitë e energjisë së pastër në Serbi dhe më vjen mirë që kemi arritur përparim. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për të kaluarën, por shpresojmë që të vazhdojmë të bashkëpunojmë në sektorin e energjisë së pastër. Kjo është sfidë e madhe moderne, ndryshimet klimatike janë një sfidë e madhe, por edhe një mundësi për të investuar në të ardhmen e energjisë. Sot kemi bërë hapin e parë dhe jemi të kënaqur nga zhvillimi i marrëdhënieve me Serbinë,” deklaroi zoti Fernandez pas ceremonisë.

Shtetet e Bashkuara dhe Serbia deri më tani nuk kishin nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi strategjik, apo partneriteti strategjik.

Serbia ka ndërkohë marrëveshje partneriteti të përgjithshëm strategjik me Rusinë dhe Kinën.

Kjo marrëveshje për bashkëpunim strategjik me Shtetet e Bashkuara në fushën e energjisë vjen pas nënshkrimit të një marrëveshjeje tjetër strategjike që Serbia ka nënshkruar me Bashkimin Evropian.

Në korrik, Serbia nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Bashkimin Evropian për një partneritet strategjik që mundëson nxjerrjen e mineraleve të rralla si litiumi, një projekt i përmasave të mëdha që pritet të zvogëlojë vartësinë e Evropës ndaj Kinës, por që po kritikohet ashpër nga ambientalistët dhe partitë opozitare.

Marrëveshja me BE-në u nënshkrua në prani të Kancelarit gjerman Olaf Scholz, vendi i të cilit si prodhuesi më i madh i veturave në Evropë është në kërkim të litiumit, një mineral jetik për prodhimin e baterive të makinave elektrike.

Planet për mineralin e litiumit kanë nxitur protesta të gjera kundër qeverisë në Serbi, përkundër paralajmërimeve të zyrtarëve se po bëhen përpjekje për të rrëzuar Presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Ai ka deklaruar se është njoftuar nga shërbimet ruse të zbulimit se në Serbi po përgatiten “trazira të gjera dhe puç” nga fuqitë perëndimore që duan ta rrëzojnë nga pushteti. Ai nuk ka thënë se për cilat vende perëndimore bëhet fjalë.

Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes të mërkurën, Shtetet e Bashkuara thanë se ato “mbështesin fuqishëm standardet e larta të transparencës dhe të qenit të hapur në prokurimin publik, të përcaktuara nga organizatat shumëkombëshe” dhe nxitën Serbinë të përvetësojë këto standarde, sipas deklaratës.

Sipas Shteteve të Bashkuara, marrëveshja e arritur me Serbinë është rezultat i “një përpjekjeje shumëvjeçare” të specialistëve të angazhuar nga pesë agjenci amerikane.

“Ky angazhim i burimeve pasqyron përkrahjen e fuqishme të qeverisë amerikane për investitorët amerikanë dhe projektet për energji të pastër” dhe zhvillim të qëndrueshëm, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

You Might Also Like

Babai i Muskut mbërrin në Moskë: Nuk mund ta besoja që Moska ishte si Roma

Varka me vela me Gretën dhe aktivistët mbërriti në Izrael

Protestuesit sulmojnë Kullën Trump, 24 të arrestuar

“Bundestagu nuk mund të frikësohet”: Kryetari i Parlamentit gjerman iu përgjigj Volodinit 9 minuta më parë

Filloi shkëmbimi i të burgosurve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës

TAGGED: #Jose Fernandez, #Marko Gjuriq
Kosova Times September 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

BQK: Norma mesatare e inflacionit në 2023, pritet të bie në 6.2 përqind

Kosova Times Kosova Times November 16, 2022
Kurti para Internacionales Socialiste: Progresi ynë po e zemëron Beogradin
Osmani vizitë dy ditore në Shqipëri, pritet nga homologu Begaj më 4 shtator
PE me rezolutë për heqjen e vizave në Kosovë dhe kërcënimin rus në Ballkan
Kriza në Detin e Kuq pritet t’i rrisë disa çmime në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?