By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Agjentët sekretë italianë të picave
August 8, 2025
Si po zhvillohen mashtrimet dixhitale në industrinë e ushqimit dhe hotelerisë?
August 8, 2025
Një luginë e jashtëzakonshme zvicerane me 72 ujëvara
August 8, 2025
Mustafa: VV bëri përpjekje të qëllimshme për kapje Kuvendi
August 8, 2025
Pasoja evidente të ngërçit politik në ecuritë ekonomike
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OKB i kërkon Izraelit t’i japë fund uzurpimit “joligjor” të territoreve palestineze brenda një viti
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > OKB i kërkon Izraelit t’i japë fund uzurpimit “joligjor” të territoreve palestineze brenda një viti
Ballina 2Rajon / Botë

OKB i kërkon Izraelit t’i japë fund uzurpimit “joligjor” të territoreve palestineze brenda një viti

Kosova Times
Last updated: 2024/09/18 at 9:38 PM
Kosova Times Published September 18, 2024
Share
SHARE

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) e ka miratuar të mërkurën një rezolutë palestineze, e cila i kërkon Izraelit t’i japë fund “pranisë së jashtëligjshme në territoret e uzurpuara palestineze” brenda 12 muajve.

Njëqind e njëzet e katër shtete votuan për këtë rezolutë, 43 të tjera abstenuan, ndërsa Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe 12 shtete të tjera votuan kundër.

Ky vendim e izolon Izraelin pak ditë para se liderët botërorë të mblidhen në Nju Jork për takimin vjetor të OKB-së. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme më 26 shtator, sikurse edhe presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.

Rezoluta e së mërkurës pason një opinion këshillues në korrik nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë se uzurpimi i territoreve palestineze nga Izraeli dhe ndërtimi i vendbanimeve janë të jashtëligjshme.

Ndërkohë, rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme u bën thirrje gjithashtu shteteve që “të ndërmarrin hapa drejt ndërprerjes së importit të çdo produkti me origjinë nga vendbanimet izraelite, si dhe të mos i sigurojnë apo transferojnë armë, municione dhe pajisje të ngjashme Izraelit … kur ka arsye për të dyshuar se ato mund të përdoren në Territorin e Pushtuar Palestinez”.

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, u bëri thirrje vendeve të votojnë kundër të mërkurën. Uashingtoni – një furnizues armësh dhe aleat i Izraelit – ka kundërshtuar prej kohësh masat e njëanshme që minojnë perspektivën e një zgjidhjeje me dy shtete.

Opinioni GJND-së nuk është detyrues, por ka peshë sipas ligjit ndërkombëtar dhe mund të ndikojë që mbështetja për Izraelin të zbehet.

As rezoluta e së mërkurës e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nuk është detyruese, por ka peshë politike. Asnjë vend nuk ka të drejtë vetoje në Asamble.

“Çdo vend ka një votë dhe bota po na shikon,” tha ambasadori palestinez në OKB, Riyad Mansour, para Asamblesë së Përgjithshme të martën. “Ju lutemi qëndroni në anën e duhur të historisë. Me ligjin ndërkombëtar, me lirinë, me paqen.”

Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, e kritikoi Asamblenë e Përgjithshme të martën për dështimin për të dënuar sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit nga militantët palestinezë të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga ShBA dhe BE – i cili e shkaktoi luftën e Izraelit në Rripin e Gazës.

Ai hodhi poshtë tekstin palestinez duke thënë: “Le ta quajmë këtë ashtu si është: kjo rezolutë është terrorizëm diplomatik, duke përdorur mjetet e diplomacisë jo për të ndërtuar ura, por për t’i shkatërruar ato”.

Izraeli e pushtoi Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës dhe Jerusalemin Lindor – zona të Palestinës historike, të cilat palestinezët i duan për një shtet të vetin – në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967 dhe prej atëherë ka ndërtuar vendbanime në Bregun Perëndimor dhe i ka zgjeruar në mënyrë të vazhdueshme ato.

Lufta në Rripin e Gazës filloi më 7 tetor 2023, kur militantët e Hamasit e sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë rreth 1.200 njerëz, dhe duke rrëmbyer rreth 250 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë.

Prej atëherë, ushtria izraelite ka rrafshuar pjesë të enklavës palestineze, duke i zhvendosur nga shtëpitë e tyre pothuajse të gjithë 2.3 milionë banorët e Gazës. Më shumë se 41.000 palestinezë janë vrarë në Gazë prej tetorit, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

You Might Also Like

Identifikohen emrat e gati 123,000 ushtarëve të vdekur rusë

Pesë skenarë, një luftë dhe tre udhëheqës: Nga fitorja e Putinit te një përsëritje e Afganistanit Sovjetik

Izraeli po kalon në pushtimin total të Gazës. NBC: Trump i bërtiti Netanyahut

Ka mbërritur reagimi i parë i Kinës ndaj takimit vendimtar midis Putinit dhe Trumpit

Djali (4) lirohet nga spitali në Angli, viziton gjyshen. Vritet nga autobusi

TAGGED: #Izrael, #OKB, #Palestinë
Kosova Times September 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Çetnikët e Bosnjës, të papenguar në mediat sociale

Kosova Times Kosova Times March 23, 2023
Rusia thotë se rrëzoi 36 dronë ukrainas
Kundërshtimet për zgjedhjen e prokurorit Abazi, politike apo etnike?
Një pjesëmarrës në rajonin Bryansk u akuzua për tentativë për të vrarë Malofeev
Arabia Saudite paralajmëron investime në Iran
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?