By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Clark, gjenerali që solli lirinë dëshmon pro UÇK-së
October 26, 2025
Mediat ndërkombërtare: Kosova drejt zgjedhjeve pas dështimit të Kurtit
October 26, 2025
Policia parandalon kontrabandimin me mallra në Han të Elezit
October 26, 2025
Veshalli: Për herë të parë një rom propozohet për vendimmarrje në Qeveri
October 26, 2025
Haxhiu: Klubi i Stërvjetëruar Politik pamundësoi votimin e Kurtit
October 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kushtetuesja e Bosnjës e shpall jokushtetues Ligjin Zgjedhor të Republikës Sërpska
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kushtetuesja e Bosnjës e shpall jokushtetues Ligjin Zgjedhor të Republikës Sërpska
Ballina 2Rajon / Botë

Kushtetuesja e Bosnjës e shpall jokushtetues Ligjin Zgjedhor të Republikës Sërpska

Kosova Times
Last updated: 2024/09/19 at 8:43 PM
Kosova Times Published September 19, 2024
Share
SHARE

Gjykata Kushtetuese e Bosnjë e Hercegovinës e ka shpallur jokushtetuese një Ligj Zgjedhor paralel të Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnjës.

Në një vendim të enjten, Gjykata Kushtetuese deklaroi se ligji i kontestuar nuk është në përputhje me Kushtetutën e Bosnjë e Hercegovinës e as me Ligjin Zgjedhor të saj, për shkak se kështu ligji i Republikës Sërpska do t’i merrte përsipër kompetencat që i takojnë vetëm ligjit në fjalë të Bosnjës.

Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi Ligjin Zgjedhor të Republikës Sërpska dhe erdhi në përfundim se nuk ka dispozita kushtetuese në bazë të të cilave mund të vërtetohet kushtetutshmëria e ligjit të kontestuar që u miratua nga Asambleja Parlamentare e Republikës Sërpska në fillim të këtij viti.

Në shpjegimin e vendimit, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se bëhet fjalë për “çështje shumë serioze dhe komplekse të kushtetutshmërisë së ligjit të kontestuar zgjedhor të Republikës Sërpska”.

Ligji Zgjedhor i Republikës Sërpska parashikonte përvetësimin e kompetencave shtetërore të subjekteve në fushën e zgjedhjeve.

Kjo nënkupton se Komisioni Republikan Zgjedhor i Republikës Sërpska e merr rolin e Komisionit Qendror Zgjedhor të Bosnjë e Hercegovinës në organizimin e zgjedhjeve lokale, si dhe zgjedhjet për Asamblenë Parlamentare të entitetit dhe për presidentin dhe zëvendëspresidentin e Republikës Sërpska.

Ambasada amerikane në Sarajevë e kishte quajtur antikushtetues dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Dejtonit krijimi i një sistemi zgjedhor paralel nga Qeveria e Republikës Sërpska.

Me Marrëveshjen e Dejtonit të vitit 1995, që i ka dhënë fund luftës në Bosnjë e Hercegovinë, ky vend është ndarë në dy entitete autonome – Federata e Bosnjë e Hercegovinës dhe Republika Sërpska – plus Qarku i Bërçkos, që është njësi administrative vetëqeverisëse. Të gjithë bashkë janë nën ombrellën e qeverisë federale dhe të presidencës me rotacion.

Prej atëherë, entitetet nuk kanë juridiksion dhe as nuk mund të organizojnë zgjedhje në gjithë territorin e Bosnjës. Kushtetuta e Bosnjë e Hercegovinës nuk u jep të drejtat entiteteve për zhvillimin e zgjedhjeve.

You Might Also Like

Me makinë shuan jetrat e tërë familjes(VIDEO)

Pse u zhduk shpejt lajmi për dëbimin e diplomatit rus në draft dokument?

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhjen në muzeun e Luvrit

Putin: Rusia testoi Burevestnik, një raketë kruz me fuqi bërthamore

WDR: Rusia ka ngritur një bazë spiunazhi në një traget që u fundos në Detin Baltik 30 vjet më parë

TAGGED: #BeH, #Gjykata Kushtetuese, #Republika Sërpska
Kosova Times September 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Sulm, faj, akuza: Thirrje për hetime të pavarura në Ibër-Lepenc

Kosova Times Kosova Times December 8, 2024
Pas takimit me Putin: Lukashenko është dërguar me urgjencë në spital ne gjendje kritike
Çeku për sheshin ‘Xhorxh Bush’: Gjykata foli qartë, komuna e shkeli ligjin
Lajçaku do të flasë në Zvicër për dialogun Kosovë-Serbi
Arrestohet  i dyshuari për posedim narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?