By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tre vajzat e ish-ushtarit amerikan gjenden të vdekura. Forcat Ajrore dhe dronët e kërkojnë atë
June 4, 2025
Ky është vendi më i keq për të lindur. Një grua vdes gjatë lindjes çdo 7 minuta
June 4, 2025
Anija turistike “Seabourn Encore” me 600 turistë viziton portin e Sarandës
June 4, 2025
Trump rrit tarifat për importet e çelikut dhe aluminit në 50%
June 4, 2025
I gjenden 11 pushkë kosovarit në Kroaci, po udhëtonte drejt Zvicrës
June 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zelensky: ShBA-ja dhe Britania s’lejojnë përdorimin e raketave me rreze të gjatë në Rusi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Zelensky: ShBA-ja dhe Britania s’lejojnë përdorimin e raketave me rreze të gjatë në Rusi
Lajme

Zelensky: ShBA-ja dhe Britania s’lejojnë përdorimin e raketave me rreze të gjatë në Rusi

Kosova Times
Last updated: 2024/09/21 at 2:25 PM
Kosova Times Published September 21, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe nuk e kanë autorizuar Ukrainën t’i përdorë raketat me rreze të gjatë ndaj objektivave brenda Rusisë, “ndoshta për shkak të frikës nga një eskalim”.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se përdorimi i armëve me rreze të gjatë në Rusi do të nënkuptonte se vendet e NATO-s ishin në luftë me Moskën.

“As Amerika, as Mbretëria e Bashkuar nuk na dhanë leje të përdorim këto armë në territorin e Rusisë, ndaj ndonjë objekti, në ndonjë distancë”, i tha Zelensky gazetarëve në orët e vona të 20 shtatorit.

“Mendoj se ata janë të shqetësuar për një eskalim”, shtoi ai.

Këto armë i janë dhënë Ukrainës nga aleatët e saj perëndimorë.

Zelensky gjithashtu tha se aleatët e Ukrainës kishin rritur mbështetjen e tyre ushtarake për ushtrinë ukrainase, e cila po lufton për të ndaluar avancimin e forcave ruse në lindje të vendit.

“Ndihma u përshpejtua në shtator. Jemi të kënaqur. Mund ta ndjejmë ndryshimin”, tha ai.

Vonesa në furnizimin e armëve për shkak të ndarjeve politike midis aleatëve e la ushtrinë ukrainase pa furnizime në fillim të këtij viti.

Kievi është shumë i varur nga kjo mbështetje ushtarake. Ushtria e saj ka më pak burra dhe armë se forcat ruse me të cilat ka luftuar që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Moska në shkurt të vitit 2022.

Planifikimet për paqe

Përpjekjet për ta përfunduar luftën nuk kanë dhënë ende rezultate të suksesshme. Zelensky e hodhi poshtë një plan paqeje të propozuar në pranverë nga Kina dhe Brazili, duke e cilësuar atë si shumë të paqartë.

“Nuk mendoj se ishte një plan konkret. Nuk shoh ndonjë veprim ose faza specifike në të, vetëm procedura të përgjithësuara”, tha ai të premten në mbrëmje.

“Generalizimet gjithmonë fshehin diçka”, iu tha ai gazetarëve.

Kina dhe Brazili kishin promovuar idenë e një konference ndërkombëtare për paqe, të pranueshme për të dyja palët, Rusinë dhe Ukrainën, ku të dyja anët do të merrnin pjesë në mënyrë të barabartë dhe të gjitha opsionet do të ishin në tavolinë.

Pekini dhe Moska kanë lidhje të ngushta që janë forcuar që nga pushtimi rus i Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara pretendojnë se, ndonëse Kina nuk furnizon armë drejtpërdrejt për Rusinë, ajo ndihmon Moskën ta rrisë prodhimin vendas të raketave, dronëve ushtarakë dhe tankeve.

Zelensky shpreson tq propozojë planin e tij të quajtur “plani i fitores” për ta përfunduar luftën kur të takohet me presidentin e ShBA-së, Joe Biden, në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme.

“Plani është i dizajnuar për vendime që do të duhet të ndodhin nga tetori në dhjetor… Do të dëshironim shumë që kjo të ndodhte. Pastaj besojmë se plani do të funksionojë”, kishte thënë ai më parë.

Lideri ukrainas gjithashtu tha se do të takohej me Donald Trump ndoshta më 26 ose 27 shtator.

Trump, i cili ishte president i ShBA nga viti 2017 deri në vitin 2021, ka qenë shumë kritik ndaj miliarda dollarëve që Uashingtoni ka ofruar për Kievin si ndihmë dhe ka pretenduar se mund të ndihmojë për të përfunduar luftën brenda 24 orëve, por pa e shpjeguar kurrë se si do ta bënte këtë.

You Might Also Like

I gjenden 11 pushkë kosovarit në Kroaci, po udhëtonte drejt Zvicrës

AKP forcon transparencën përmes rregullores së re të prokurimit

84 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Arrestohen dy gra për sulm ndaj një gruaje tjetër në Podujevë

Moti në Shqipëri me diell

TAGGED: #Armë me rreze të gjata, #Britani, #ShBA, #Volodymyr Zelensky
Kosova Times September 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia ka ndryshuar taktikat e saj të bombardimit të Ukrainës

Kosova Times Kosova Times January 15, 2024
Pesë të vdekur nga orteku i borës në Iran
Sytë te hierarkia ushtarake e Kinës pas zhdukjes së ministrit të Mbrojtjes
ATK konfiskon pajisjet jo-fiskale
Vdes në Velipojë 75-vjeçari nga Kosova, pësoi sulm në zemër sapo hyri në det
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?