By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti takim me bashkatdhetarë në Zurich të Zvicrës
December 13, 2025
Një i lënduar nga aksidenti në Prishtinë
December 13, 2025
KOK: Përmbyllen takimet koordinuese për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030
December 13, 2025
Osmani: Shpresojmë që të merret vendimi për njohjen nga Vatikani
December 13, 2025
PZAP certifikon kandidatët për deputetë të Listës Serbe
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gërmimi për varreza masive në Serbi mbetet sfidë për Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gërmimi për varreza masive në Serbi mbetet sfidë për Kosovën
Ballina 1Lajme

Gërmimi për varreza masive në Serbi mbetet sfidë për Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2024/09/21 at 2:53 PM
Kosova Times Published September 21, 2024
Share
SHARE

Edhe 25 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, ende nuk dihet për fatin e 1595 personave të zhdukur nga forcat serbe. Gërmimet për varreza të reja masive brenda territorit të Serbisë vazhdojnë të jenë sfidë për institucionet e Kosovës. Nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë thënë për Radio Kosovën se gjatë muajve në vazhdim pritet të fillojnë gërmimet në disa lokacione në Serbi.

Për informata për varreza masive, është e nevojshme që institucionet e Kosovës të kenë qasje në arkivat e Serbisë. Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka thënë për emisionin “Fokus” në Radio Kosovë se javën që lamë pas në varrezat e veriut të Mitrovicës, që njihen si varrezat myslimane, është hasur në eshtra dhe veshmbathje.

“Është njoftuar Policia e Kosovës dhe sigurisht bashkë me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe në komunikim me Komisionin Qeveritar, kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është vlerësuar se këto mbetje mortore janë me interes forenzik. Ky lokacion është në agjendë qysh pas luftës”, tha ai.

Gara sqaroi se në këtë lokacion janë bërë gërmime edhe më parë por në mungesë të informacioneve, gërmimet në varrezat e qyteteve të mëdha mbesin sfiduese. Ai thotë se nga këto varreza deri më tani janë identifikuar 60 persona. Ndërkohë që do të ketë rikthim edhe njëherë në një lokacion ndërmjet Prizrenit dhe Suharekës.

“Në kohën e luftës ka qenë varrezë primare një lokacion ku forcat serbe kanë varrosur viktimat e disa masakrave në zonën për rreth në zonën e Suharekës dhe Prizrenit”, shtoi ai.

Sipas Kushtrim Garës, përkundër deklaratës së 2 majit të vitit të kaluar për çështjen e personave të zhdukur që si rezultat i dialogut në Bruksel, janë dhënë zotime nga delegacioni serb që të mundësohet qasje në arkivat e Brigadës së 37 të Motorizuar të ushtrisë jugosllave, por një gjë e tillë nuk është zbatuar. Ndërkaq, sfidë mbesin lokacionet në Serbi. Në lokacionin Kozhlja në mes Novi Pazarit dhe Tutinit priten të bëhen gërmime vlerësuese gjatë këtij muaji. Deponia e plehrave afër fshatit Kozhle në jugperëndim të Serbisë është një nga lokacionet që, sipas autoriteteve të Kosovës, mund t’i fshehë krimet e kryera nga forcat serbe kundër civilëve shqiptarë në Kosovë, gjatë luftës së viteve 1998/99.

You Might Also Like

Kurti takim me bashkatdhetarë në Zurich të Zvicrës

Një i lënduar nga aksidenti në Prishtinë

KOK: Përmbyllen takimet koordinuese për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Osmani: Shpresojmë që të merret vendimi për njohjen nga Vatikani

PZAP certifikon kandidatët për deputetë të Listës Serbe

TAGGED: #Kosova, #Serbia, #Sfidë, #Varreza masive
Kosova Times September 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Aktori sarajevas Alban Ukaj: “Qeveria në Republika Srpska është fashiste…”

Kosova Times Kosova Times September 15, 2023
Turqia refuzoi të lejojë anijet e pastrimit të minave britanike në Detin e Zi
Kasparov fiton Çmimin Gjerman për Lirinë e Medias
Sulmet terroriste, Sekuloviq: Serbia synon të destabilizojë Kosovën
Broja i lënduar, rikthehet Uzuni! Flet Sylvinho
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?