By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kuvendarët e zgjedhur nga populli që po duken e sillen si kamp paramilitarësh
May 11, 2025
Trump i kërkon Ukrainës të pranojë bisedime me Rusinë në Stamboll
May 11, 2025
Drita dhe Prishtina mposhten, fitojnë Malisheva, Ballkani e Suhareka
May 11, 2025
KQZ: Deri në orën 18:00 kanë votuar 40,94% e qytetarëve, pjesëmarrja më e lartë në Dibër dhe Tiranë
May 11, 2025
Osmani: Miqësia me Austrinë, shtyllë e fortë e rrugëtimit tonë evropian
May 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Numri i viktimave nga sulmi izraelit në Bejrut arrin në 31
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Numri i viktimave nga sulmi izraelit në Bejrut arrin në 31
Ballina 2Rajon / Botë

Numri i viktimave nga sulmi izraelit në Bejrut arrin në 31

Kosova Times
Last updated: 2024/09/21 at 3:53 PM
Kosova Times Published September 21, 2024
Share
SHARE

Ministri i Shëndetësisë në Liban, Firass Abiad, tha më 21 shtator se numri i viktimave nga një sulm ajror izraelit në një periferi të Bejrutit një ditë më parë ka arritur në 31. Në mesin e viktimave përfshihen edhe shtatë gra dhe tre fëmijë.

Firass Abiad u tha gazetarëve se 68 persona ishin gjithashtu të plagosur, nga të cilët 15 vazhdojnë të qëndrojnë në spital, në sulmin më vdekjeprurës ajror izraelit në Beirut që nga lufta Izrael-Hezbollah në verën e vitit 2006.

Në mesin e viktimave është edhe Ibrahim Akil, një komandant i Hezbollahit që ishte përgjegjës për Forcat Radwan të Hezbollahut, si dhe rreth një duzinë anëtarësh të grupit të shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja, që po mblidheshin në bodrumin e ndërtesës që u shkatërrua.

Izraeli nisi sulmin e rrallë ajror në lagjen e dendur në jug të Beirutit të premten pasdite gjatë orëve kur njerëzit ktheheshin nga puna dhe studentët nga shkollat. Të shtunën në mëngjes, zyra e mediave të Hezbollahut çoi gazetarët në një tur të skenës së sulmit ajror, ku punëtorët ende po gërmonin në rrënoja.

Forcat libaneze bllokuan zonën duke parandaluar njerëzit të arrijnë në ndërtesën që u shkatërrua, ndërsa anëtarët e Kryqit të Kuq libanez qëndronin afër për të marrë çdo trup të rikuperuar nga rrënojat.

Sulmi fatal i së premtes erdhi disa orë pasi Hezbollahu kreu një nga bombardimet më intensive ndaj veriut të Izraelit në gati një vit luftimesh, duke synuar kryesisht vendet ushtarake izraelite. Sistemi i mbrojtjes ajrore Izraelit, Iron Dome, ndaloi shumicën e raketave Katyusha.

Izraeli dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer zjarr rregullisht që nga sulmi i Hamasit, të shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe BE-ja, më 7 tetor në jug të Izraelit, i cili aktivizoi ofensivën ushtarake të Izraelit në Gaza. Megjithatë, sulmet e mëparshme ndërkufitare kanë goditur kryesisht zona në veri të Izraelit që ishin evakuuar dhe pjesë më pak të populluara të jugut të Libanit.

Në fillim të kësaj jave, kabineti i sigurisë së Izraelit tha se ndalimi i sulmeve të Hezbollahut në veri të vendit për të lejuar banorët të kthehen në shtëpitë e tyre tani është një objektiv zyrtar i luftës, ndërsa po merr në konsideratë një operacion më të gjerë ushtarak në Liban që mund të nxjerrë një konflikt të plotë.

Sulmet reciproke kanë detyruar dhjetëra mijëra njerëz të evakuojnë shtëpitë e tyre në jugun e Libanit dhe veriun e Izraelit.

You Might Also Like

Trump i kërkon Ukrainës të pranojë bisedime me Rusinë në Stamboll

Bajrami i reagon Kusarit lidhur me vendimin për rritjen e energjisë

Tmerr në Maqedoninë e Veriut: Një burrë vrau babanë e tij me sëpatë në Kërçovë, plagosi rëndë nënën e tij

Analiza e ekspertëve mbi fatin e Evropës: Nëse nuk bashkohet, BE-ja do të dështojë

Papa bën thirrje për paqe në Ukrainë dhe Gaza në lutjen e parë

TAGGED: #Bejrut, #Liban, #Sulm izraelit
Kosova Times September 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Raiffeisenbank ndërpreu pagesat e importit paralel në Rusi

Kosova Times Kosova Times May 11, 2023
A po e financojnë ende luftën e Putinit kompanitë perëndimore?
Bogujevci doli në kufi për ta pritur Spiropalin
Ndahet nga jeta diplomati Shaban Murati! Ish-ambasadori shuhet në moshën 79-vjeçare
Policia shqipton 2.149 gjoba në trafik brenda 24 orëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?