By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukraina mori sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Gjermania
November 2, 2025
Sallata Cezar: Një klasik që u krijua rastësisht
November 2, 2025
5 ushqime që mjekët nuk i hanë kurrë për shkak të rrezikut të kancerit të zorrës së trashë
November 2, 2025
Venediku i vogël, më i lirë dhe më pak i mbushur me njerëz
November 2, 2025
Shtëpi me tre dhoma gjumi për më pak se 50,000
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: As legjislatura e 8-të s`do të votojë amendamentet e Projektligjit të Punës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > As legjislatura e 8-të s`do të votojë amendamentet e Projektligjit të Punës
Ballina 1Lajme

As legjislatura e 8-të s`do të votojë amendamentet e Projektligjit të Punës

Kosova Times
Last updated: 2024/09/22 at 8:27 PM
Kosova Times Published September 22, 2024
Share
SHARE

Megjithëse konsiderohet i stërvjetruar, Ligji i Punës do të jetë edhe për një kohë në fuqi.

Përpjekje të shumta janë bërë për të rishikuar ligjin në përgjigje të mangësive që ka, por të gjitha kanë rezultuar të pasuksesshme. As legjislatura e 8-të nuk do t`i votojë amendamentet e këtij ligji, që Qeveria e vendit u zotua se do t’i kryejë.

Tash kur nisi punën Kuvendi i Kosovës, në sesionin vjeshtor, ishte pritur që projektligji të dërgohej në Kuvend. Por, një gjë e tillë nuk ndodhi.

“Na u premtua që Ligji i Punës për pak javë do të vijë në diskutim publik, çka Forumi i Grave dhe sindikatat po e kërkonin prej kohësh. U befasuam kur u publikua program legjislativ i qeverisë Kurti, dhe Ligji i Punës nuk ishte i përfshirë. Për ne ishte e paakceptueshme përfshirja e Ligjit për Siguri në Punë dhe Ligjit për Inspektoratin e Punës, pa Ligjin e Punës, sepse  këto dy ligje janë derivate të Ligjit të Punës, dhe pa e pasur një ligj të mirë të punës, nuk mund të kesh ligje tjera të mira, që lidhen me të”, tha Saxhide Mustafa, koordinatore e Forumit Ekonomik të Grave.

Mustafa kërkon dialog me Qeverinë për këtë ligj.

“Qeveria Kurit ka ardhur me një program qeverisës me një moto për barazi sociale dhe kërkesat tona janë të vazhdueshme për dialogim, ashtu siç na kanë premtuar, që do ta bëjnë një ligj të pranuar edhe nga sektori privat”, tha ajo.

Edhe nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës kërkohet konsensus politik për procedimin tutje të këtij projektligji.

“Të bëhemi bashkë, të bëjmë sa më shumë presion të partneri social, që ky ligj sa më shpejtë të shkojë në Kuvendin e Kosovës, të miratohet dhe përfundimisht të punësuarit të kenë një ligj që i mbështetë ata dhe që i motivon për punë”, tha Atdhe Hykolli, kryetar i BSPK-së.

Moszbatimi i disa dispozitave të ligjit aktual ka ndikuar drejtpërdrejt në përjashtimin e grave nga fuqia punëtore, thotë avokatja Valtida Shukriu.

“Shteti derisa e ka krijuar një ligj të tillë ka krijuar edhe mundësitë që t’i detyrojë si punëdhënësit ashtu edhe punëmarrësit të bëjnë marrëveshje e kompromise, për shkak të ngarkesës financiare që s’kanë mundur ta përballojnë. Gjatë muajit, dy – tre gra u paraqitën në avokaturen time për të kërkuar këtë të drejte, është mjaft sfiduese”, tha ajo.

Ndërkaq, Ministria e Punës gjatë javës nuk ktheu përgjigje për RTK-në, nëse do të shqyrtojë kërkesat e shoqërisë civile mbi Projektligjin e ri të Punës.

You Might Also Like

Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës

Organizonin luftëra ilegale me qen, arrestohen 9 veta nga Maqedonia dhe Kosova

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Rama: Në takimin e Nanos me Millosheviqin nuk pati asgjë prej tradhtari

KEDS: Ngarkesa maksimale e energjisë elektrike po arrin në nivelin rekord

TAGGED: #Kuvendi i Kosovës, #Projektligji i punës
Kosova Times September 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ponosh-Vuçiqit: Kur barte burek për Sheshlin unë isha ne uniformë

Kosova Times Kosova Times October 22, 2023
Festohet njëqind vjetori i lindjes së Ish-Presidentit Jimmy Carter
Hakerët njoftuan hakimin e bazës së të dhënave Rosreestr me të gjitha të dhënat e rusëve
Franca triumfon ndaj Hungarisë dhe kualifikohet në çerekfinale
Një anije ka marrë flakë pranë Mljetit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?