By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: FT: Kurti sfidon presionin perëndimor për kompromis me Serbinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > FT: Kurti sfidon presionin perëndimor për kompromis me Serbinë
Ballina 1Lajme

FT: Kurti sfidon presionin perëndimor për kompromis me Serbinë

Kosova Times
Last updated: 2024/09/24 at 2:27 PM
Kosova Times Published September 24, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova do t’u rezistojë presioneve ndërkombëtare për kompromise me Serbinë.

Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për ‘Financial Times’ ka theksuar se është hequr ndikimi i Beogradit në disa aspekte të jetës në Kosovë.  Sipas tij, veprimet e Qeverisë së Kosovës nuk janë kundër serbëve, por kundër aktiviteteve ilegale të Serbisë në Kosovë.

‘Finanacial Time’, shkruan se fuqitë perëndimore kanë shprehur shqetësime për “veprime të njëanshme” të Kosovës. Megjithatë, Kurti ka theksuar se zgjidhja e çështjeve brenda Kosovës është çështje e brendshme dhe se “nuk ka sfida të sigurisë që nuk mund t’i menaxhojmë apo kontrollojmë”.

Duke folur për mbylljen e zyrave të Postës së Serbisë në veri të Kosovës muajin e shkuar, Kurti ka thënë se aty kryheshin aktivitete ilegale si falsifikimi i dokumenteve.

Duke folur për Urën e Ibrit, Kurti ka thënë se Kosova dëshiron urë normale.

“Duam urë normale. Urë normale është ura e hapur; të vetmit ata që shijojnë urë të mbyllur janë ata që ende ëndërrojnë për ndarjen e Kosovës”, ka thënë ai. “Evropa i ka shembur muret. Nuk është në rregull të insistohet në urë të mbyllur”, ka theksuar Kurti.

Kurti ka mohuar që veprimet e tij në veri janë për vota.

Kreu i Qeverisë ka thënë se dialogu duhet të fokusohet në sovranitetin e Kosovës. Kurti ka theksuar se ekzekutivi i ri i Bashkimit Evropian duhet të fokusohet në rolin agresiv të Serbisë në Ballkan dhe jo që të zbusë raportet.

Kurti ka folur edhe për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, për të cilën ka theksuar se është pajtuar në marrëveshjen e fundit Ohër-Bruksel e për të cilën ka një presion të madh nga faktori ndërkombëtar për ta themeluar.

Gjithashtu Asociacion kërkohet me ngulm edhe nga Beogradi zyrtar.

Megjithatë Kurti ka thënë se s’mund të ketë një super minoritet serb në Kosovë ashtu siç dëshiron Beogradi.

“Unë nuk dua që askush të jetë i privilegjuar, gjithashtu s’dua që askush të jetë i diskriminuar. S’mund të ketë super-minoritet siç dëshiron Beogradi”, ka thënë Kurti për Financial Times.

Në intervistën dhënë për gazetën amerikane Financial Times, kryeministri Kurti, ka folur edhe për raportet me SHBA-në dhe mundësisë së rikthimit të Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë si president.

Ai ka thënë se do të punonte me këdo që do ta merrte Shtëpinë e Bardhë, duke theksuar se Kosova ka pasur gjuhë të përbashkët me administratën e ish-presidentit Donald Trump.

You Might Also Like

Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash

70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe

Moti në Shqipëri i kthjellët me vranësira të pakta

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.

TAGGED: #Albin Kurti, #Financial Times
Kosova Times September 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Zhduket një i mitur në Fushë Kosovë

Kosova Times Kosova Times January 30, 2025
Limaj: Pa marrëveshje politike nuk mund të ndërtohen institucionet
Mitrovicë, theret me thikë një person
YIHR: Kërkojmë shkarkimin e Baljes dhe Demi Murtezit
Kremlini de Facto sfidon SHBA-në të dorëzohet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?