By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri, shtim i kapaciteteve për përballimin e sulmeve kibernetike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqipëri, shtim i kapaciteteve për përballimin e sulmeve kibernetike
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëri, shtim i kapaciteteve për përballimin e sulmeve kibernetike

Kosova Times
Last updated: 2024/09/24 at 8:32 PM
Kosova Times Published September 24, 2024
Share
SHARE

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike në Shqipëri është përqendruar në mbrojtjen e infrastrukturave kritike nga sulmet kibernetike, tha sot zv. drejtoresha e autoritetit, Floreta Faber gjatë një takimi ndërgjegjësues me administratën vendore në Shkodër.

Shqipëria ka 159 infrastruktura kritike dhe numri i tyre po rritet me shpejtësi, gjë që, sipas saj, kërkon shtimin e kapaciteteve njerëzore për të përballuar sulmet kibernetike që vijnë nga shtete të ndryshme.

“Shqipëria është gjithmonë në vazhdën e sulmeve kibernetike, sulme të sponsorizuara nga disa shtete. Janë rreth 49 sulme që kanë penetruar vitin e kaluar, kanë arritur që të kalojnë sistemet mbrojtëse, por këto sulme janë përballuar me shumë sukses. Dhe ka mbi 20 sulme kibernetike të realizuara gjatë këtij vitit”, tregon ajo.

Rreth 70 për qind e sulmeve kibernetike vijnë për shkak të gabimeve njerëzore. Ndaj, tha zonja Faber, autoriteti ka trajnuar deri tani rreth 1700 punonjës të nivelit vendor për mbrojtjen nga sulmet kibernetike.

Ndërsa për ekspertin ndërkombëtar në fushën e sigurisë kibernetike, Besnik Limaj, zgjerimi i infrastrukturës kibernetike kërkon që institucionet të kenë ekipet e tyre mbrojtëse në fushën e sigurisë kibernetike.

“Shqipëria ka një ekip kombëtar që është në kuadër të Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike. Por, kisha inkurajuar të gjithë institucionet e tjera që të bëjnë të pamundurën dhe të krijojnë grupet e tyre sektoriale”, thotë ai.

Efektet e sulmeve kibernetike nuk janë vetëm në sistemet kompjuterike, ato shoqërohen me efekte në ekonomi, por edhe jetën shoqërore për shkak se paralizojnë një pjesë të sistemeve, thotë zonja Faber.

“Kemi qenë të gjithë pjesë e 2022-shit. Kemi kuptuar që, mosfunksionimi i një pjese të mbi 1200 shërbimeve online që ofron qeveria shqiptare u bë që të moslejohej sulmi të përhapej më tej. Dhe, është puna e jashtëzakonshme, që është bërë këto dy vite, e cila ka bërë të mundur që tashmë ne t’i përballojmë këto sulme kibernetike”.

Pas sulmeve kritike të vitit 2022, Shqipëria ka rritur me shpejtësi masat në fushën e sigurisë kibernetike duke shtuar kapacitetet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, gjë që u reflektua në ngjitjen me 23 vende në indeksin global të sigurisë kibernetike 2024.

You Might Also Like

Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të

Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse

VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet

Kroati fiton gjashtë çmime Eurojackpot me nga pothuajse 60,000 euro secila

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

TAGGED: #Shqipëri, #Sulme kibernetike
Kosova Times September 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Telekomi i Kosovës, cak i sulmeve kibernetike

Kosova Times Kosova Times September 13, 2022
Autobus me turistë serbë qëllohet me gurë në Greqi
Stojanoviq dorëzon kallëzim penal kundër Dodikut për nxitje të urrejtjes
Bislimi për qeverinë Kurti II: Rezultatet, janë të dukshme e të prekshme
Asambleja e PS, Rama: Në listën e mbyllur të rinjtë e deputetët me një mandat
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?