By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Finlandës në Kosovë
September 1, 2025
Kreu i Shtabit të Përgjithshëm Rus shpalos planin për ta ndarë Ukrainën nga Deti i Zi
September 1, 2025
MPJ për deklaratat e Putinit në SCO: Ai po humb gradualisht aftësitë e tij në gënjeshtra
September 1, 2025
Shërbimet speciale ruse mund të jenë të përfshira në organizimin e vrasjes së Parubiy
September 1, 2025
IKSHPK e KRU Prishtina njoftojnë për rritje të manganit në ujë nga Badoci
September 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Banorët e disa fshatrave të Deçanit probleme me ujërat e zeza
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Banorët e disa fshatrave të Deçanit probleme me ujërat e zeza
Ballina 1Lajme

Banorët e disa fshatrave të Deçanit probleme me ujërat e zeza

Kosova Times
Last updated: 2024/09/25 at 9:50 PM
Kosova Times Published September 25, 2024
Share
SHARE

Mospërfshirja e projektit të ujërave të zeza për fshatrat Isniq, Dubovikë, Prapaqan dhe Strellc në buxhetin e këtij viti, vazhdon të jetë ndër shqetësimet kryesore të banorëve nga ky lokalitet.

Gëzim Bojku, përfaqësues i Isniqit, thotë se një gjë e tillë po u shkakton probleme të mëdha banorëve këtu.

“Ujërat e zeza, shumica apo 90 % e tyre janë të dala në vijat e fshatit, në kanalet e ujitjes të cilat derdhen aty në fushë dhe prandaj kemi probleme edhe në mes familjeve që ja gjuan përpara atje njëri tjetrit, jemi duke u munduar me i evitua mos me pas probleme këtu i kisha lut të jetë ndër projektet më vitale për këto fshatra, fshatra që kemi mbetur në mëshirën e zotit për këto edhe ndotja është shumë e madhe”, ka thënë Bojku.

E zyrtarët e komunës thonë se mosrealizimi i këtij projekti që kap vlerën prej 27 milionë eurosh, është pasojë e mungesës së mjeteve për të cilat komuna është duke bërë përpjekje të mëdha. Ata thonë se po presin mbështetje nga Qeveria, por edhe donatorë të huaj, meqë vlera e projektit është shumë e madhe.

“Ne si komunë kemi aplikuar në Fondet e BE-së dhe në Bankën Botërore por njëkohësisht e kemi dorëzuar edhe në nivel qendror në kuadër të Ministrisë së Ambientit por prapë se prapë jemi në pritje të donatorëve. Banorët kanë të drejtë dhe në fakt është shqetësim për ta. Shpresoj që në momentin që komuna të përfitoi donacione nga jashtë por njëkohësisht presim ndihmën e qeverisë me filluar me implementu nëpër faza të caktuara”, ka thënë Izet Zenuni, drejtor i SHP në Deçan.

Mungesa e këtij projekti në listën e prioriteteve për këtë vit po kritikohet edhe nga opozita në Deçan.

“Komuna mbase edhe mund ta arsyetojë mos realizimin e atij projekti në mungesë fondesh, por përderisa ka buxhet të investohet në pjesën e epërme të komunës sonë e në veçanti në bjeshkë, mendoj që është dashur t’i jepej prioritet që ai projekt të realizohet, sepse projekti nuk është i përfunduar gjithandej komunës. Ka lokalitete në të cilat është trajtuar disi, është larguar paksa prej vendbanimeve, por nuk është që është trajtuar seriozisht dhe t’i jepet zgjidhje e përhershme problemit me ujëra të zeza në komunën tonë”, ka thënë Faton Selmanaj, asamblist i VV-së në Deçan.

Përndryshe, sipas zyrtarëve deçanas, përtej fshatrave të kësaj komune, problemi i ujërave të zeza dhe trajtimi i tyre sipas kritereve të kërkuara vazhdon të mbetet ndër problemet më të mëdha në Kosovë.

You Might Also Like

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Finlandës në Kosovë

IKSHPK e KRU Prishtina njoftojnë për rritje të manganit në ujë nga Badoci

Zyrtari komunal arrestohet për marrje ryshfeti në Gjakovë

Delegacioni i RTK-së në Tokio, mbështetje nga transmetuesi publik japonez

OVL e UÇK-së nuk e pranon kërkimfaljen e Bashës

TAGGED: #Deçan, #Ujërat e zeza
Kosova Times September 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mehaj falënderoi kolonelin italian Chironi për mbështetje të FSK-së

Kosova Times Kosova Times July 29, 2023
Peshkopi malazez Bojoviq: Nuk mund të jem në Potoçar me atë që ka nënshkruar marrëveshjen me KOS
Agjenda e LDK-së për sot
Rusët sulmojnë një qytet në Ukrainë. Ka të vdekur, dhjetëra të plagosur.
Polonia i shton kontrollet kufitare me Sllovakinë, për shkak të emigrantëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?