By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 19 dhjetor
December 19, 2025
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti me kreun e diplomacisë së Luksemburgut diskutojnë thellimin e bashkëpunimit ekonomik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti me kreun e diplomacisë së Luksemburgut diskutojnë thellimin e bashkëpunimit ekonomik
Lajme

Kurti me kreun e diplomacisë së Luksemburgut diskutojnë thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Kosova Times
Last updated: 2024/09/26 at 6:12 PM
Kosova Times Published September 26, 2024
Share
SHARE

Në New York, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, takimin e radhës Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e zhvilloi me Ministrin e Punëve të Jashtme, njëherësh zëvendëskryeministrin aktual dhe ish-kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel. 

Si një nga vendet e para që njohu pavarësinë tonë në vitin 2008, Luksemburgu në vazhdimësi ka qenë përkrahës i Republikës së Kosovës dhe kontribuues në fushën e ekonomisë, edukimit, shëndetësisë dhe sigurisë. Në këtë takim, kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Bettel diskutuan rreth raporteve ndërshtetërore, nivelit të zbatueshmërisë dhe përfitimet nga marrëveshjet bilaterale që Kosova dhe Luksemburgu kanë në fusha të ndryshme, dhe për mundësitë e reja të thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare që viteve të fundit kanë shënuar një trend të rritjes.

Kryeministri theksoi përparimin ekonomik e demokratik dhe respektimin e të drejtave të njeriut, krahas stabilitetit institucional, politikave fiskale, pozitës gjeografike dhe fuqisë punëtore profesionale, si përparësi që Kosova ka për investitorë të huaj. Ai veçoi avancimin dhe potencialin që vendi ynë ka në fushën e informacionit dhe shërbimeve digjitale, dhe hapat e rëndësishëm që janë ndërmarrë në drejtim të tranzicionit energjetik, energjisë së ripërtëritshme dhe efiçiencës energjetike që ndikojnë për të mirë si mjedisin ashtu edhe ekonominë.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, si dhe për rolin aktiv, ndër të tjera në fuqizimin e shoqërisë, përkrahjen e nismave mjedisore, asistencës teknike, zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, dhe zhvillimit të qëndrueshëm përmes Agjencisë Zhvillimore LuxDev.

Ky ishte takimi i dytë ndërmjet Kryeministrit Kurti dhe z. Bettel. Në korrik të vitit të kaluar, Kryeministri Kurti e kishte mirëpritur atëherë kryeministrin Bettel në Prishtinë, në kuadër të vizitës së tij zyrtare bashkë me ish-kryeministrin e Holandës, Mark Rutte. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime

PDK në Fushë Kosovë premtoi anëtarësim në BE dhe NATO

Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale

TAGGED: #Albin Kurti, #Xavier Bettel
Kosova Times September 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Refuzim artistik dhe aspak politik i Abdixhikut!

Kosova Times Kosova Times April 9, 2025
Punëtorët e RTK-së pa paga, Shoqata Sindikale kërkon zhbllokimin e buxhetit
Misteri i një gruaje nga lista e të arratisurve më të kërkuar të FBI-së: Bullgarja fatale që kreu një mashtrim prej 4 miliardë dollarësh, tani është zhdukur pa lënë gjurmë
Një pjesë e rrugës Ibrahim Rugova në Tiranë ndryshon emërtimin, asnjë reagim nga LDK!
Aksident mes 7 automjetesh në Prishtinë, lëndohen pesë persona
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?